Shkoni për të punuar në SHBA me vizë turistike, ambasada ka një lajm të keq për ju

Gazeta Dita

Në faqen zyrtare në “Facebook”,  ambasada amerikane, gjatë ditës së sotme, me anë të disa fotove ilustrimeve ka dhënë një mesazh të rëndësishëm.

Më anë të këtyre fotove ambasada ka përcjell mesazhin se vizat turistike nuk mund të përdoren nga shtetasit shqiptarë që i përfitojnë ato për të punuar në SHBA.

Statusi i plote

Uau! Shqipëri, ti vazhdon të më befasosh. Mbrëmë isha në një restorant vendas, ku hëngra qengjin më të mirë që kam provuar ndonjëherë dhe bëra një bisedë interesante me shefin e kuzhinës. Edhe pse ai donte vërtet të shkonte në SHBA për të punuar në restorantin e xhaxhait të tij, i thashë se nuk lejohet të punosh kur ke një vizë të kategorisë B1/B2. Ju lutemi, mos harroni se vizat turistike nuk janë viza pune. Kjo do të thotë se nuk mund të punoni për të afërmit në SHBA.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *