Shkon në Llogara me miqtë, zhduket mes mjegullës 18-vjeçari

Leda Hysa

Një djalë 18-vjeçar nga Vlora i identifikuar si Fabio Bashllari, raportohet se ka humbur në mjegullat e Llogarasë.

Sipas informacionit të publikuar në rrjetet sociale, ai kishte shkuar në Llogara për një udhëtim me miqtë, por nuk është bërë më i gjallë.

Familja bën thirrje për ndihmë dhe ka publikuar foton e tij për ta ndihmuar ta gjejnë, kushdo që mund ta ketë parë.

Ai u humbi 4 shokëve nga sytë për shkak të mjegullës dhe pavarësisht kërkimeve të dëshpëruara nuk është parë më që nga mbrëmja e djeshme.

Familja dhe miqtë janë në ankth për fatin e 18-vjeçarit nga Vlora dhe kërkojnë ndihmën e të gjithë banorëve.

“Kush e ka parë në zonë, ose ka informacion të kontaktojë në numrin e mëposhtëm: 0686801107

Ju falenderojmë!”, shkruajnë familjarët.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Thone se ne Llogora Jeton nji perbindesh .
    Dikur kur ishte Zone ushtarake eshte pare te shqyej yjqer nga ushtarete PVC-se ne maje te malit ,
    por qe nuk eshte besuar nga oficeret dhe gjithcka kaloj ne heshtje .
    Beni kujdes ne Dimer lart ne drejtim te fushes se derrave te eger ,qe quhej dikur .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *