Partia Demokratike i a kërkuar Kuvendit të Shqipërisë të fus me procedurë të përshpejtuar për ditën e enjte në Kuvend një projektligj që ndryshon sërisht ligjin e dekriminalizimi.
Në shkresën firmosur nga Edi Paloka kërkohet që “Kuvendi të vendos në seancën plenare të datës 25.02.2016, miratimin e këtij projektligji, për t’i hapur rrugë mosprezencës së personave me veprimtari kriminale në sallën e Kuvendit. “
Sipas PD, projektligji propozohet të futet në rendin e ditës me propozim të një subjekti që legjitimohet (Kryetari i një grupi parlamentar), si dhe në fazën e duhur (paraqiten me shkrim para fillimit të seancës).
Kushti i tretë kërkon edhe vullnetin e mazhorancës parlamentare, me qëllim që ky propozim të miratohet me kuorumin e nevojshëm (vendim me jo më pak se tre të pestat e deputetëve të pranishëm). Ky qëndrim është në përputhje edhe me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.
Në këto kushte, Gjykata vlerëson se vetë Rregullorja le hapësira që në rendin e ditës të përfshihen projektligje që kërkojnë shumicë të cilësuar, me kusht që të ndiqen rregullat e parashikuara mbi subjektet që bëjnë propozimet, fazën në të cilën bëhet ky propozim, si dhe kuorumin e nevojshëm për votimin dhe miratimin e propozimit.”
