Nga Astrit Patozi
Mora vesh se 3 anëtarë kryesie të degës së Partisë Demokratike në Vlorë qenkan shkarkuar, se nuk paskan folur mirë në rrjete sociale për Lulzim Bashën. Dhe mbi të gjitha, gjyqin popullor ua paskan bërë në mungesë.
Kjo është pasqyra më e qartë e katandisjes dramatike të forcës kryesore politike të opozitës sot.
E cila, natyrisht, që dita-ditës po degradon duke marrë formën, ngjyrën dhe shijen e kryetarit të vet, të zgjedhur në mënyrë plebishitare pas “fitores” në zgjedhjet e vitit të shkuar.
Po mirë mor Lul, kjo është partia që do të bindë shqiptarët se duhet ta ndjekin për t’i qeverisur?
A e di ti që edhe shoku Enver nuk i shkarkonte dhe i fuste në burg të gjithë ata që e shanin? Sepse për disa prej tyre bënte sikur nuk e kishte marrë vesh, kur qëllonte që ishin të parrezikshëm apo nga sërë e pastër komuniste.
Ky është bashkimi i demokratëve dhe hapja e Partisë Demokratike, për të cilat, ke një vit që po neverit të madh e të vogël në Shqipëri, duke bredhur televizion më televizion?
Po nëse do të japësh shembullin tamam për këtë temë, bëhu burrë e më shkarko mua të parin, por mos u merr me të vegjëlit, sepse është e ulët.
Dhe provat t’i kam dhënë të forta, kam thënë boll për ty, ndonëse ende të gjitha, por kemi kohë, se këtu do të jemi.
Ty mor Lulzim nuk të mjafton që u ke marrë peng partinë, i çove në greminë elektorale më 25 qershor, pastaj u vodhe edhe votat e shtëpisë më 22 korrik, por do edhe që të të mburrin për të gjitha këto.
Sepse ti Lul ke një problem. Ti do vetëm që të quhet se je pronari i vetëm i kosheres, edhe pse prej saj po ikin për ditë bletët.
Por megjithë sa po bën, unë prapëseprapë jam shumë i bindur se demokratët do ta gjejnë forcën për t’u ringritur, siç e kanë bërë në vitet e vështira të pas 97-ës, edhe pse ti ua ke ndërlikuar shumë rrugën.

Duhet te jeni te kjarte dhe te bindeshem.
Nuk ka asnji faj Luli per vrejtejt qe ia numroni.Fajin kryesor e ka agjentura Serbe qe ngarkon mareshallin e vicidolit per ta vendos me cdo cmim ne krye te PD.Ket,Lulin ia ka zene rrota bishtin per mire, qe kur ngazellente ne Mitrovice,Kosove me njomecaken Argita.Qe i erdhen hakut kosovarve dhe shpiken shtepine e verdhe diku kendejza nga Shqiperia.
Nese e mendoni mareshallin intiligjent.Kurr nuk do e mbeshteste kete debil te lindur e te shkolluar duke mos ndryshuar kursin e debilllekut po duke i meshuar me sa fuqi qe gezon te jete ma debil i cdo debileve.Ka fatin per ta ushtruar debilllekun tamam ne politike.Ku ne cdo fjalembajtje deklarohet kakareq.
Do ta mbaj historia si Debili i pare dhe i vecant ne bote qe ushtrohet dhe merret me politike.
Patozi. Keto qe thua skan vlera fare .Degen e Pd ne Vlore ju e shkateruar 8 vite me pare . Vlora kishte ne fakt demokrat me pesh qe dinin te benin dhe opozite . Te mos harroni se ishte qyteti qe votonte deputetet e saj per pd. Diferenca ishte me 2 ose 3 . Ndersa tani ajo eshte me 4 dhe 5. Kjo tregon se ju bashke me kryesin e Pd nuk ju kan pelqyer qendrimet parimore ne interes te poppullit e jo te kupoles .
Nga fotua kuptoje se Lulit ne Vlore i vijn pas mbeturinat e camerve dhe disa ish te perndjekur. Intelektualet vlonjat me pikpamje te djathta as pjerdhin me per degen e pd .
Sado ta kritikosh ti o Patozi nuk rregulloni gje po nuk u fshit te gjithe nga skena politike shqiptare.Saliu qe te beri me vila e para te pista nuk ka pordh me te mbaj veten e jo me pd .