Shkojnë të dehur në spital, dhunojnë mjekët

Elton Tafaruci

Tre persona të një familje kanë dhunuar fizikisht mjekun në spitalin e Fushë-Krujës. Sipas policisë, babai dhe dy djemtë e tij në gjendje të dehur janë përleshur fillimisht me mjekun e më pas edhe me policët.

Policia e Durrësit ka arrestuar Jak Jakun 56 vjeç, banues në fshatin Mallkuç Krujë dhe dy djemtë e tij, Mhill Jaku 38 vjeç dhe Albert Jaku 23 vjeç.

“Arrestimi i tyre u bë pasi dje në orët e mbrëmjes, për shkak se kishin konsumuar pije alkoolike kanë shkuar në spitalin e Fushë-­Krujës për ndihmë mjekësore dhe kanë ofenduar personelin e urgjencës”,­ njofton policia.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë. Në përpjekje për të qetësuar dhe sqaruar situatën, të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri­-tjetrin kanë kundështuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë të Rendit Publik. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *