Nga Jetmir Aliçka
Përse nxënësit tanë në vlerësimet që bëhen nga agjensi ndërkombëtare (Pisa), arrijnë rezultate të dobëta? Është kjo një pyetje, që në veçanti në këto vite tranzicioni, na ka shqetësuar dhe shqetëson të gjithëve. Pasi, bëhet fjalë për edukimin. Cilësia, e të cilit, kushtëzon të ardhmen e gjeneratave të sotme dhe të ardhme.
Këmbanat kanë filluar të bien. Më keq akoma. Kanë filluar të ndjehen pasojat. Pasojat, me të cilat je i dënuar vetëm të përballesh. Nuk mund t’i eliminosh lehtë. Pasi sukseset dhe mosukseset në edukim i japin efektet pas dhjetra vitesh. Kur nuk ke çfarë të bësh. Pasi do të duhen po aq dhjetra vite, në rastin më të mire, që të riparosh diçka.
Këto ditë MASR ka bërë me dije dhe ka shpërndarë për konsultim Draft Strategjinë Kombëtare të Arsimit, 2021-2026. Një lajm i mirë. Një ogur i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Një urim për MASR dhe qeverinë, pasi po fillon punën në këtë mandat të tretë me ndryshimet në edukim. Që është kryefjala e çdo kombi të qytetëruar.
Është herët të flasim për përmbajtjen e kësaj strategjie, por çdo vonesë dhe dështim degradon më shumë situatën. Duhet të shkundemi të gjithë. Të gjithë, pasi shkolla, edukimi, nuk është peng, apo pronë e askujt. Ajo i përket të gjithëve. Të sotmes dhe të ardhmes. I përket mësuesit, nxënësit, prindit. I përket komunitetit të shkencës, artit, kulturës, ekonomisë, biznesit, politikës. Ajo u shërben të gjithëve dhe të gjithë duhet t’i shërbejnë asaj. Do të duhet të bashkohemi të gjithë për edukimin. Pasi të gjithëve, u duhet e nesërmja.
Padyshim, që në këto 30 vite ka pasur edhe ndryshime pozitive, por ato në raport me pritmëritë kanë qenë të rastësishme, minimale. Dikush mund të justifikohet, “e pranueshme për një periudhë tranzicioni”. Mund të pranohet ky justifikim në të gjitha fushat, por në edukim, jo. Sepse edukimi nuk mund të bashkëjetojë me dështimin, me falcitetin, me gënjeshtrën me dyfytyrësinë.
Modestisht, do të përpiqem të shpjegoj çfarë ka ndodhur, çfarë po ndodh dhe çfarë duhet të ndodhë, bazuar edhe në disa refleksione, mbi çfarë bëjnë të tjerët.
Reformat Arsimore dhe strategjitë e saj
Reforma Arsimore dhe strategjia e saj, në thelb, ka të bëjë me përmbysje të thella, që mundësisht t’i përgjigjen zhvillimeve aktuale dhe perspektive të shoqërise për 20 – 30 vitet e ardhshme. Ato projektohen si shumatore të minireformave. Struktura e Reformës, si shumatore minireformash e bën atë më fleksibël. Më fleksibël edhe përkundrejt realiteteve të reja gjatë implementimit e zbatimit të saj.
Ato janë të vështira dhe të kushtueshme në edukim. Të vështira, për vetë natyrën konservatore që ka ky sektor. Është e vështirë sepse, një reformë, në kurrikulat shkollore do të duhet të parashikojë se ku do të shkojë shkenca, dija, teknologjia pas 20 apo 30 viteve. Me çfarë dijenish, aftësish, kompetencash duhet t’I formojmë nxënësit për t’ju përgjigjur sfidave të zhvillimit pas 20 – 30 vitesh.
Janë tepër të kushtueshme, pasi përfshihen komponentë nga të gjitha fushat. Pra janë veçanërisht të vështira, për një vend të varfër si i yni.
Refleksion: Tek ne kanë kaluar rreth 30 vite. Janë hartuar disa reforma në arsimin parauniversitar. Jo pak, por 4-5. Shumë, po t’i referohesh përvojës botërore, ku reformat (ndryshimet) bëhen 1 herë në 20-30 vjet. Tek ne, pa ju tharë boja njërës , hartohej tjetra. Rihartuar, në varësi të qeverive, qe vinin e iknin. Në varësi të protagonizmit të ministrave. Jo pak por 13-14 ministra brenda 30 viteve.
Në vend që të ruanim reformën në tërësi , duke përmirësuar minireformat, e kemi pasur “më të lehtë” të rifillonim një ndryshim (reformë) të re. Përkohëshmëria e tyre ka pasur si rezultante, jo rrallë, çoroditjen. Një çoroditje edhe për faktin se reformat në arsim tek ne, asnjëherë nuk kanë qenë rezultat i një konsensusi politik, asnjëherë nuk janë konsideruar realisht si një asset kombëtar. Në letër, po.
