Numri i të vdekurve nga zjarret që kanë përfshirë Kaliforninë Veriore u rrit, duke shkuar në pesë, me zbulimin e mbetjeve njerëzore që besohet të jenë ato të një gruaje të moshuar dhe të nipit e mbesës së saj.
Ekipet e zjarrit po vijojnë luftën për të shuar flakët që kanë shkatërruar lagje të tëra. Ndërkohë më shumë se 38,000 njerëz kanë marrë urdhër evakuimi të dielën në rrethinat dhe qytetin e Redding, rreth 160 milje (257 km) në veri të kryeqytetit Sacramento, nga një zjarr që ka shkatërruar më shumë se 500 ndërtesa dhe vazhdo tërbimin kryesisht i pakontrolluar.
Zjarret që po shkrumbojnë Kaliforninë kanë hyrë në ditën e shtatë dhe situata më e rëndë është shënuar me 90 zjarret që po djegin sipërfaqen nga Teksasi në Oregon, ku janë zhdukur pothuajse 84,000 hektarë pyje.
Më shumë se 4,000 ndërtesa kërcënohen nga zjarri, thanë zyrtarët.
Moti sot pritet të mos ofrojë asnjë lehtësim për zjarrfikësit pasi do të arrijë më shumë se 37.7 gradë Celsius, me lagështi të ulët dhe erëra të dendura, tha Shërbimi Kombëtar i Motit.
Që nga mbrëmja e së shtunës, një ushtri prej rreth 3500 zjarrfikës dhe një skuadron prej 17 helikopterësh ujëhedhës, kanë arritur të ndërtojnë linja tampon rreth vetëm pesë përqind të perimetrit të zjarrit.
Zyrtarët e zjarrit thonë se sjellja e çrregullt e flakëve, e mbushur me erëra të forta dhe me temperaturë të trefishtë, ka komplikuar përpjekjet për të mbajtur nën kontroll situatën.
l.h/ dita
