Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Hapet shkolla ku duhet të lyesh muret
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Jeta ne cift > Hapet shkolla ku duhet të lyesh muret
Jeta ne cift

Hapet shkolla ku duhet të lyesh muret

anazapta
Published December 24, 2012
Share
SHARE

Hapet shkolla e re për të mësuar lyerjen e muraleve për të mbuluar anët e ndërtesave. Themeluesi thotë se po i përgjigjet kërkesës në rritje nëpër botë. Lioni konsiderohet si kryeqyteti i botës për pikturat murale.

Me pjesën më të madhe të popullsisë botërore duke jetuar në qytete, një brez i ri piktorësh po afron për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi më të kënaqshëm për syrin. Shkolla e parë në botë për piktura murale është hapur në Lion, si drejtues botëror në këtë fushë, në një përpjekje për punime artistike, të cilat mund të ndryshojnë pamjen e qytetit.

Shkolla “EcholCite”  e Arteve Murale është e specializuar në mësimin e studentëve si të krijojnë art që mbulon anë të plota të ndërtesave shumëkatëshe, siç shihet përmes Lionit. Muralet në Lion kanë transformuar ndërtesat në qytet nga blloqe betoni të zymta në spektakle shumëngjyrëshe.

Themeluesi i shkollës Gilbert Koden tregon se qyteti përmban 150 murale, gjë që e ka bërë të jetë kryeqyteti botëror në art, duke tërhequr turistë nga e gjithë bota, raporton BBC-ja.

Koden tha se kjo krijoi idenë për shkollën, për të cilën shpreson se do zgjerojë njohuritë për pikturat murale. Ai tha: “Ne po i përgjigjemi kërkesës së fortë në botë për të ndryshuar pamjen e qyteteve, për t’i bërë më të bukura, por gjithashtu për të krijuar lidhje më sociale përmes mjeteve estetike, si pikturat murale.”

Koden vijoi se kërkesa është rritur ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz lëvizin nga fshatrat për në hapësirat urbane. Ai tha për BBC-në: “Në ditët e gjyshërve tanë, jeta ishte shumë më rurale, kishte shumë pak qytete, por sot 60% e njerëzve në botë jetojnë në qytete”.

“Ndodhi gjithçka shumë shpejt, mijëra vjet në fshatra dhe krejt papritmas në qytet. Në qytet ne përqendrohemi shumë tek funksionaliteti, dhe jo në elementet e tjera, emocioni, estetikja, që bëjnë ndryshimin mes njerëzve dhe kafshëve.”

kryesore

 Një murale në Lion që mbulon të gjithë anën e ndërtesës dhe pasqyron njerëz që kanë lënë shenjë në këtë qytet. 

anazapta December 24, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?