E padyshim rezultatet janë këto që janë, gjysmake, që kanë sjellë jo pak marramëndje në të gjitha strukturat e edukimit. Marramëndje në finalitetet e sistemit tone. Një marramëndje në kurrikulat tona, një marramendje tek mësuesit e nxënësit. Padyshim keq.
Realizimi i reformave përballet me një sfidë unikale: kontradikta midis hartuesve të reformës (politik bërësve) dhe zbatuesve të saj; bashkëpunimi politikbërës- politikzbatues, më thjeshtë burokratëve dhe ekspertëve të Ministrisë nga njëra anë dhe mësuesve, shkollës, nga ana tjetër.
Pervoja botërore ka treguar se zgjidhja apo zbutja e kësaj kontradikte, është e lidhur me dy parakushte: zbatuesit e saj, maksimalisht, janë pjesmarrës në hartimin e reformës dhe strategjisë së saj, çka do të thotë shkëmbim intensiv idesh, informacionesh, propozimesh nga lart-poshtë e nga poshtë-lart; minimalisht, zbatuesit (mësuesit, pedagogët, nxënësit ) njihen, informohen, sensibilizohen, familjarizohen, qartësohen me synimet dhe finalitetet e reformës.
Përveç ndonjë rasti të rrallë, tek ne, asnjëri nga parakushtet e mësipërme nuk është marrë në konsiderate. Mësuesit, nxënësit, prindërit, opinioni shoqëror janë vënë përballë faktit të kryer. Pak sensibilizim, pak ose aspak pilotim, pak kualifikim apo trajnim dhe aspak pjesmarrje.
Të shpresojmë që platforma e strategjisë 2021-2026 të jetë produkt i një bashkëpunimi efektiv midis hartuesve dhe zbatuesve të saj. Është momenti që të reflektojmë. Kjo qeveri dhe opozitë kanë shansin për të filluar një kapitull të ri. Të bashkohemi të paktën për edukimin. Do të jetë një ogur i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Një histori me reformat kurrikulare dhe problema e matematikës me druvar
Para 3-4 vitesh një miku im i vjetër dhe një prej specialistëve më të mirë të edukimit, por jo vetëm, Aleksandër Bojaxhi, më dërgoi një e- mail nga Amerika, që kishte të bënte me reformat kurikulare në botë. Në mjediset arsimore amerikane, me pak humor, argumentohej, se si produkti i një reforme në fund të fundit është, ku do të jetë formimi i nxënësve tanë pas 20-30 vitesh.
Ky e-mail ishte vazhdim i diskutimeve e komunikimeve tona prej shumë vitesh. Ajo që dallonte në këto diskutime ishte fakti që Aleksandri, si një nga njohësit më pikantë të përvojës amerikane, vazhdimisht theksonte dhe argumentonte se reforma jonë kurrikulare (shqiptare) duhet domosdoshmërisht të mbështetej tek përvoja amerikane, e përshtatur në kushtet, specifikat, tendencat tona të zhvillimeve arsimore, por jo vetëm. Duhej mbështetur tek kjo përvojë, që të mos ndodhë siç ndodh në historinë e mëposhtme, që ndoshta i ngjan reformave tona:
Mësuesi i matematikës u jep nxënësve problemën si më poshtë, të ndryshuar në vite, në përputhje me ndryshimet kurrikulare.
Viti 1985: Nxënës zgjidhni problemën që vijon. Një druvar shet një kamion me lëndë druri për 10.000 lekë. Per të arritur këtë, ai ka shpenzuar 4/5 e çmimit të shitjes së lëndës drusore. Sa fiton ai?
Viti 1995: Një druvar shet një kamion me lëndë druri për 10.000 lekë. Per të arritur këtë ai ka shpenzuar 4/5 e çmimit të shitjes, apo e thëne ndryshe 8,000 lekë. Sa fiton ai?
Viti 2005: Një druvar shet një kamion me lëndë druri për 10.000 lekë. Për të arritur këtë, ai shpenzoi 8,000 lekë. A fiton Ai?
Viti 2015: Një druvar shet një kamion me lëndë druri për 10.000 lekë. Për të arritur këtë ai shpenzoi 8.000 lekë dhe kështu ai fitoi 2.000 lekë. Nënvizoni fitimin.
Viti 2020: Një druvar i vë sëpatën një pylli të bukur, ngaqë është tepër egoist dhe i panjerëzishëm dhe nuk kujdeset aspak për mjedisin, kafshët , shpendët apo pyllin. Duke bërë kështu, ai fiton 2.000 leke. Çfarë mendoni ju për këtë mënyrë të sigurimit të jeteses? Po ashtu mund të më shpjegoni se si janë ndjerë zogjtë dhe kafshët, pasi druvari u ka prishur vendin e jetesës?
Shënim i mësuesit: 1.Nuk ka vlerësim për përgjigje të gabuara. 2.Nëse ndjeheni të dëshpëruar për gjëndjen e vështirë të kafshëve e shpendëve të pyllit, mund të shkoni të takoni, qoftë edhe në orën e matematikës, përfaqësues të shoqatave për mbrojtjen e kafshëve.
Urojmë dhe shpresojmë, që reforma dhe strategjia e saj tek ne, të mos i ngjajë aspak kësaj historie. I jap të drejtë mikut tim Aleksandër, që ngulmonte tek përvoja amerikane. Por, asnjëherë nuk është vonë.
—–
Jetmir Aliçka, ka punuar si mësues, drejtor shkolle, drejtues arsimi, ekspert dhe aktiv në shoqërinë civile për rreth 33 vjet. Ai ka gradën “Doktor i shkencave” dhe titullin “Profesor i Asocuar”. Aktualisht është drejtor dhe administrator i shkollës ELITË.
Tashti qe kryeministri Edi Rama simbas keshillit te ERDOGANIT po fute ne shkolla edhe GJUHEN TURKE, natyrisht gjuhen shqipe nxansat do ta studjojne edhe ma shume.
O ti profesor PAUL
Shko bej emrin shqip njehere pastaj komento per Shqiperine.
Nuk na lat rehat ju gjakprishurit
UN JAM EUROPIAN, pse ta baj patjeter shqip. Ha,ha,ha.
A nuk doni ju shqiptart te vini tek neve europiant-a?!
Zihen shqipot me njeri tjetrin!
Po ckeni me njeri tjetrin, kaq shume ju kane percare e ju kane mllefosur kundrejt njeri-tjetrit!?
Cshkollimi dhe degjenerimi i arsimit eshte i qellimshem me Shqiperi dhe kto pallavrat qe shkruhen ne artikull jane thjesht projekte si ato 3D.
Beni analizat se kush ka qene minister arsimi vitet e fundit.
Analizoni se cfare mesojne e si aplikohen njohurite ne arsim nga femijet, familjaret, apo miqte rreth juash.
Analizoni se sa vleresohen ata qe kane nje arsim te mire.
Analizoni buxhetet e arsimit ne krahasim me vendet e zhvilluara apo ata qe e kane ne fokus arsimin.
Analizoni skandalet e librave te arsimit dhe pseudo reformat cdo vit me tekstet alternative me po te njejtat mirmbajtje.
Vendet e zhvilluara perdorin menyra alternative mesimdhenieje dhe jo permbajtje.
Por, injoranca sistematike qe na shitet si dije dhe reforme
tani ka nisur te jape pasojat dhe qelbesirat marrin frytet,
ndersa shqiptaret mbathin plackat!
PD dhe Saliu i vune shkelmin shkolles ne vitin kur erdhen ne pushtet! Serbija i donete shqiptaret injorante dhe Saliu eberi kete krim! Edhe sot mbarojne universitetin dhe nuk dine as te lexojne dhe as te shkruajne shqip! Ne shkolla mund te futen te gjitha gjuhet e botes por varet se nuk shkon njeri!
SAKTE!
NUK ESHTE PAAFTESI ESHTE SHKATERRIM ME QELLIM PER LLOGARI TE INTERESAVE ANTI SHQIPTARE NE BALLKAN
Injorancia u shkon te gjitheve, dhe PDse dhe PISave te Ramutit. Sa me shume injorante qe jane aq me lart bejne ne strukturat e Shtetit. Mjafton te llapaciten si Lideri Global, dhe jane ne rregull.
Taksat e popullit vene per shkollat private, keshtu vazhdon vazhdimi. Rrasja atij qe ka ikur se ky qe eshte eshte me mut, po mut qe duhet shitur si mjalte nga kurvat e Dules. Nuk e kam fjalen per ty, nese nuk je i tille, te kuptohemi. Flas figurativisht per kermat e Ramut Vucicit
Profesor, si gjithmone i sakte e racional, njohes i thelle i problemeve te arsimit dhe, si gjithmone me merakun e vertete ku eshte e ku po shkon edukimi ne Shqiperi! Shkrimet tuaja, pavaresisht tematikes qe trajtojne, qe sigurisht eshte brenda shkolles dhe edukimit, te lene gjithmone shijen e problemave te matematikes: te shtruara sakte, te zhvilluara me llogjike te forte dhe, me rrugezgjidhje e perfundime te pakontestueshme. Ju uroj per shkrimin, me shpresen se do te pasohet dhe nga shkrime te tjera, me ide dhe rrugezgjidhje, qe do ti vlejne me siguri, sikurse ju citoni me siper, eksperteve te Ministrise nga njera ane dhe shkolles e mesuesve nga ana tjeter.
Bashkohemi per arsimin thuhet. Edukim eshte ne anglisht.
Bashkohemi per arsimin thuhet. Edukim eshte ne anglisht
Per cfare i duhet shkolla shqiptareve? Ata thjesht duan te jene te pasur. Dhe ate nuk ta mesojne ne shkolle. Dihet tanime boterisht se informacioni dyfishohet cdo 18 muaj qe do te thote kur ata ta kene mbaruar shkollen njohurite e tyre do te jene obsolete( tallem po jo dhe aq). Mire e kane trafikun e narkotikeve. Per kete kane edhe mbeshtetjen e qeverise . Per ata qe thjesht duan nje page mjafton se te militojne tek PS – ja dhe Rama biles do tu hape perseri shkollen e partise per tu bere ” lider”. Me kohe mund te specializohen per korrupsionin masiv.
Ndersa per ata qe jane kurioze dhe vertet duan te studiojne, Shqiperia nuk eshte vendi i duhur, prandaj futjani vrapit sa jeni ne kohe dhe te rinj pasi emigracioni perballohet me lehte. Kjo strategji ka dhene prova se funksionon ndaj eshte e kote ta ndryshoni. Mjafton se ta beni ligjore keshtu shpetojne shqipot nga paranoja dhe fashiten iluzionet. Good luck
Shkolla siguron te ardhmen e nje populli. Dita ben shume mire qe boton shkrime qe analizojne rrugetimin e veshtire ne keto 30 vite e shkolles sone nga shkencetare dhe specialiste dhe jo nga militantet e partive apo PASANIKET.. Ka shume shtete ne bote qe duke ulur nivelin e arsimit kane prodhuar breza politikanesh injorante qe drejtojne sot vendin e tyre drejt humnerave sociale e ekonomike.. Jam deshmitar i bisede ndermjet dy kushrinjeve ku i madhi i jep keshille te voglit : “mos e dergo djalin te studjoje ne Universitet, nuk me shikon mua qe me arsim fillor u bera PASANIK”.
Kur thote dhe ky ben me dije, me mire te marri nje furce dhe te pastroje shollen e kepuces se shkolles… Fgurativisht, se e di qe do me dali ndonje idiot dhe do thote qe shkolla nuk ka kepuce
Per shkollat duhet te “shkundet” qeveria, nuk ka pune Opozita ketu!
Shqetesimi qe ngre profesor Jetmiri eshte i drejte dhe ndryshimet qe duhen bere jane imedjate.Shkolla sot pas 30-vite demotakrcita tregon nje shperfytyrim te shkolles.Jane te pakta shkollat qe te kene mbajtur emrin e dikurshem per aritjet e tyre.Sot ne shkolla eshte veshtire te gjesh nje laborator te sakte fizike,kimie, biologjie,e po keshtu harta per histori e gjeografi e mjaft te tjera.Arsyet se pse gjenden lehte ne politikat 30-vjecare te kesaj kohe.Nxenesi kur mbaron studimet ne shkollen parauniversitare nuk di te kryej asgje praktike. Mendimi per tu larguar nga vendi apo per tu pasuruar ne rruge jo ligjore mbizterojne.Mesuesi e ka te veshtire te jetoj me te ardhurat qe merr e detyrimisht kalon ne ate qe quhet korupsion.Arsimi privat,i cili eshte jashte cdo kontrolli eshte ne duart e”PRESIDENTEVE” qe vetem shesin ne mase te gjere nota fiktive,dhe humbasin dhe vlerat e atyre nxenesve te pakte exelent. Po te shkosh te shohesh mendimin e maturanteve qe thone,”Do ta vendosesh noten e larte se kete lende nuk e kam provim mature”A mund te pranohet qe te gjithe nxenesit e nje shkolle te kene noten 10(dhjete) ne edukimin fizik,teknologji e te tjera.Po nuk u vu dore sot mbi arsimin e arthmia do te jete e veshtire.Kjo edhe per faktin se nxenesit qe studiojne jashte shtetit kethehen shume pak.Per arsimin strategjia duhet te jete e perbashket e me synime te qarta.
Shkollimi eshte nje domosdoshmeri. Kur ne shkolle mesohen e pervehtesohen idete fundamentale te cvilizimit boteror, ku perfshihehen te gjtha subjektet si Historia,artet, matematika, fizika, ……studentet fitojne dimensjone te reja per ta kuptuar dhe transformuar “realitetin” ne drejtimin me pozitiv, optimal ne profesionet qe do kene ne te ardheshmen.
Pra shkolla, ta ben mendjen me fleksible, te zhvillon aftsite e lindura analizuse, te shikosh me syte e mendjes cfare ndodh ne distanca shume te largeta qe
nuk mund ti shohesh as me teleskop, ose ne distanca shume te vogla qe nuk i shikon dot as me mikroskop.
Por nuk duhet te harrojme, se shtate mrekullite e botes jane perceptuar e projektuar nga mendja e individeve qe zoteronin arithmetiken dhe gjeometrine ne nivelin me elementar, qe sot behen ne shkollen fillore.
Pra shkolla fillore perfaqeson fundamentet nga nis ndertimi i godines se diturise. Shume probleme te rendesishme te jetes se perditeshme zgjidhen me njohurite e fituara ne pese vitet e para te edukimit.
Ne Shqiperi ka patur breza te tera arsimtaresh,njerez te talentuar qe e dashuronin profesionin e tyre. Ato nuk diktonin, por i zberthinin idete qe duhej tu transmetonin nxenesve.
Flisnin qarte me shpejtesine optimale qe lejon studentin ta procesoje idene qe po i serviret. Syte i kishin te perqendruar tek klasa dhe kur studentet i dukeshin qe nuk po e kuptonin informacionin e perserisnin ne nje forme me te thjeshte per te arritur ne ate nivel qe studentet ta ankorojne procesin e tyre mendor, ta lidhin ate me proces mendor qe po zhvillon mesusi.
Shkollimi ne radhe te pare kerkon cilesi. Sasia eshte e dores se dyte.
Kur mesusi, pedagogu flet shpejt do te thote cdo gje qe perbajne ato faqe te librit qe ai po perdo, tregon se ai/ajo jane dogmatike ose nuk kane qene ne gjendje ta permbledhin ne mendjen e tyre materjalin qe po shpjegojne
Me konkludon se pedagoget duhet te zberthejne idete esenciale me nje qartesi te madhe ne menyre qe ato ide te behen prone e sudentit. Ti duket, te ndjehet sikur ato ide kane qene gjithmone ne mendjen e tij.
Vetem kur ndodh kjo, ate do jene ta deshifrojne materialin e dhene dhe te ndjejne kenaqesi, qe do duan ta riprodhojne me lexime te metejshme.
Kur ato jane para situates qe duhet ta fotokopjojne materialin e servirur nga mesusi per te kaluar klasen e mare diplomen ato kane mashtruar vehten dhe me vone mund te perpiqen, te tentojne te mashtrojne shoqerine dhe besojne se po luftojne si gjithe te tjeret per te mbijetuar, “dy duar per nje koke”
Perfundimisht dua te them se qe te permiresohet edukimi i brezit te ri, ne radhe te pare duhen arsimtare, pedagoge, shume te pregatitur. Ku aftesite analizuse te predominojne dhe te mos mbeshteten ne riprothimin e materialit te regjistruar ne mendjen, ne kujtesen e tyre.
Kjo do te thote se po ta shpjegojne edhe 100 here te njejtin materjall, gjithmone leksjonet nuk do jene identike sepse auditori ka ndryshuar, Se procesi i te shpjeguarit eshte nje bashkeveprim lektorit/mesusit dhe studenteve ne klase.
Paret/investimet shume te domosdoshme lozin nje rol te vogel ne krahasim me faktorin njerezor. Pra duhet te perqendrohemi thelle ne zgjedhjen e pedagogeve te talentual, qe nuk bejne nje pune te dyte, por i derdhin te gjithe energjite per edukimin e btezit te ri. At duhen shperblyer per kete misjon fisnik. Kete investim tek mesusit e ka bere mbreti Zog. Duhet ti japim ate qe i takon por dhe ta kritikojme rrepte per gabimet e tij.
Por mos harrojme se per cdo person qe njerezit analizojne do dale se disa gjera i ka bere mire dhe gjera te tjera i ka bere gabim. Njeriu eshte si magneti dhe ka dy pole, “Veri” dhe “Jug” Ne qofte se do duam vetem njerin po, shoqeria do zhduket. Po e ndame magnetin ne dy pjese, me shprese se do izolojme polin “Nord” , do deshtojme se do shfaqet/krijohet prap poli “Sud”
Ne nje sistem politik, pershembull me dy parti, asnjera se ka monopolin e te vertetes. Vetem bashkepunimi per te miren e Shqiperise midis partive e con Shqiperine perpara. Jo kush je ti e kush jam une por si do bashkepunojme per te miren e perbashket.
E para, arsimi po falimenton se nuk ka nxënës më që të mësojnë në shkolla, të gjithë nxënësit shqipëtarë popullojnë shkollat e Greqisë, Italisë, Gjermanisë …….dhe për 8 vjetë kusarqeverisjeje të injorantit të marrosur antiarsim, antishkencë, antishqiptarit më të madh të të gjithë kohrave Edi Rama, kontrolloni statistikat dhe amzat e rregjistrat, janë më pakë se një e treta e nxënësve se numri i tyre para 8 vjetësh, tregues që nuk ka pothuaj komb shqipëtar në mosh shkollore për të arsimuar, kombi po vdes se nuk ekziston brezi i ri që ripërtin kombin, kanë ngelur vetëm pensionistat që nuk pjellin më nxënës për shkollat. Le të ketë ndonjë investigim mediatik dhe të verifikohet në se është e vërtetë kjo , le të shikoj numrin e shkollave para tetë vjetësh dhe numrin e tyre sot, unë mund të jap saktësisht që në rrezen 15 km nga fshati im janë mbyllur tre shkolla 9 vjeçare dhe 2 shkolla 9 vjeçare janë në gjëndie kritike për tu mbyllur, nuk ka më nxënës.
Si mund të mësohet fizikë me tekstet që mburr injoranti Edi Rama që janë tekste bastarde të përkthyera kaq keq sa edhe nxënsi më i mirë mund të bëhet budalla, jepni vetëm tekstin e Fizikë 1 të shkollës së mesme profesor Rexhep Mejdanit dhe le të shikoj vetëm mësimin e parë dhe do të zbuloj idjotizmat antishkencor që përçon ky tekst kur fillon që në rreshtin e parë ku metri quhet madhësi e distancës.
Si munden nxënësit të mësojnë fizikë kur në shkollën e mesme të fshatit tim që ka patur një kabinet shumë të pasur, ku nuk u prek asgjë në shkatrrimet “demokratike ” Berishiane të 97, përkundrazi u pasurua me ndihma nga italianët, dhe unë habitem që mësuesi i fizikës nuk bën asnjë, fare asnjë eksperiment në lëndën e fizikës …….
Si mundet që provimet të bastardohen deri në atë mas që drejtorët e shkollave në unison të thonë që do tu lem të kopjoni por votoni për partinë tonë…….dhe…
…….. ç’vlerë ka provimi kor tashma është normale që testet shiten nga nëpunsit e zyrave arsimore me para në dorë dhe provimi është kthyer në një kopjim masiv ku edhe nxënsi i fundit mer notën dhjetë…….dhe……
………..Ç’ është ky arsim i lartë masiv ku rrezik do të hapen universitete edhe në fshatra dhe gjen nëpër rrugë plot të rinjë pa punë me diploma që janë blerë me para në dorë duke mos mësuar nga profesorët e korruptuar dhe injoranti Edi Rama parashikon që mender diplomat e universiteteve tona të njihen edhe nga BE. Shumë mender maja po piketon i nerumi i mandatës së tretë pa thënë asnjë gjë, hiç fare se si do të arrihen këto maja. Ky njeri këput të trasha pa patur iden fare se si është gjëndja reale psh e arsimit apo e bujqësisë dhe ngeli duke vizatuar ca maja që ai , megjithëse i lodhur e i këputur bashkë me shqipëtarët …..poooor …… ca energji të mistershme do të shpërthejnë në qënien kryeministrore dhe ……hooooooop …..një kërcim mbrapa kryeministrit dhe…….ja maja u arrit……
Njerëz, po nuk u qërua kusari Edi Rama nga qeverisja e vëndit bashkë me injorancën e tij antiarsim shkolla jonë do të falimentoj totalisht bashk me kombin……..
Fatkeqesisht z.Alicka,mendoj qe megjithe kete eksperience te gjate dhe merak per shkollen shqiptare,nuk ke konkretizuar,pothuaj asgje ne planin e prekshem pragmatik cilesor,,nga se vuan ajo dhe kush jane rruget konkrete te permiresimit te saj,megjithe shkrimin goxha te gjate tuajin.
Para se te thoni se ke sistem shkolle duhet te kopjoje shkolla jone(natyrshem qe nuk jam per nje kopjim shabllon),mendoj qe duhet se pari ti futeshit nje analize ,per cilesine e nxenesit dhe mesuesit shqiptar ne kete stad dhe me cilen lloj kulture ata
bashkepunojne,mirekuptim apo dhune verbale.
Reforma duhet te filloje qysh ne themele, nga ciklet e ulta dhe te vazhdoje zinxhir.Ate nuk duhet ta hartojne dhe ndjekin njerez aparatcik,por ata qe kane dhene prova qe jane kreativ dhe qe kane kontakte dhe informacion te gjere dhe cilesor per sistemin e shkollave ne vende te vecante perendimore,nga i cili te bejne nje kombinim optimal,me teresine e tradites dhe ambicies se bazuar,nga i cili duhet te dale programi i arsimit shqiptar.
Cuditerisht ju nuk thoni asgje,per masakren e vertete cilesore te shkolles qe po vazhdon dhe ne sundimin e Rames(megjithe premtimet e bujeshme te tij),te nr me te madh te studenteve per fryme,se te cdo vendi perendimor,megjithse jemi vendi me i prapambetur i tij.
Cfare eshte bere me tej dhe ku kane perfunduar keta te arsimuar ne nje sasi jo te paket me diploma tallava.
Sa eshte kerkesa reale e tregut shqiptare per diploma?
Ne kemi vec dhe jo pak pedagoge,bile dhe ne universitetin shteteror te llojit mark-marku,gjekmarkaj,etj.qe jane nje skandal i tere i intelektit njerzor elementar.
Deri dhe ministren e arsimit Rama e zgjedh ne menyre vanitoze dhe me sindromin e miqesise se dikureshme te vendeve komuniste.
Kosovarja ish robi i mire,por i mungonte njohja e shoqerise se Shqiperise dhe aftesite drejtuese dhe organizative,vec kesaj i mungoi dhe mbeshtetja nga afer e Rames,qe mbasi inicioi reformen arsimore e la ne mes rruges ate,ne ndryshim me ndjekjen e vaksines,qe po e shohim gjate ne rolin e infermierit.
Do kishja deshire zoti Alicka,te kishit nje pergjigje per te gjitha keto dhe te tjera,nqse jeni i hapur dhe me te vertete i interesuar per ato qe shkruani.
Keto paradokse te arsimit te larte,ju e lini pa zgjidhje.
Keto nderthuren dhe me probleme jo te vogla shoqerore,sic i ndeshim jo rralle,ku nje vajze e diplomuar,qofte dhe ekselente,nuk mund te filloje pune pa kaluar me pare ne bangon e pronarit.
Problem jo i vogel ne mbarevajtjen cilesore te vendit e perben ajo qe shume femije mbeten pa arsim,megjithse ligji i detyron familjaret,ai vazhdon te mbetet ne leter.Ketu hyn dhe ajo qe thote filosofi francez Deni Didero;
Sa shume gjeni i humbin kesaj bote,pasi njeri lind ne familje bujqish apo proletariati.
Vasili shtron disa probleme qe kerkojne zgjidhje. Dy prej tyre, sic i interpretoj un jane:
1. Si do veprohet me studentet qe nuk mesojne ose qe perpiqen te studjojne por niveli i njohurive te tyre nuk perputhet me kerkesat e programit te lendes ku ato kane shume veshtiresi.
Keto studente kane nevoje per nje periudhe parapregatitore qe ta perpiresojne situaten ku ndodhen.
Kjo mund te arrihet kur per nje lende si per shembull Algjebra ,Gjeometria,…… Te kete si program elementar, ashtu dhe nje program me te avancuar. Eshte me mire per studentet qe po flasim, te perqendrohen ne konceptet me fundamentale dhe te kuptojne dicka e te mos ndjehen inferiore e te besojne se nuk jane per kete pune.
Kur studentet nuk kuptojne asgje, studimi i lendes perkatese i krijon alergji. E vetmja menyre qe gjejne per ta kaluar klasen eshte ta memorizojne cdo gje. Pastaj, me vone kerkojne si ta fshije nga kujtesa informacionin e regjistruar qe te krijohet hapsira per te futur nje materjal te nje natyre tjeter.
Me programe te diferencuara, me te thjeshtesuar me idete me bazike keto studente mund ta kalojne klasen me merite. Ta bejne punen me kenaqesi dhe ta evitojne “kompleksin e inferioritetit”. Kuptohet se diplama e tyre nuk do jete identike me diplomen e studenteve qe kan mare klasa me te avancuara”
Eshte shume me mire te jesh nje marangoz, hidraulik, mekanik apo elekriticist i zoti e krenar, me kerkesa te medha nga klientet, se sa te keshe diplomen e nje universitett por te mos jesh kompetent.
Mendoj se cdo individ ka nje potencial qe mund ta beje ate nje person special per ate qe “natyra, zoti, evolucioni e te tjera…” i ka dhuruar. Por mendoj se problemi eshte se si shkolla do e ndihmoje ate individ ta gjeje vehte vehten. Duke krjuar programe te diferencuar shkolla do i ndihmoje studentet te gjejne potencialin e tyre. Shoqeria ka nevoje per te gjitha profesionet. Te jeshe i suksesshem duhet ta gjesh vehte profesionin me te pershtatshem, por shkolla duhet te ndhmoje ne kete proces.
2. Apartchiket kur jane te pakualifikur, por antare te zellshem te partive te ndryshme, jane nje fatkeqesi kombetare. Superioret e tyre kur i propozojne ato ne posta te larta ne sitemin shkollor, kujtojne se po te jeshe i zellshem do kualifikohesh me vone. Kjo mund te ndodhe ne raste te vecanta, por 99% eshte e gabuar.
Te lutem Vasil, cfare mendoni ju per keto probleme dhe si mund te zgjithen ato?
A u hodh Turi nga varka, kjo eshte pyetja qe ka ngelur enigme qe nga viti i kaluar.
Per ta bere dhe me te mistershme, miniistria me ndrikullat e komisionit “provimor”, sic i thone sot keta rrockat e Dules, na “beri me dije”, se ata te zgjuarit e gjeten pergjigjen, por pergjigjen nuk e publikuan ama. Dhe jo vetem, sic e thone prape kermat e Ramut halldupit, po i quajti jo inteligjente pjesen e shqiptareve qe nuk jane sqaruar akoma.
Dhe te degjosh si shfryen ministreleshet e Ramutit sikur i nxjerrin fjalet nga orgazma mbi c,rin e Dules.
Gjysma anglisht e gjysma dhiarisht.
