Shkollat e rretheve të mbingarkuara me mësues

redaktor

Inspektimet e nisura në institucionet e arsimit parauniversitar për të parë nga afër gjendjen në të cilën ndodhen shkollat shqiptare, flasin për një sërë problematikësh që po mbajnë peng arritjen e cilësisë mësimore.

Referuar këtyre vëzhgimeve të bëra në një pjesë të rretheve të vendit (teksa vijon inspektimi edhe në rrethe të tjera), autoritetet e arsimit bëjnë me dije se janë ndeshur me paradokse të shumta që kanë të bëjnë me mbingarkesën e shkollave me mësues të arsimit jo përkatës, me vënien në krye të drejtuesve që nuk kanë lidhje fare me shkollën, me probleme infrastrukturore etj.

Kundrejt kësaj situate Ministria e Arsimit dhe Sportit, bën me dije se në përfundim të kontrollit që po kryhet në të gjithë vendin, do të jepen edhe detajet e plota të situatës së vështirë në të cilën gjenden shkollat.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *