Në prag të vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla deklaroi se “reforma e thellë në arsim vazhdon për t’i dhënë një cilësi më të mirë mësimdhënies”.
Program më të lehtësuar dhe tekste të reja me standarde ndërkombëtare dhe mësues që e meritojnë të jenë në sistem ishin disa nga arritjet që numëroi Nikolla në një video të postuar në Facebook nga kryeministri Rama.
“Nisma jonë 3 lëndë në 6 orë rezultoi e suksesshme. Kanë më shumë kohë për t’iu dedikuar lëndëve, më pak peshë në kurriz dhe më shumë kohë për të ndenjur me bashkëmoshatarët. Ne do të vijojmë në rrugën e nisur, të vendosur për të përmbushur dhe për të çuar deri në fund reformën tonë mësimore”, deklaroi Nikolla.
M.H/ Dita

Endrra me rilindje te ERTV. Me sa duket nga dritaret e Air Albanias cdo gje duket e persosur per ministreshen. I keni pare shkollat se ne c’gjendje jane mo? Zbrisni me kembe ne toke si kriepsikoja qe vetem pas 5 vjetesh ne pushtet zbuloi papritur se ne c’kushte varferie jetojne njerezit.
duhen shkrire urgjentisht drejtorite arsimore qe jane kthyer ne qendra korrupsioni,duhet larguar kjo ministre injorante qe vlereson vetem shoqet e tarafin e saj pa pyetur per meritokraci.Ndryshe arsimi vdiq e rrofte ministrja injorante.