Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
“Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në Gjirin e Lalzit pranë asaj të Berishës”
Kronike Lajmi i fundit
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Shkollat e kopshtet e Tiranës, rikthehet morri
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Komunitet > Shkollat e kopshtet e Tiranës, rikthehet morri
Komunitet

Shkollat e kopshtet e Tiranës, rikthehet morri

anazapta
Published March 25, 2013
Share
SHARE

Ekspertët e shëndetit publik deklarojnë se gjatë kontrolleve të ushtruara në shkollat e arsimit parauniversitar, si dhe në kopshte e çerdhe  të ndryshme të kryeqytetit janë konstatuar raste të fëmijëve me parazitë në kokë (morra).

Pas kontrolleve të kryera, ku janë konstatuar raste të fëmijëve me parazitë në kokë, mjekët dhe mësuesit janë konsultuar me prindërit e tyre dhe për këta nxënës është vendosur që të trajtohen për disa ditë në shtëpi me preparatet përkatëse.

Pakujdesia në mbajtjen e higjienës personale është shkak për krijimin e këtyre parazitëve tek fëmijët. Por ajo që cilësohet si më shqetësuese sipas mjekëve është fakti se prania e parazitëve është ngjitëse, çka do të thotë se mjafton që vetëm një fëmijë të ketë zënë morra si rezultat i higjienës së dobët, për të rrezikuar përhapjen e tyre tek të gjithë pjesa tjetër e fëmijëve që qëndrojnë në të njëjtin ambient.

“Në muajin shtator-tetor rastet e konstatuara janë zgjidhur absolutisht me prindërit dhe është vendosur për trajtimin e këtyre fëmijëve në shtëpi”, shprehet ekspertja e shëndetit Teuta Pipa. Për të mos rënë pre e këtyre parazitëve, mjekët u rekomandojnë prindërve që të jenë më të kujdesshëm  që t’u sigurojnë një higjienë sa më të mirë personale fëmijëve të tyre.

Në raste të caktuara këshillohet prerja e flokëve, ndërsa trajtimi është më efektiv me preparate të posaçme dezinfektuese. Fenomeni i zënies së morrave ka qenë shumë i theksuar para viteve ‘90, ku mungonin në masë shampot cilësore, si dhe problemeve të shfaqura me higjienën personale.

 

 

anazapta March 25, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Arditi, dhendri i Besnik Bekteshit says:
    March 25, 2013 at 10:26 am

    Po keshtu eshte kur gjysma e drejtoreshave te shkollave 9 vjecare vijne nga fshatrat e thella te Kukesit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?