Dhe jo vetem, prape..
Teksa, ndersa, pasi, Saliu Bashiu, dhe Metiu.. te gjitha keto i shtojne Dijes se Dites pa Dituri qe na bejne me dije cdo Dite te erresuar nga nepsi per tu dukur kush e kush me besnik ndaj liderit me corape e pa kepuce.
Eshte e larmishme imagjinata. Mjafton qe te heqesh dhe breket, dhe te thuash duke qeshur qe gjithmone nuk i ke patur qef, kjo te shton talentin e idiotit te dalluar dhe te adhuruar. Ka marre urdherin e Infermierit tjetri, dhe ngrihet e kritikon Ministri gjerman.
Kur ta jep Najada me te madhe, nuk shkon te ta shaje gjermoni. Skandal boteror thote, i derguari i sulltanit ne Berlin. Ka ore policore, dhe clirim te masave nga Korona. Te dyja njekohesisht. Kjo eshte Dituria me e thelle. Ta edukosh dhe koronen kur te sillet e demshme, dhe te sillet mire jashte ores policore.
Dekorate boterore meriton, jo shaka
Kjo eshte te te buroje dija nga te karet anet
Nje nga piksynimet tona antishqiptare eshte shkaterrimi i arsimit ne Shqiperi, gje qe e kemi arritur permes vete shqiptarve, perfshi drejtuesit e Min. Ars. nder vite. Me fare pak euro kemi financuar tekste shkollore nga jashte, me leksione pa lidhje fare. Kemi reduktuar ne minimum shkencat e natyres, u kemi kushtuar me shume vemendje ores se higjenes seksuale dhe gjithfare budadalleqesh te tjera, per ta bere kete vend teresisht te varur nga miqte jashte dhe qe popullsia shqiptare te emigroje dhe vendin e tyre ta zene pasaniket nga jashte! Ne Shqiperi kemi parashikuar te rrine vetem sherbetoret dhe disa qe do duken ne media dhe ne shtet, sa per te mbuluar disi shkaterrimin qe ne antishqiptaret i kemi bere ketij vendi dhe populli!
Perendoj ai diell dhe ngordhi ajo pule qe bente ate veze, pra shkolla qe kishim, sot ne shqiperi kane dal pula artificiale, si ato lodrat per kalamaj, qe nga vezet e tyre dalin vetem zogj deti gushtarak (pjella e dyte e pulave te detit qe lindin ne gusht dhe me shume se gjysma ngordhin rruges nga vapa dhe ata pak qe rriten shumica jane rakitik) dhe sikurse te mos mjaftonte vetem kjo, diplomat jane kthyer ne nje biznes privat i shkollave dhe univeriteteve shteterore apo private, per perfitime financiare personale te drejtueseve te tyre. Prishja e atij sistemi arsimor ishte nje tragjedi dhe tradheti kombetare, ndersa reforma ne arsim eshte nje demagogji e hapur dhe mashtrim i politikes 30 vjecare, sepse si ka mundesi te prishesh nje vile dhe te ndertosh nje kasolle me kashte. Te kene jeten e gjate dhe te na lene prapa partite politike, te korruptuara, PD-PS-LSI.
Me ne fund ju lexova deri ne fund i nderuar Pr.As.Dr.Jetmir Alicka une sot 85 vjecar, nje mesuesi theshte nje jete, me ju koleg nga vite; ju ne Martanesh une ne Shengjergj…ishin vite te paharruara te formmit tone…me atp vite jetoj dhe sot tej oqeanit, njohur jeten…qe me ben ta vleresoj me shume ato vite,me cpo perjetojme,gjithnje per arresimin flas…Shkrimi Juaj i sotem,me beri ta lexoj deri ne fund deri dhe komentet nje me nje. Me shkrimin e soten tuajin,ndalova sa me te fundit komente: *Antishqiptari*, *df*pse jo dhe *Vasilin* .Si per moshen qe kam sa nje jete nje mesues apo drejtor shkolle,si njihemi, Ju falenderoj sa shkruani per problemet e aresimit. Vertet duhet vene pika mbi *I*, Me emocionuat,ne te Dy; *opozitare po Vellezer*! Qendroni ne Tabanin e asaj familie te madhe ATDHETARE*sa te keni jeten… Guri naimit D VO. me 10 Qershor do festoj 85 vjetorin tim,mes dasamireve si Ju,ketu ne Toronto. Me mbi 65 vjet mes nxenesve dhe shkollave.Vijimesia e shkollave per ruajtien e gjuhes ammtare mes Toronto me rigjalleron Ju falemindrit, gjithe te angazhuarve vertet atdhetare…
Ju uroj mbrodhesi ATDHEUT tone!, Si *Pasues VETERAN* ; pa ashtu;
– Mbrrodhesi SHKOLLES SHQIPE.-
Guri Naimit D. Bir i *Dangellise Naimjane*uroj!
Toronto 31 Maj 2021.