Shkolla shqipe e Trebickës, 42 vjet para Mësonjëtores së Korçës

redaktor

Me këtë dëshmi historike nuk duam të nënvizojmë se duhet të njihet ajo si e para shkollë shqipe në vendin tonë, por t’i kujtojmë mbarë opinionit publik shqiptar si dhe vet historiografisë shqiptare se, në Qarkun e Korçës ka ekzistuar një shkollë e gjuhës shqipe shumë më herët se ajo e 7 marsit 1887, në Trebickë të krahinës së Vakëfeve të Korçës (para vitit 1854), pavarësisht se nuk ishte me lejën e Portës së Lartë, laike dhe me një program të gjerë mësimor, sikurse qe Mësonjtorja. Kjo e dhënë, përveçse ia rrit vlerat trashëgimisë sonë në fushën e arsimit, nuk bën gjë tjetër, për të cilën ne nuk na falet ta mbulojmë si fakt. Është një debat i hershëm ky që është hapur dhe hapet sa herë vjen 7 Marsi, nga studiues të ndryshëm, të cilët rreken të vërtetojnë se nuk është Korça, por X apo Y shkollë tjetër e para (në Shkodër, Elbasan, Tiranë, Manastir e gjetkë), duke mos bërë dot dallimin mes një shkolle kombëtare të organizuar legale (si Mësonjtorja), me ato private, brënda shtëpive e në mënyrë të fshehtë.

Pa dashur të biem në të njëjtin gabim, si të lartpërmendurat, më duhet të theksoj që në fillim se Shkolla e Trebickës ka veçoritë dhe përparësitë e veta, që e bëjnë shumë më të avancuar nga mësimi fshehtas shtëpiak gjetkë, sepse funksiononte në një institucion publik (Manastir, ose Kisha e Shënmërisë), njihej gjerësisht në krahinë, kishte një numër të konsiderueshëm fëmijësh (djem e vajza), i strehonte ata me ushqim e fjetje për gjatë vijimit, përdori të parën abetare shqipe të hartuar nga babai i alfabetit shqip, Naum Veqilharxhi, dhe kishte një mësues të përgatitur që vinte nga një fshat tjetër.

E, meqë Veqilharxhi është babai i alfabetit shqip dhe të parës abetare shqiptare (pavarësisht fundit të tyre dhe vështirësive që paraqisnin në përdorim), logjikisht, edhe shkolla e Trebickës mbetet pionierja e arsimit shqip, që sivjet mbush 170 vjetorin e saj, po të marrim si fillesë vitin 1845. Kujtojmë se gjuha shqipe, në fillim të shekullit XIX, as shkruhej, as lexohej e as nuk mësohej në shkolla. Mbijetesa e saj, si e tillë, i ka rezistuar fort shekujve. E nëse dikush pretendon se ka patur gjetkë një shkollë shqipe më të hershme se ajo e Trebickës (sa mirë do të ishte!), atëhere lind pyetja, me cilën alfabet dhe abetare kanë mësuar ata nxënës?! E rëndësishme është të theksojmë se, në kohën kur kombi shqiptar, si në shumë drejtime (në pikat kthesë të historisë botërore) është i vonuar në raport me fqinjët e më gjerë, përfshi dhe arsimin (shkrimin e këndimin shqip), s’kemi luksin që raste si “Trebicka” t’i injorojmë fare, përkundrazi t’i evidentojmë dhe paraqesim para botës si shenja civilizimi. Një shtet tjetër këtë rast do e kërkonte me qiri dhe amplifikonte me të gjitha mjetet, e jo të mbetej si puna jonë me thjesht 7 marsin 1887, a thua se ky erdhi papritur dhe nga hiçi. Të dyja këto ngjarje (Trebicka dhe Korça), gjithë shqiptarët i mbushin me krenari të ligjshme, ndaj s’kemi pse bëjmë vetvrasje historike, duke hedhur poshtë kontributin e paraardhësve tanë dhe ç’vleftësuar veten para botës, me një indiferentizëm e nihilizëm të pashpjegueshëm. Trebickallinjtë dhe vakëfllinjtë, pse jo Korça dhe gjithë vendi ynë, kanë të drejtën e tyre legjitime që çdo 8 shtator të përkujtojnë çeljen e të parës shkollë shqipe jo legale në Trebickë.

Dëshmi gojore nga të moshuar

Manastiri i rrënuar sotBurimeve të bëra publike me shkrim, u vinë në ndihmë edhe dëshmitë gojore të trebickalleshave Thomaidha Nikollës, plakë 90-vjeçare si dhe të Vasile Priftit, vdekur më 1948, në moshën 83-vjeçare, të cilat na krijojnë një ide më të plotë për shkollën dhe mësuesin e saj Thanas Xheka. “Jeshmë të vegjël shumë – kujton Vasile Prifti. Rrinja shesh me alfabetaren në dorë dhe keshë edhe gëzim të madh, por edhe frikë se mos na zinin e nuk mësonim dot zëntoret shqipe: a, e, y, i, kur i ndjeri Thanas Xheka apënte (hapte) alfabetaren e këndonte shqip më mirë se bilbili që këndon në maj. Ca uleshin mbi velenxë, ca mbi postet që i shtronim mbi dërrasat e Manastirit… Edhe sikur të na mbante i ndjeri Thanas Xheka tërë ditnë e ditës me zëntoret shqipe, ne keshmë dëshirë e nuk mërzitshim. Në dhomë të Dhaskalit kishte edhe ca djem të mëdhenj. Ata i mësonin zëntoret më shumë se neve. Ca që qenë e vinin si çirakë shkruanin në kartërat e tyre fare shqip, më shpejt se me shkronjat turke e greke. I ndjeri Thanas Xheka na thoshte gjithnjë se shkronjat tona ngjisnin më shumë me gërmat e gjuhës frënge” (Muzeu Historik Korçë, të dhëna nxjerrë në vitin 1986).

Për pjesëmarrjen e elementit femër në mësimin e fshehtë të gjuhës shqipe në Trebickë, Vasileja kujton: “Çupa jeshmë më pak, më teprë psonin (mësonin) djem se çupa. Ca baballarë nuk i linin kaq shumë çupat e vogla të këndonin libra”. Prej këtyre dëshmive del qartë se kemi të bëjmë me fëmijë vendas (trebickallinj) por dhe të ardhur, djem e vajza, të vegjël e të rritur, duke krijuar në këtë mënyrë para syve tanë imazhin e një shkolle vërtet serioze.

Pse u zgjodh Trebicka për shkollë?

Të gjitha gjasat janë të ketë filluar aktivitetin menjëherë pas daljes së abetares së dytë të Veqilharxhit, Evëtarit fare i Ri, më 1845, sepse dihet që botimet e para të abetares (1844) ai i dërgoi urgjentisht në Korçë, Vithkuq, Vakëfe etj, vënde këto të krahinës së tij. E nëse pranojmë vitin 1845, sikurse e argumentojnë më poshtë Gjik Prifti, Polikron Trebicka, Myslim Islami etj, patjetër që ka qenë muaji shtator i këtij viti. Këtë e dëshmonte z. Polikron, sipas tregimeve që mbante mend prej babait të tij Simi Trebicka, vjelë nga i ati Sotir Trebicka (vdekur në vitin 1892). Trebickallinjtë prej kohësh kanë patur një festë të tyre të përvitshme, 8 shtatorin, si festa e Shën Mërisë së Trebickës (P.Trebicka, krijimtaria historike letrare, botim 2011, fq. 533), e cila është shfrytëzuar si dita e parë e çeljes së shkollës. Abetaren e parë (1844) e morën brenda vitit edhe atdhetarët e qytetit të Korçës, për të cilat shprehën entuziazmin e tyre dhe mbështetjen financiare ndaj Veqilharxhit (shih letër e 22 prillit 1845, H.SH, 1984, V.II, fq 136), por kurrësesi s’mund ta përdornin aty hapur (të çelnin një shkollë), përballë përndjekjeve dhe terrorit të egër grek brenda qytetit.

Mësonjtorja KorçëAtëhere përse u zgjodh Trebicka si vendi ku do të çelej kjo shkollë?! Mendojmë se faktori bazë ishte autoriteti i madh i Manastirit të këtij fshati në ato krahina, duke garantuar funksionimin e saj me kushtet që ofronte si, shpenzimet ekonomike, pagesën e mësuesit, mbrojtjen nga raprezaljet turke (zonë e thellë) si dhe maskimin e saj nën emrin e shkollës greke që funksiononte më parë. U zgjodh Trebicka, dhe konkretisht Manastiri, për faktin se ky ishte një fshat i përparuar në atë kohë (afër Treskës), me rreth 200 shtëpi, në kryqëzim rrugësh, qendër tregtie e artizanati, dhe me klimën më të butë në zonë. Aty kishte shumë patriotë që jepnin ndihmë direkte për arsimin, dhe më kryesorja, një rol vendimtar për këtë qëllim luante Manastiri i famshëm i Trebickës, me një influencë dhe autoritet të padiskutueshëm në krahinë.

