Shkon të takojë tezen që i kishte ardhur nga Gjermania, nipi nga Tirana i bën kërdinë në shtëpi

Gazeta Dita

Një i ri është vënë nën hetim pasi akuzohet se ka grabitur shtëpinë e të afërmes së tij, e cilës jetonte në Gjermani, por kishte ardhur keto dite ne banesen e saj ne Shkoder. Burimet nga Policia thane se autor dyshohet se eshte 24-vjeçari me inicialet L. Ll., banues në Tiranë, i cili kishte shkuar ne Shkoder te takonte tezen.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 05.08.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin L. Ll. 24, banues në Tirane, sepse në orën 15:00, shtetasja A. S. 49 vjece, lindur në Bërdice, banuese në Gjermani, ka bërë kallzim, ku dyshon se nipi i saj i ka vjedhur banesën në fshatin Berdicë, Shkodër, ku ata qëndrojnë sëbashku, ku i ka marrë shumen prej 50 Euro, 3000 lekë të reja, dy çanta, një fshesë me korent. Neni 134 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit L. Ll. në gjendje të lirë.

Share This Article
2 Comments
  • turp e faqe e zezë për ju që botoni një denoncim të tillë dhe turp për tezen që e ka bërë!!
    për të vënë kujen jemi bërë!!

  • Eshte turp per organet hetimore qe nuk i japin njoftimet sakte dhe qarte, por i kamuflojne, me tipa te tille hajdut, vagabonde, kriminel duke dhene vetem inicjale te emrit dhe mbiemrit si ky fare derdimeni L.Ll.
    Bile duhet ti jepet fotoja, kaq i paftyre dhe pleher sa kerkon te vjedh edhe tezen. Keto jane tipar pervers qe duhen te deskretitohen ne te gjitha menyrat duke i dhene edhe denimin maksimal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *