Shkon të denoncojë bashkëshortin e dhunshëm, shefi i policisë i kërkon favore seksuale

redaktor

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arrestoi Shefin e Stacionit Policor të Velipojës, pasi dyshohet se i kërkoi favore seksuale një shtetaseje, që shkoi për të kallëzuar për dhunë bashkëshortin.

Burime zyrtare pranë Ministrisë së Brendshme thonë se Ernest Paluku, që deri dje mbante detyrën e Shefit të Stacionit në Velipojë, u vu në pranga pasi i kërkoi favore seksuale shtetëses R.M.

Ajo ishte paraqitur në polici për të bërë një kallzim për dhunë dhe keqtrajtim nga bashkëshorti i saj. Por në vend të mbrojtjes, u përball me “ofertën” e shefit të policisë për marrje në mbrojtje.

Ernest PalukuMësohet se Paluku ka komunikuar disa herë me denoncuesen duke këmbëngulur që të takoheshin në hotel.

Gruaja jo vetëm ka kundërshtuar, por edhe ka denoncuar sjelljen e punonjësit të policisë në zyrat e SHKB-së.

Kjo ka vënë në lëvizje strukturat e hetimit, që provuan ekzistencëën e komunikimit të efektivit Paluku me shtetasen R.M.

Pas kësaj ai është arrestuar për dy vepra penale, të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”.

Share This Article
18 Comments
    • Te gjithe gazetat shqiptare kane te njejtin lajm …fjale per fjale…mesa duket te marre nga informacioni i Policise!!!
      A eshte vale kjo gazetari??
      Madje te gjitha gazetat citojne ad nauseum edhe nenin sipas te cilit eshte arestuar i dyshuari…duke permendur edhe marredheniet homoseksuale – qe padyshim nuk ka fare te bej me rastin ne fjale.
      Kjo eshte dembelizem gazetaresk dhe tallje e fyerje per lexuesin dhe inteligjencen e tyre.
      Ceshtja eshte shume e rende por menyra e raportimit eshte qesharake dhe fyen madje edhe vete personin e demtuar ne kete rast!!!

  • Faleminderit vetedijesimit qytetar te shtetases R.M.
    Vetem ne kete hulli mund te detyrohet cdo qelze e shtetit te beje detyren,sipas ligjit.
    Ne kete rruge fu ksionoj e shtetet serioze,pra nuk eshte ndonje shpikje e jona.

  • Turp popull i lig dhe i degjneruar. beri mire Enver Hoxha qe vendosi diktaturen ne shiperi se e dinte qe ishi popull imoral dhe i degjneruar turp turp.

    • @Anonim

      Imoraliteti i Enver Hoxhës e infektoi këtë popull, ndaj jemi këtu ku jemi, të rrethuar nga analfabetë maskarenj, mafiozë dhe hajdutë ordinerë që kanë mbushur zyrat e shtetit njësoj si katundarët analfabetë, maskarenj dhe kriminelë, që i shërbenin qorrazi atij dhe që mbushnin zyrat e shtetit në atë kohë…

  • Me mire njemije Elvira Gega,se nje Zhozefina Topali.Elvira Gega eshte gruaja qe denoncoi pa frike sexologun e saj,Zhozefina Topalli eshte gruaja e perdorun nga seksologet e te gjitha regjimeve.Kariera e shkelqyer e zhozefines eshte shperblimi i gruas se perdorun.Agresiviteti i saj ka natyre patologjike.Zhozefina nuk e ka denoncuar brigadjerin e misrit,nuk e ka denoncuar operativin e sigurimit,nuk e ka denoncuar Pashukun,nuk e ka denoncuar Azem Hajdarin,por eshte veteperdorun prej tyre,,eshte bere pale me ta, ne shkembim te favoreve,duke u kthyer dhe vete ne nje shfrytezuese favoresh,ne nje tutore,si prostitutat e regjura mashkullorizohen,duke u kthyer ne pronare te kuplarave.Denoncimi eshte emancipim.

  • Arrestimi eshte i pakte,se varet nese do denohet.Kush do ta denoi?Dhunusi e di kete !!!Duhet te na sqaronte shkruesi-sa kohe kishte “shefi” ne ate detyre?Ka disa punonjes policie qe denoncohen,por kur jane veshur polic ata,ne kohen e Sales apo te Rames,pasi po digjet i njomi me te thatin.Shofim polic qe marrin rryshfet,por ata kane shume vite qe njihen ne ato qarqe,rajone,qytete,komuna..! Keta jane bere…”Bir Selmani nenes ke te qai me pare…”

  • Prit kur ta mohojne se nuk eshte punonjes policie dhe nuk eshte i PS-se. Ashtu si per rastin e Sarandes.
    Me sa duket ketu me i rrezikshem per popullin.eshte virusi i seksit ne zyrat e shtetit se sa virusi H1N1 i gripit te pulave. Dhe virusi tashme eshte identifikuar dhe ka emerin : ” punonjesi i zyrave te shtetit ” .

  • JA QE SEKSIN E KA DHURUAR ZOTI .PO PER MENDIMIN TIM ME DUKEN ME SHUME SI KURTHE SE SA SKANDALE. MUND TE JETE NJE LOJE PER TI ULUR IMAZHIN POLICSE DHE QEVERISE . SE SMA DON MENDJA QE TJA KERKONTE KAQ ASHIQARCE. MEGJITH ATE PLICIA E ARESTOI NUK E TOLEROI BRAVO.

  • latifond:Pse i ka ndodhur asaj qe ju ka lindur,mos u mundo te fajsojsh te tjert.Dukesh se cfar paska lindur nana jote.As atyre njerzve qe nuk i njofin prinderit nuk u lejohet te shpreheni si ju.Te tille njers dikur quheshin kopila.Ma pac faqen e zeze deri ne 7 breza,po do ishte fate te tille njers te mos lindnin.

  • Thoni si te doni. Por duket qe policia ende nuk eshte pasturar nga plehrat edhe pse opozita bertet e sokellet per spastrime politike. Ky si dhe rasti i Sarandes nuk jane politike por dhune e peshtire seksuale duke shfrytezuar postin. Pa meshire me keta. Hekurat dhe virjuni koqet ne “Bige”, tridhini se keshtu i tredhim cjepte ne ketej nga malet.

  • Mir ky trap qe kujtoj se u ba deti kos e desh me i “ra qylit” me kte hallexhie qe shkoj si dhia te kasapi ! Ky far injoranti, qe shef se si po pasurohen shefat, e shefat e shefave, deri lart e me lart, me “kungullin qe ka ne vend te kokes ,kerkoj by…dhe e hongri ne by….po hajde e shko te denoncosh ndonje gjyqtar kur ta kerkon 5 e 10 mi € per nje vendim edhe te drejt qe te takon
    , ku shkon e ankohesh ? A keni ndigju per shkarkim per mitmarje andej nga drejtesia ju ? Shko po deshe te “kerkosh by… po nuk e hongre ne by.” .. Ky far budalle do paguj edhe per te tjeret tani e mir ta gjej “donzhuanin” barkalec po atyne qe thash ma nalt a ka ilac qe i pastron ???

  • I kaperdisur dhe me barkun e shtyre perpara si shalqinjte e Velipojes, Zoteria ne fjale, hyri ne ambjentet e jashtme te hotel VALZ. Kish ardhur per te pire nje birre, ne kohe te lire. Edhe pse kulmi i sezonit veror, posta e policise se Velipojes, e kishte drejtuesin e saj, te veshur civil ne tavolinat tek pishinat qe te premtonin nje fare freskimi komod.
    Pasi i vuri syrin nje tavoline ne mes dhe pasi “shkarkoi” mbi te radiomarresen e tipit te viteve 60, dy celulare dhe paketen e cigareve SLIM dhe pasi “u sigurua” se tyta e pistoletes dhe prangat qe kishte te varura ne rripin e pantallonave, ishin qartesisht ne syte e gjithkujt,,,,nxorri shtellungat e para te atyre cigareve qe i jepnin ate ndjenjen e dickaje te vecante.
    Jane skena tipike fshataresh injorante qe mund ti perjetosh ne cdo cep te provinces shqiptare. Tek pinte ato birra, per te cilat nuk iu desh te paguante sepse ky vend nuk vuan per servile qe te gjinden gjithmone prane, per sa kohe ke pistolete dhe radiomarrese dhe tek drejtonte ato biseda “konspirative”,,,,,te jepte pershtypjen e nje tutori prostitutash por jo te nje drejtuesi policie.
    Eshte tipi i dallkaukut rrugac shqiptar, i veshur ne uniforme policie. Eshte tipi i perfaqesuesit te shtetit qe diskrediton cdo qelize te tij. Hidhini nje sy provinces Z.Kryeminister dhe perfaqesimit te forces suaj atje. Hidhini nje sy kritik, kryetarit te komunes Velipoje P.Ukaj. Eshte e njejta menyre e paraqitjes dhe “e sherbimit”, si tek kryepolici i arrestuar.
    Pastroni vendin nga tipa qe te kujtojne perandorine e shkuar osmane por kurrsesi vendin qe pret te behet anetar i KE.!!!

  • Një portretizim i saktë i “kollodoku” për prototipin e policit në tregun e shumicës!? Kapadaillëk katundaresk i pështirë!?? Nuk ka europë me këtë specie policore osmane? Nderime kollodoku!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *