Shkollat në Bosnje, alarme bombe për të shmangur provimet

Dita

Sarajeva është duke u përballur me “fluksin” e alarmeve për bombë në shkollat e saj. Policia është e bindur se në të vërtetë alarmet e këtij lloji janë një metodë e gjetur nga nxënësit për të shmangur provimet dhe kontrollet në shkolla.

Të gjitha telefonatat e kryera kishin një të përbashkët: ato ndodhnin para se të fillonin orët e mësimit, në të cilat parashikoheshin kontrolle.

Në dy javë, 20 alarme të këtij lloji kanë mobilizuar autoritetet. Këta të fundit kanë evakuar shkollat dhe universitetet, për të zhvilluar kontrollet e godinave me qenë që kërkojnë për eksploziv.

“Të gjitha ishin të pabazuara, por ne nuk mund të injorojmë asnjë, sepse bëhet fjalë për sigurinë e fëmijëve tanë”, shprehet zëdhënësja e policisë së Sarajevës, Suvada Kuldija.

Sipas asaj, “këto telefonata privilegjojnë shmangien e provimeve. Dje kishte një kontroll mbi anatominë në liceun shëndetësor.”

Në ditët në vijim, policët priten të shkojnë nëpër klasa që t’i shpjegojnë nxënësve rrezikun dhe kostot që kanë këto alarme.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *