Në ditën ndërkombëtare të fotografisë, ministrja e Kulturës Elva Margariti ka publikuar një sërë fotosh të shkrepura nga njerëz të thjeshtë, jo të famshëm, me pamje të qyteteve turistike në Shqipëri.
Margariti ka thënë se në këtë ditë ka zgjedhur të publikojë fotot më të bukura nga Shqipëria.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Fotografisë mund të kishim publikuar fotografi, që kanë lënë gjurmë në historinë botërore, mund të rikthenim në memorie shkrepjet e Marubëve apo të mjeshtërve korçarë, por zgjodhëm më të bukurat e Shqipërisë. Janë fotografi të shkrepura prej jush, që sot meritojnë vëmendje”, -tha Margariti.
Fotografia i ka fillimet te shpikja e Dagerrotipit (Daguerreotype), një proces fotografik i zhvilluar nga Joseph Nicephore Niepce dhe Louis Daguerre në vitin 1837, që më vonë u patentua nga qeveria franceze dhe shpikja u prezantua si “dhuratë për botën”, më 19 gusht të 1839, ndaj kjo ditë sot njihet si Dita Botërore e Fotografisë.
Me kalimin e viteve dhe me ndihmën e jashtëzakonshme të teknologjisë, fotografia ka evoluar shumë dhe sot pothuajse të gjithë janë të pajisur me një kamerë përmes të cilës mund t’i ‘ngrijnë’ momentet.
Në historinë e fotografisë shqiptare fototeka “Marubi” përfshin fotografi të vjetra 150 vjet, e të cilat ruhen në Shkodër.



b.b/dita

Me mbiemer Margariti kam plot kusherinj qe jetuan ne Tirane dhe sot me te shumtet jetojne si emigrante . Prinderit e tyre e kane origjinen nga Korca .Po qe se kjo vajza ka te beje me ta e keshilloj te shkoje ne fshatin Rembec te pozoje qelbesirlleqet qe s`kane fund ne nje fshat pa zot por qe para 30 vjetesh e tutje aroma e trendafilave te “dehte” ..!
Besoj ne ate qe ne Shqiperi genjehet ! Nga larg gjerat duken me vertet bukur por kur afrohesh sidomos aty ku banohet gjendja eshte krejt ndryshe !
Vuajme nga mungesa e organizmit me shumice ! Dhe per te mbuluar kete genjejm ! Eshte kthyer ne fenomen ! Asnji permisim pislliku eshte kudo jo ne Rembec te Korces po edhe ne Tirane edhe ne Lezhe edhe ne Shkoqer edhe ne Sarande !
Sherbimet publike jane zero nuk i pershtaten kohes mjetet jane primitive Asnji qyetet ne Shqiperi nuk qender stacioni urban modern me biletari me informacion ect ..
Ka shume per te bere dhe ne vend qe te kete organizim dhe reforma urbane genjene me ” bukurite e natyres shqiptare shikuar nga lart “