Shkon në 50 numri i nxënësve të helmuar në Postribë, 6 rikthehen në urgjencë

Leda Hysa

Ka shkuar në 50 numri i nxënësve të helmuar në Postribë të Shkodrës, pasi kanë konsumuar ushqim pranë shkollës.

Disa nxënës janë rikthyer në spital, për shkak se iu është përkeqësuar gjendja. Fillimisht u raportua për 19 nxënës që u paraqitën me të vjella, temperaturë dhe me marrje mendsh në spital, por duket se situata është përkeqësuar.

Të paktën 6 janë shtruar përsëri pasi kanë paraqitur përkeqësim të gjendjes së tyre.

Prindërit tregojnë se fëmijët kanë pasur kryesisht dhimbje barku dhe të vjella teksa bëjnë përgjegjës fast-foodin ngjitur me shkollën.

Një nga të helmuarit e shtruar në spital tregon se dhimbjet i kanë nisur pas konsumimit të ushqimit në këtë fast-food.

Mësohet se rreth 50 fëmijë të shkollës “Adem Haxhia” në Postribë të cilët janë paraqitur në urgjencën e spitalit. Policia ka nisur hetimet, ndërsa DShP ka marrë monstrat e ujit dhe të ushqimeve të fast-foodit për të identifikuar shkaqet e helmimit.

l.h/ dits

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *