Një 53-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e vëllezërve të tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Iliras në Memaliaj, ku 53-vjeçari i identifikuar si Nasip Kalemi, kishte shkuar për të festuar festat e fundvitit me vëllezërit e tij.
Edhe pse ai kishte shkuar tek vëllezërit për të festuar, i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë.
Nga sa mësohet Kalemi jetonte në Fushë-Krujë, ndërsa familjarët kanë bërë të ditur se një pjesë të fotoksinës e kanë gjetur në tavolinë.
Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje, por nga policia po punohet për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj vdekje të rëndë, ndërsa pritet të pyeten edhe familjarët e tij.