Atdhetari i njohur Gjikë Prifti, nga Trebicka, dëshmon se në të arritën të përdoren gjatë librat e përgatitura nga patrioti rilindas Naum Veqilharxhi (1767-1854): “ Si një bekim i qiellit, – kujton ai, – na ra në dorë alfabetarja e vithkuqarit Naum Panajoti. Ne e ruanim dhe vlonim atë më tepër se korrat (ikonat) e shënjta të këtij Manastiri”. Shumë herë Gjikë Prifti dhe i ati i tij, Papa Spirua, ruanin shkollën nga nizamët turq që kalonin gjatë Tanzimatit ose nga spiunë e tradhtarë të tjerë, që kalonin nga Çamëria, Janina e Berati për në Shkup e Manastir.

Shkolla e parë shqipe në Trebickë përgatiti terrenin për shkolla të tjera shqipe që u hapën më vonë në Qarkun e Korçës dhe gjithë Shqipërinë. Ajo mbetet më e hershme se shumë shkolla private që mësonin fshehurazi gjuhën shqipe në këtë periudhë si, në Elbasan, Shkodër, Tiranë, Manastir etj (H.Shqipërisë, viti 1984, vol. II-të, fq.311), gjë që për fat të keq historiografia shqiptare deri tani, nga mosnjohja e ka lënë në harresë. Duke folur për rolin e madh që ka luajtur përhapja e të shkruarit dhe të lexuarit të gjuhës shqipe në fshatrat e Vakëfeve, patrioti Goni Katundi thekson: “Mësimi i gjuhës amtare po përhapej me çape të shpejta në të gjitha fshatrat e Vakëfeve… Mund të them pa ndrojtje se vetëm kur mësova të shkruaj e të mësoj gjuhën e nënës, e ndjeva veten më burrë, më të ditur. Është për t’u shënuar se, gjithë ata që mësuan të shkruajnë e të këndojnë gjuhën amtare, u bënë pa përjashtim, punëtorë të idesë kombëtare, luftëtarë për çlirimin e mëmëdheut nga zgjedha e huaj”. (P. Pepo vepra me titull – Lufta për çlirimin kombëtar në vitet 1878 – 1912, faqe 43).

Sipas kësaj të dhënave i bie që deri në vitin 1870 ajo ka qenë e hapur, ndërsa mbas vitit 1870 nuk kemi asnjë dokument apo dëshmi për vazhdimësinë e saj, vite kur mund të ketë vdekur dhe mësuesi Thanas Xheka, mbi moshën 80 vjeç.

Shkollat e tjera shqipe në Vakëfe

Përpjekjet për shkollën shqipe, mbas asaj të Trebickës, i gjejmë të mëdha në gjithë Qarkun e Korçës. Kështu, duke u mbështetur në dëshirën e madhe të popullsisë korçare, nga fundi i viteve `50-të të shek. XIX-të, patrioti Thimi Mitko u përpoq të hapte në Korçë një shkollë shqipe, por nuk mundi. Ndërkohë, në zonën e Vakëfeve, në këtë truall të shëndoshë arsimdashës, më 1882 filloi veprimtarinë e tij Petro Nini Luarasi. Nën shembullin e mësuesit të tij, Koto Hoxhi, në fillim në Bezhan e më 1883 në fshatin Katund, Petro Nini arriti t’i kthejë këto shkolla krejt në gjuhën shqipe, megjithëse zyrtarisht figuronte si mësues i gjuhës greke. Sipas kujtimeve të Guri Kr. Sevos, marrë nga libri “Petro Luarasi, mësonjësi im i shqipes”, mësojmë se: “Motin e parë, Petroja hyri mësonjës në Bezhan, ku qëndroi vetëm një mot. Këtë mot, myftar në fshat ishte zgjedhur i ati, Nin Petroja. Nga Bezhani shkoi mësonjës në Katund, ku ndenji dy vite. Në këtë fshat, ku kishte dhe njerëzit e nunëlës së tij, gjeti pritje edhe më të mirë edhe raste që ta kthente shkollën pothuajse krejt në shqip. Aty u jepte mësim të tillë jo vetëm të vegjëlve, që vinin nga fshatrat Treskë, Trebickë dhe Stratobërdhë, por edhe të moshuarve, me të cilët piqej në qarkun e Vakëfeve. Për kujtim të kësaj kohe, Sotir Treska, në një përshkrim mbi Vakëfet, të botuar më 31 gusht 1926, në gazetën “Dielli”, shkruante: “Patrioti Petro Nini Luarasi, ky burrë burrash e trim trimash, që as trembej as lodhej, që burgu i Sulltanit dhe mallkimet e Patrikut, erdhi me fener në dorë dhe shëtiti fshat më fshat tërë Kolonjën dhe Vakëfet, duke mbjellë farën e kombësisë dhe dëshirën e lirisë…”

Vepra e nisur nga mësuesi atdhetar Petro Nini Luarasi u zgjerua edhe më shumë në fillim të viteve ’90-të shek. XIX. I ndihmuar nga ish-nxënësit e tij, nga kolonitë e mërgimit, në mënyrë të veçantë nga shoqëria “Drita”, si dhe me përkrahjen e mbrojtjen e popullsisë së këtyre zonave, ai çeli gjashtë shkolla të reja shqipe, në fshatrat Luaras, Gostivisht, Rehovë, Vodicë, Selenicë e Pishës dhe në Treskë, të cilat filluan të funksiononin që në vjeshtën e vitit 1892. Midis mësuesve të këtyre zonave ishin dhe Nuçi Naçi, Kristo Luarasi, Vasil Thanasi e Balil Tahiri. Nga këto shkolla, më e suksesshmja qe ajo e Treskës, me mësues Nuçi Naçin, e cila në përfundim të vitit shkollor 1892-1893, nxënësit dolën aq mirë në provime, sa sikur të kishin mësuar 5 vjet në gjuhën greke, – shkruan K. Luarasi, – themi se nuk do të dilnin aq të mbaruarë. Në vazhdën e kësaj tradite, po me ndihmën e emigrantëve të Amerikës, në fshatin Katund të Vakëfeve, në fillim të shek XX, u hap dhe një shkollë shqipe për vajza, gratis, me mësuese Sofi Kristoforin.

Share This Article
14 Comments
    • Vete shkrimi i mesiperm e sqaron,qe nuk eshte ndryshim historie,por pasurim historie. Nuk ka interes askush te ndryshoje historine,por te tregoje se sa perpjekje jane dashur te behen,per te mbrritur tek lindja e Shkolles se Pare Shqipe,me 1887 ne qytetin e Korces .

    • Kam lexuar edhe shkrime te tjera te autoreve qe pretendojne te konsiderohet psh,MIRDITA sikur ka hapur SHKOLLEN E PARE SHQIPE,ndersa ky shkrim eshte bazuar ne nje llogjike atdhetare,te ndershme dhe aspak mohuese!
      Autori e pranon se MESONJETORJA E PARE SHQIPE E KORCES NE 1887-ten ka qene nje SHKOLLE ZYRTARE e nje niveli me te larte nga te tjerat!
      Kurrsesi nuki mund te ishte filiza e pare e te mesuarit shqip,prandaj e PERSHENSES AUTORIN E KETIJ SHKRIMI REALIST dhe e mbeshtes plotesisht!!!
      Kemi 25 vjet qe duam te RREZOJME GJITHCKA E BERE ME PARE duke futur hundet politika ANTISHQIPTARE!!!
      HISTORIA e cdo gjeje te mire apo te keqe qe eshte bere ne Shqiperi duhet pranuar si e tille sepse per 50 vjet SOCIALIZEM eshte hedhur poshte cdo gje e mire vetem per hir te perfitimit vetiak ANTI SHQIPTAR!!!

  • Nuk eshte ndryshim historie , por eshte pasurim i historise se aresimit shqip. Data 8 Marse nuk ndryshon, pamvaresishte zbulimeve te reja.

  • Po tamam ndryshim historie eshte, i nje historie qe qe ka qene qysh ne fillim e gabuar dhe e deformuar, dhe si e tille, pse nuk duhet ndryshuar? Pse trembeni nga fjala ndryshim historie?Vete fakti qe Naum Veqilharxhi e ka botuar (vini re, botuar) abetaren me 1844, do te thote qe shqipja mesohej diku, sepse per çfare botohet nje abetare? Konsiderimi i Mesonjetores se Korçs si shkolla e pare shqipe, eshte nje budallallek historik qe duhet korrigjuar patjeter.

  • VAZHDONI ENDE ME PARANOJEN E ENVER HOXHES I CILI MOHOJ GJITHE MERITA DHE VLERAT E GENISE NE KULTUREN DHE HISTORINE E KOMBIT TONE. DY FAKTE KONKRETE. 1.SHKOLLA E PARE SHQIPE (JO NE TURQISHT APO GREQISHT ) ESHTE HAPUR NE PLLANE TE LEZHES ME 1634 ME ALFABETIN E AUTOREVE BUDI, BOGDANI, BARDHI, KAZAZI E TE TJERE. SI KETO AUTORE NE KRAHINAT E TOSKERISE NUK KA PASE DERI NGA FUNDI I SHEKULLIT XIX.. PAS KESAJ JANE HAPUR SHKOLLA SHQIPE EDHE NE KRAHINAT E TJERA, DHE VETEM NE RRETINAT E DURRESIT NE FILLIM TE VITEVE 1800 KISHTE MBI 20 SHKOLLA. TE GJITHE KETO ARRITJE LAKEJT E ENVER HOXHES I FSHINE NGA HISTORIA. 1. CERCIZ TOPUULI SIMBAS MESIMEVE TE ENVER HOXHES MBAHET SI LUFTETARI ME I MADH I PAMVARESISE. .PER TE JANE SHKRUAR LIBRA, ESHTE NGRITUR MONUMENTI EDHTE BERE FILM E TE TJ. CFARE LUFTRASH KA BERE CECO. VETE I GJASHTI I BERI ATENTAT BIMBASHIT TE GJIROKASTRES, DHE LUFTOI 6 ORE TE RRAPI NE MASHKULLORE. ME THONI NJI BETEJE TE VETME KUNDER TURQISE KU TE KETE UDHEHEQUR JO MIJRA, PO DISA QINDRA LUFTETARE? NUK KA ANJI. NDERSA LUFTETARI I MADH IDRIZ SEFERI UDHEHOQI NE KRYE TE 6000 LUFTETARVE BETEJEN E KACANIKUT NE 1910 KUNDER TURGUT PASHES QE KISHTE MBI 36 000 LUFTETARE ME ARMET ME MODERNE TE ASAJ KOHE. DHE FLITET NE HISTORI PER TE SI NJI USHTAR I ZAKONSHEM I CECOS. PERFUNDIMET I NXIRNI VETE SE SI ESHTE SHKRUAR HISTORIA SIMBAS MESIMEVE TE ENVERIT, DHE VAZHDON TE MBETET NE TEKSTET SHOLLORE E PANDRYSHUAR. HISTORIA KERKON VETETESI DHE JO MASHTRIME

  • VAZHDONI ENDE ME PARANOJEN E ENVER HOXHES I CILI MOHOJ GJITHE MERITA DHE VLERAT E GEGNISE NE KULTUREN DHE HISTORINE E KOMBIT TONE. DY FAKTE KONKRETE. 1.SHKOLLA E PARE SHQIPE (JO NE TURQISHT APO GREQISHT ) ESHTE HAPUR NE PLLANE TE LEZHES ME 1634 ME ALFABETIN E AUTOREVE BUDI, BOGDANI, BARDHI, KAZAZI E TE TJERE. SI KETO AUTORE NE KRAHINAT E TOSKERISE NUK KA PASE DERI NGA FUNDI I SHEKULLIT XIX.. PAS KESAJ JANE HAPUR SHKOLLA SHQIPE EDHE NE KRAHINAT E TJERA, DHE VETEM NE RRETINAT E DURRESIT NE FILLIM TE VITEVE 1800 KISHTE MBI 20 SHKOLLA. TE GJITHE KETO ARRITJE LAKEJT E ENVER HOXHES I FSHINE NGA HISTORIA. 1. CERCIZ TOPUULI SIMBAS MESIMEVE TE ENVER HOXHES MBAHET SI LUFTETARI ME I MADH I PAMVARESISE. .PER TE JANE SHKRUAR LIBRA, ESHTE NGRITUR MONUMENTI EDHTE BERE FILM E TE TJ. CFARE LUFTRASH KA BERE CECO. VETE I GJASHTI I BERI ATENTAT BIMBASHIT TE GJIROKASTRES, DHE LUFTOI 6 ORE TE RRAPI NE MASHKULLORE. ME THONI NJI BETEJE TE VETME KUNDER TURQISE KU TE KETE UDHEHEQUR JO MIJRA, PO DISA QINDRA LUFTETARE? NUK KA ANJI. NDERSA LUFTETARI I MADH IDRIZ SEFERI UDHEHOQI NE KRYE TE 6000 LUFTETARVE BETEJEN E KACANIKUT NE 1910 KUNDER TURGUT PASHES QE KISHTE MBI 36 000 LUFTETARE ME ARMET ME MODERNE TE ASAJ KOHE. DHE FLITET NE HISTORI PER TE SI NJI USHTAR I ZAKONSHEM I CECOS. PERFUNDIMET I NXIRNI VETE SE SI ESHTE SHKRUAR HISTORIA SIMBAS MESIMEVE TE ENVERIT, DHE VAZHDON TE MBETET NE TEKSTET SHOLLORE E PANDRYSHUAR. HISTORIA KERKON VETETESI DHE JO MASHTRIME

  • Fakti historik se “mesonjtorja e pare shqipe” eshte ajo qe u hap ne Korçe nuk eshte budallallek historik e aq me teper te revizionohet kjo date. Kjo per nje arsye te thjeshte se shteti i atehershem (perandoria otomane) “mesonjtoren” njohu zyrtarisht te paren si shkolle shqipe. Veç institucion arsimor hapja e kesaj shkolle kishte edhe vlere te madhe politike veshtruar nga pikpamja kombetare. Me lejimin e kesaj shkolle, qeveria shmangej nga vleresimi politik tradicional qe iu behej popullsive nen pushtetin otoman. Per here te pare per shqiptaret nuk zbatohej doktrina fetare qe do te thote percaktimi i personit nepermjet besimit fetar, por ajo e kombesise duke njohur ne rradhe te pare gjuhen e veçante qe flitej prej nje kombesie te veçante. Mire do te ishte qe autori si djale me brume e atdhetar qe eshte te kishte konsultuar librin e znj Meri Lalaj per Fehim Bej Zavalanin. Sipas autores, Fehim Beu ka qene bashkeshoqerues dhe i pranishem me Naum Veqilharxhin ne nje takim me nje personalitet te larte ne Stamboll (mundet zv. Kryeministri) ku i parashtruan kerkesen per hapjen e nje shkolle shqipe. Kjo, po sipas se njejtes autore ka ndodhur rreth viteve 1850, pra afer 10 vjet mbas botimji te alfabetares te famshme te Veqilharxhit. Pra jemi edhe afer 20 vjeteve para se te sendertohej kjo sipermarrje e rendesishme Takimi mund te quhet i deshtuar per shkak te nderhyrjeve te bera nga patriarku i Stambollit i cili e kundershtoi hapur kete ide. Nuk shkoi shume kohe dhe N. Veqilharxhi vdiq i helmuar prej fanarioteve. Tani (gjithmone persa i perket shkrimit) nese shkolla shqipe ishte hapur ne Trebicke, qe eshte shume afer Vithkuqit te Naumit, perse ky i fundit do te merrte rruget gjer ne Stamboll per ta kerkuar shkollen? Mund te themi shkolla e pare ketu ose atje, por shkolla do infrastrukturen e saj, do mesues te pergatitur qe te njihnin jo vetem gjuhen shqipe, por dhe mesimin e gjuhes se shtetit qe ishte turqishtja. Fryma kombetare shqiptare e N. Veqilharxhit ishte vetem fryma e tij. Armikun me te madh rilindasi i shquar kishte te nipin. Pra nuk mund te besohet lehte qe ajo fryme ishte hapur ne gjithe krahinen. Duhet ditur se mbi te gjitha shkolla qe te quhet shkolle, nuk nenkupton vetem mesimin e gjuhes, por edhe te disiplinave te tjera siç jane historia, gjeografia, aitmetika etj. Te gjitha ato elemente qe perbejne nje shkolle vetem “mesonjtorja” i plotesonte. Mbi te gjitha duhen dokumenta te shkruara kur flasim per fakte te metuara si historike. Qofte dhe nje shkrese te vetme qe mund te permbaje informacionin drejtuar qeverise se ne Trebicke po mesohet ilegalisht gjuha shqipe. Interesante per kete teme jane nderhyrjet e profesoreve arbereshe ku spikat prof. M. Mandala. Ai ka hedhur nje teze te rendesishme mbi transplatimin e idese se rilindjes kombetare prej arberesheve ne Shqiperi. Keto le t’i shohin historianet e te vendosin. Por dhe per kete mund te permendet i njejti argument. Ne Shqiperi, “mesonjtorja” eshte shkolla e pare. Ne Itali ose gjetke mund te jete nje shkolle tjeter ne gjuhen shqipe para ose pas kesaj. Pastaj, rilindasi i madh N. Frasheri per Korçen shkroi vargun e famshem ” … Si trimi ne balle u sule, ta paçim per jete hua “!

  • Vlerat e gegnise nuk i mohon askush. Sikur vetem Gjon Buzukun te kete gegnia ja ka vene shqipes ne balle margaritarin. Sa per Çerçiz Topullin, komentuesi i siperm duhet te dije se ai nuk ka bere vetem betejen e Mashkullores, por ka luftuar per Shqipnine deri ne Gegni. Sa per dijeni ai eshte pushkatuar nga malazeste ne fushen e Shtoit, Shkoder. Eshtrat e tij jane terhequr nepermjet nje delegacioni te kryesuar nga Hasan Dosti, Daut Çarçani etj. Si pjese e tij ka qene dhe E. Hoxha, i cili ne ballkonin e Bashkise (a te prefektures) ka mbajtu fjalimin ne nder te heroit, fjalim i cili njihet si i pari ne publik prej tij. Fjalim prekes ka mbajtur edhe pater Anton Arapi. Ne fotografine historike te ketij çasti te gjitha figurat historike (me perjashtim te E. Hoxhes) u fshine me anen e retushimit fotografik. Kete kakt te turpshem e ka permendur dhe Nexhmije Hoxha. Persa i perket Idris Seferit, ne kohen e Enverit u krijua kenga per te “Gryka e Kaçanikut” e kompozuar nga Pjeter Gaci rruges duke shkuar ansambli yne per ne Kosove, u orkestrua po rruges e u kendua para popullit atje duke bere nje jehone te jashtezakonshme.

    • autori

      Verej nje qytetari te vertete ne reagimet e kujtdo prej jush ndaj kesaj te dhene te re historike per shkollen shqipe te Trebickes. Te gjitha opinonet pro dhe kunder perveç argumentave te tyre te ndryshme kane te perbashket atdhetarine, krenarine dhe respektin per trashegimine tone ne fushen e arsimit e te kultures. Kjo e ben te mundur debatin e metejshem per kete teme, e mbi te gjitha angazhimin e njerezve serioze e profesioniste. Per shume nga pikepyetjet qe lindin ketu, arsyeja eshte se shkrimi i prezantuar me siper nuk eshte i plote. Ne materjalin e zgjeruar te gazetave Dita dhe Panorama te dates 5 korrik 2015, gjejne pergjigje shume nga pikepyetjet dhe dyshimet tuaja qe ju i ngrini me te drejte. Absolutisht qe ne shkrim qellimi eshte plotesimi i historise me fakte te reja dhe jo ndryshimi apo mohimi i saj. Per me teper kurren e kurres nuk synohet glorifikimi i ngjarjes apo lenia ne harrese e figurave te tilla madhore si Budi, Bardhi e Bogdani. Me mjaft vlera me duket sugjerimi i Gurit te Kamjes per t’ju referuar znj Meri Lalaj, e dhena e se ciles shkon direkt ne favor te ketij shkrimi, sepse mesojme qe Veqilharxhi paska tentuar qe ta legalizoje shkollen e Trebickes me leje nga Porta e Larte. Sa per nje informacion apo shkresurine qe kerkohet per kete shkolle, po ju japim kete te dhene, kaq sa na i lejon mundesia.
      …Për këtë ngjarje të rëndësishme për historinë e fshatit Trebickë, Korçës dhe historisë së gjuhës Shqipe në tërësi, bën fjalë patrioti dhe folkloristi i mirënjohur vithkuqar Spiro Dine (1846–1922), i cili në veprën e tij me titull: “Valët e detit”, botuar në Sofje-Bullgari, më 1908, në faqen nr.19, në vjershën e titulluar “Të penguarit e gjuhës tonë”, në strofën e gjashtë të saj shkruan;

      “U nxuar dhe Shqipe shkronja,
      Zu e mësojnë njerëzia.
      U(n) harita dhe këndova (‘)
      Sa më dukeshin të mira”.

      Siç shihet, në fund të vargut të tretë të kësaj strofe, autori Spiro Dine ka vënë një shenjë, dhe në mbarim të faqes që ka këtë vjershë, jep shpjegimin përkatës, duke shkruar pikërisht kështu:
      “Isha djalë 10-vjeç, kur ika nga Vithkuqi në Trebickë për të mësuar në shkollë të Shën Mërisë në Trebickë, më 1854, në të cilën më shpunë të mësoja prej Dhaskal Fan Xhekës nga Treska. Në këtë shkollë pashë për herë të parë djemtë me nga një abetare bërë prej Naum Bredhit, të cilin më të shumtit e dinë me emrin Naum Veqilharxhi, e me sa gaz i mësonin zantoret (zanoret) a, u, y, e, ë, i; po për fat të lig nuk ndenja përveçse një dimër. Që aty mua m’u rrënjos dashuria e gjuhës. Më të ikur, iu luçë Dhaskalit të më përshkruante apostullë e pashkëve… djalë jeshë. Nuk prisja pashkë, por prisnja të thosha apostullë shqip”.
      Vini re me kujdes deklarimet e mësipërme, që e ndriçojnë plotësisht temën qysh në vitin 1908, pa asnjë lloj ndikimi e manipulimi (siç mund të tentohet lehtësisht sot): Spiroja ishte fëmijë i vogël, 10 vjeç, dhe jo i rritur siç ndodhte shpesh në ato kohë kur zakonisht këta dëshironin të mësonin shqip fshehurazi; përdor termin shkollë dhe jo thjesht Kisha e Shën Mërisë, thekson se “për fat të lig, nuk ndenja përveçse një dimër”, që do të thotë se shkolla atje vazhdonte me sezon të plotë gjatë vitit; shohim se përdoreshin abetare për çdo nxënës dhe jo vetëm një nga mësuesi; përdorej dhe gjuha shqipe në shërbesat fetare (pashkët) qysh atëhere, një gjë për t’u ndjerë vërtet krenarë; dhe së fundi, shkolla njëherësh kishte konvikt për strehim, e rrallë për kohën. Absolutisht qe u mesonte nxenesve edhe histori, gjeografi e matematike (deshmi te vete nxenesve, ruajtur ne muzeun e arsimit Korçe), sikurse u mesonte edhe atyre qe mesonin ne gjuhen greke. Faleminderit!

  • Ne territoret shqiptare kane ekzistuar shkolla ku mesohej shqip edhe para shkolles se Trebickes. Per te qene te sakte me historine duhet theksuar se Mesonjetorja e Korces eshte e para shkolle shqipe e hapur me miratimin e autoriteteve osmane, me fjale te tjera, e para shkolle formale. Si e tille ajo ka nje vlere te vecante krahasuar me simotrat e saj me te hershme. Duke qene e para si e tille edhe data e festes mbetet e pakontestueshme. Nese do merreshim me cdo shkolle te mundshme qe mund te zbulohet ne te ardhmen i bie qe te mos kemi me feste mesuesi.

    • Fakti që po bëhen përpjekje për të gjetur gjurmë më të vjetra të shkollave shqipe më bën të ndjehem më mirë.
      Uroj që dhe gjuhëtarët të kërkojnë më shumë rrënjë të gjuhës shqipe si në arkivat e Vatikanit apo dhe ato të Stambollit.

  • I lexova me vemendje komentet dhe replikat e gjithsecilit, nga ana leterale shkrujn bukur por as njeni nuk diti me shkru e than se shqiptart Jan nji popull i vjeter dhe nuk ka shance qe ne te kena nji shkoll shqipe te 1887, mor kaq kara kena ken qe mos te kishim nji shkoll shqipe qysh ne 1250. Po ju kur mendoni me cilen bole mendoni te majten apo te djathten. Ne jena nji popull autokton qe kena pas universitet qysh ne antikitet, ne Apolloni. Ju lutem shkoni e bani shkollen fillore se asht turp, turp qe nuk kuptoni se ne kena shkoll qysh se ka ken njerzimi. O njerz pa din e pa iman

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *