Shkon 1 milion e 330 mijë numri i të vaksinuarve kundër COVID në vendin tonë

Edlira Shehu

Më shumë se 1 milion e 330 mijë vaksinime antiCOVID janë kryer deri tani në vendin tonë. Shifrën e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në rrjete sociale.

Ministrja ka apelur qytetarët që të shfrytëzojnë ditët e mbetura të muajit të hapur të vaksinimit dhe të vaksinohen.

“Shfrytëzoni ditët e mbetura të këtij muaji vaksinohuni sa më parë në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit”, shkruan Manastirliu.

Kujtojmë se muaji gusht është muaj i hapur i vaksinimit për të gjithë qytetarët +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar, ku secili mund të paraqitet me kartën e identitetit. Për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’iu dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 të gjithë qytetarëve. Mbrëmjen e djeshme 44,460 doza të vaksinës Pfizer mbërritën në Aeroportin “Nënë Tereza” duke e çuar në 1,845,660 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.

 

e.sh/Dita

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Sipas znj. Manastirliu dhe strukturave Nderkombetare
    jane kryer 1.320.998 VAKSINIME.
    570.333 persona me te dy vaksinat, qe jane 19,81% e popullesise.ndèrsa 180.332 persona vetem me dozen e pare.
    dmfh jane ne vaksinim 750. 965 persona

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *