Shkon në 21 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, mbi 820 të infektuar

Leda Hysa

Italia bën sot një javë prej momentit kur identifikoi 3 rastet e para me koronavirus, ku sot numri i të prekurve ka shkuar në 820 Sipas mediave të huaja ditën e djeshme autoritetet italiane kanë dhënë këtë njoftim, duke njoftuar se shumica e personave të infektuar po mjekohen në shtëpi.

Lajmi u bë me dije nga Angelo Borrelli, shefi i Mbrojtjes Civile në Itali, i cili shtoi se të gjithë ata që janë në vetë karantinë, për momentin janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Shefi Borreli gjithashtu ka shtuar se të gjithë pacientët dhe kryesisht viktimat kanë qenë mbi moshën 80-vjeçare.

Kujtojmë se virusi që po merr jetë njerëzish në mbarë botën, është përhapur gjerësisht edhe në Europë, por në Kinë atje edhe ku shpërtheu virusi numri i rasteve të reja është në ulje.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha ditën e djeshme se shpërthimi i koronavirusit të ri jashtë Kinës, është një shqetësim shumë i madh.

“Ajo  që po ndodh në pjesën tjetër të botës, përbën shqetësimin tonë më të madh.”- tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri më tani janë regjistruar 21 viktima dhe mbi 820 të infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Për këtë përhapje të virusit jashtë Kinës, OBSH është shprehur e shqetësuar. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një raste të konfirmuara ka në Kroaci, Greqi, Austri, Danimarkë, Norvegji dhe në Rumani. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.814 të vdekur dhe mbi 82.777 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *