Shkreli konfirmon anulimin e Planit rregullues të Tiranës

redaktor

Një nder impenjimet e para serioze te qeverise se re, nuk ka asnjë dyshim tashme se do te jete dhe anulimi i planit te ri rregullues te Tiranes i cili u miratua nga pasardhësit e Edi Rames ne krye te bashkise se kryeqytetit. Por me zgjedhjen e tij kryeministër situata do kthehet ne gjendje fillestare. Një prej përfaqësuesve më në zë të projektuesve dhe ambjentalistëve të Tiranës Artan Shkreli,  tha sot se do të anulllohen të gjitha planet rregulluese te miratuara nga kryetari i Bashkisë Lulëzim Basha. Zoti Shkreli paralajmëroi se nuk do te lejohet te ndërtohet ne ato zona ku cenohen parqet, objektet kulturore dhe historike në kryeqytet, dhe veçon disa prej tyre. Në një deklaratë për Tv Agon Shkreli tha: “Basha do ndalohet te shkatërroj hapësirat e gjelberta te kryeqytetit, nuk merr ne konsiderate asnjë para ekzistence historike monumentale dhe shoqërore te qytetit te Tiranes. Shembulli i shkatërrimit te parqeve te namazgjase, hapësirës se gjelbër tek SHQUP,shembulli i përgatitjes se kullave shume katshe tek shtate Xhuxhat është paradhoma për ne aulën e madhe te shkatërrimeve qe administrata Basha ka përgatitur për Tiranen”.

Një prej arkitekteve me te njohur ne vend, i atashuar zyrtarisht pranë qeverise se re me bindje dhe impenjim thotë se plani rregullues ekzistues nuk merr në konsideratë asnjë vlere historike, dhe kulturore por reflekton egërsi dhe babëzi mbi territorin. Qeveria e re sapo ka shpallur anulimin e tij, dhe dhjetëra zona qe janë shpallur për ndërtim, pritet te mbeten siç janë.

Share This Article
4 Comments
  • Nje tjeter mashtrues i fondeve publike me dy ONLUSET e tij para-ngrenese.
    Nese edhe ky ben pjese ne stafin e Edi Rames eshte mire te flitet per fundin e botes, per Big-Bang-un aq shume te trumbetuar.
    Me siguri ben pjese, Shkreluci i diteve qe vijne, ne ate kategorine e te diplomuarve natore qe Mehmet Shehu i quante thjesht KASTRAVECE TE RRITUR NE SERRA.

  • tani i kini te gjitha mundesit te punoni te tregoni ne popull se do vij era shtet dhe jo shtet klientelis se na kan rrenuar

  • Njeri punon e tjetri prish, prandaj nuk u be kurre ky vend. Mentalitet i vogel primitiv “ballkanas”, e si te mos tallet bota me ne ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *