Pas 46 testeve të kryera për COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 6 persona, duke e çuar në total në 76 numrin e të infektuarve në Shqipëri. Referuar shifrave zyrtare të raportuara deri më tani nga Ministria e Shëndetësisë, meshkujt janë më të prekurit në Shqipëri nga koronavirusi, ku përbëjnë 59% e të infektuarve, e ndërsa 41% janë femra. 6 rastet e reja janë vijojnë të jenë nga dy qytetet më të prekura, Tirana dhe Fieri dhe janë kontakte me pacientët e konifrmuar më herët pozitiv.
Ashtu sikurse u bë e ditur një ditë më parë, dy kontakte të pacientit zero kanë rezultuar negativ edhe pas testit konfirmues, por edhe pas daljes nga spitali, ata do të vijojnë të qëndrojnë në vetëkarantinim edhe për 14 ditë të tjera, duke ndjekur masat e kontrollit respirator dhe higjienën personale.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike kurën e përdorur. “Ministria e Shëndetësisë ka siguruar medikamente bazë, duke u mbështetur në protokollin e hartuar nga shërbimi i sëmundjeve infektive në QSUT.
Terapia mbështetet në protokollin klinik, mbështetet në medikamentet që trajtojnë shenjat klinike, simptomatike si dhe preparatet anti-viral. Personat që kanë lënë spitalit do të ndjekin masën e vetëkarantinimit duke respektuar etiketën respiratore për 14 ditë dhe higjienën personale”, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.
Sa i përket gjendjes shëndetësore të 37 pacientëve të shtruar tek infektivi, 4 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Tirana vijon të jetë qyteti më i prekur nga Koronavirusi me 55 qytetarë për t’u ndjekur nga Fieri me 8 të prekur, Durrësi 5, e ndërsa, Elbasani, Rrogozhina dhe Kavaja nga dy pacientë secili.
Spitali i dytë për COVID-19 është gati me një kapacitet prej 190 shtretësh, konfirmon Ministria e Shëndetësisë, duke çuar në total të shtretërve në dispozicion 310. Vetëm 76 prej tyre janë të zëna me pacientët që janë të shtruar në Spitalin Infektiv në QSUT.
Renditja e qyteteve më të prekura me koronavirus
Tiranë 55 qytetarë
Fier 8 qytetarë
Durrës 5 qytetarë
Lushnje 2 qytetarë
Elbasan 2 qytetarë
Rrogozhinë 2 qytetarë
Kavajë 2 qytetarë
Ministria e shëndetësisë u bën sërish apel qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin sa më shumë kontaktet, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të këtij virusi.
“Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor. Mënyra e vetme për ta ndërprerë këtë zinxhir është që qytetarët të vetëizolohen dhe të shmangin sa më shumë kontaktet. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale I drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital”, bën me dije Ministria, ndërsa ka rikujtuar edhe një herë dy numrat e kontaktit që janë vënë në dispozicion për qytetarët.
Për ata që kërkojnë informacion apo këshilla në lidhje me COVID-19 duhet të telefonojnë në numrin 0800 40 40, e ndërsa për ata qytetarë që kanë shfaqur simptomë duket të marrin numrin e urgjencës 127.
O.J/DITA

Të paguash taksa shpallesh tradhtar!!!
===========
Njerëzit nuk mund të shpallen TRADHTARË pse dolën nga shtëpitë në orarin që u thanë të dalin!!!
Më shumë gjasë ka të ketë luajtur mendsh qeverisa, sesa populli të jetë tradhtar. Kurrë tradhëtia nuk kërkohet tek populli.
Askush nuk do të sëmuret! Sado i papërgjegjshëm që të jetë.
Udhëheqësi dhe kapterri i tij i emëruar në bashki, duhet të kuptojnë ai fillim pse dalin njerzit?
Më së shumti njerëzit dalin se duhet të sigurojnë ushqimin e përditshëm; duhet të paguajnë faturat dhe taksat. Nëse nuk bëhen këto dy gjera, pasoja është uri dhe gjoba nga ato të vërtetat që ti vendos ligji automatikisht, jo si ato virtualet e Facbook.
Si qenkan TRADHTARË njerëzit, që megjithse në vështirësi, qytetarisht paguajnë taksat!! Si ka mundësi?!
E kuptoj që punën e ushqimit të përditshëm nuk e zgjidh dot qeveria, por të paktën një shtyrje të afatit të pagesave të faturave dhe taksave e ka në dorë.
Për këstet e kredisë, nuk e ka në dorë qeveria, por për pagat e taksave e faturave të ujit e dritave po. Kjo në fakt është tradhëtia, të premtosh zgjidhje për problemet që qeveria si la në dorë, pa zgjidhur më parë ato që tërësisht janë në dorën e saj!!!
Shtyjini ato afate! Bëhuni pozitivë! Ofroni një zgjidhje pastaj recitoni vjersha me tradhtarë e kulakë a si e keni temën politike.
E përsëris, njerzit dalin jo për tu sëmurë vetë as për të semurë të tjerët, por për nevoja jetike.
Ndihmojini, mos i shani!
Pa dyshim që ka edhe një takëm të papërgjegjshmish, të cilët dallohen kollaj. Ata nuk rrinë në radhë për të marrë shërbimet apo ushqimet…
Shumica dërrmuese po sillen qytetarisht korrekt duke zbatuar këshillat mjeksore të quarantinës.
Ky është fakt që duhet vlerësuar me fjalë qytetarie, jo tradhtie!
Dhe më në fund:
Po, duhet të vijojmë të qëndrojmë në shtëpi. Ska rrugë tjetër derisa mjekët të na thonë të kundërtën.
Jo njerzit nuk jane tradhtare je ti IDIOT me nje koment te tille! A kane nevoje ose jo virusi i vret o idiot a e sheh c’behet ne Itali!
Vieusi vazhdon e perhapet per shkak te njerzve te “arsyshem” qe dalin vetem ne rast nevoje!
O zotni Ylli
Je shume kontradiktor ne mendime.
Thua te qendroni ne shtepi , e drejte.
Po pse nuk qenkan tradhetare, ato qe dalin shetitje nga liqeni, edhe ne orare te ndaluara ?
C’kusur kam une , e te tjeret, qe ato dalin, infektohen e infektojne te tjeret ?
Pastaj , kur semuren, duan te shtrohen tek infektivi, e te kerkojne te sherohen , nga mjeket qe bejne thirrje RRINI NE SHTEPI.
Kaq gje nuk e kupton ti zotni Ylli.
E sheh Italine , qe i ka dal sistuata jashte kontrollit ?
Pse ? Nga menaxhimi i keq i situates. Edhe dje ne qytetet e Italise kishte sherbim urban me autobuz.
Conte ne Itali ( si kryeminister) eshte mshef.
Per nje dite qe u dha urdheri per te mbyllur dyqanet, u mbushen dyqanet me njerez.
Edhe dicka zotni Ylli.
Besoj e ke marre vesh qe infektivi ka rreth 100 shtreter. Cdo dite po shtrohen rreth 6-8 veta. Sejcili nga te shtruarit duhet te trajtohet rreth 14 dite. E kupton qe me kete rritem ( krejtesisht minimal) , infektivi me date 31 mars do jete plot ?
Prandaj MBYLLU NE SHTEPI TI E TE AFERMIT TUAJ.
Shteti ti kerkoj ndihm VIETNAMIT qe i sheroj te ter pacientet e vet pa perjashtim , mos u merni me perendimin BEn qe kan vetem pordh e rreklam dhe nuk jan kerkund .
Rrini ne shtepi se nuk po kuptoni se NUK eshte nje grip i thjesht!Eshte vrasetar per pleqte po jovetem pleqte mjeket o vdesin edhe pse te rinj!!
Larje duarsh cdo here qe dillni e prekni dicka jashte!