Shkoni shihni të sëmurët

Dita

A e di ti Dita jonë
Çfarë bëhet nëpër spitale
Pacientët kërkojnë shërbime
Burokratët hedhin valle?!
 
Njëzetë e pesë qenë
Kush nuk u bë ministër
Nga të gjithë asnjë për BE
Nuk na doli pa kapistër.
 
Vodhën sa u nxuri xhepi
Si e gjetën dhe e lanë
Asnjë nuk tha të vërtetën
Kur dilnin nëpër ekrane.
 
Analistë e gazetarë
Që Salës i shkoni mik
Shkoni shihni të sëmurët
Ç’heqin në Onkologjik.
 
Fatzinjtë rrinë në radhë
Cave u bie të fikët
Personeli vjen vërdallë
Sillen si me një armik.
 
Foli Rama për t’u duk
Se asgjë nuk ka ndryshuar
Një ministër dallkauk
Për çdo punë është i vonuar.
 
Nga do të shkosh poshtë e lartë
Anë e kënd në Shqipëri
Zuskat më paedukatë
Do t’i gjesh në mjekësi.
 
Kur e vë dorën në xhep
Rruspia fytyrë ndryshon
Ç’të duhet në vend ta jep
Sa dhe vetë nuk e beson.
 
Ju përshëndet i dëshpëruar,
për këtë mjekësi të mbaruar!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *