Numri i të vdekurve nga një shpërthim i dyshuar i gazit në qendër të Parisit është rritur, duke shkuar në katër pasi punonjësit e shpëtimit gjetën trupin e një gruaje nën rrënoja.
Dy zjarrfikës dhe një turist spanjoll u vranë gjithashtu nga shpërthimi i së shtunës, që ndodhi në një furrë buke pranë një zone shumë të populluar nga qytetarët dhe turistët.
Dhjetëra persona u plagosën nga shpërthimi i fortë, gjë që gjithashtu shkaktoi dëme në rrugët aty pranë. Shkaku u mendua të ishte aksidental, ndonëse nuk janë përjashtuar shpjegime të tjera, tha prokurori i Parisit.
l.h/ dita
