Kreu i SHISH-it do thirret në Kuvend. Braho: Përgjimi, skandal që nuk u guxua as në kohën e Koçi Xoxes

anazapta

Nga Habjon Hasani

Në vitin 2010, në kohën kur SHISH drejtohej nga Bahri Shaqiri, ndodhi futja e 4 minave të telekomanduara në territorin shqiptar nga Mali i Zi. SHISH-i asokohe kishte nën kontroll poseduesit e 3 prej këtyre minave por për të katërtën nuk dihej asgjë, poseduesi kishte vepruar me shumë kujdes dhe kishte humbur çdo gjurmë. SHISH-i nuk e dinte ku kishte përfunduar kjo minë e telekomanduar dhe kaq ishte e mjaftueshme që e gjithë struktura e këtij institucioni ta kishte prioritet Nr.1 zbulimin e tij, deri sa dhe e gjetën se kush e mbante. E sjellim këtë histori në vëmendje pasi sot Shërbimi Informativ shfaqet përballë dy të dhënave që kurrsesi nuk mund të trajtohen si të shkëputura nga njëra-tjetra. E para, Shqipëria është përfshirë nga një valë terrori me shpërthime të telekomanduara dhe në bazë të ligjit të vendit, kjo lloj veprimtarie është objekt ekskluziv i punës së SHISH. E dhëna e dytë lidhet me faktin se sot ish-qeveria dhe sidomos Berisha kanë drejtuar gjithë linjën e përgjegjësisë për shpërthimet tek policia, ndërsa SHISH, siç zbulohet së fundmi, ka drejtuar gjithashtu që prej Dhjetorit 2013 me prioritet vëmendjen e saj ndaj….drejtuesve të policisë.

Këto janë dy të dhëna shumë të rëndësishme për të kuptuar në “makro” atë që është duke ndodhur.

Bombat dhe minat e telekomanduara klasifikohen si armë të shkatërrimit në masë.  Kjo kategori arme ka si qëllim shfarosjen në masë dhe goditjen me efekte psikologjike. Duke qenë se arma mbart këto elementë, aktet e sulmeve me këtë armë në kohë paqeje, konsiderohen dhe klasifikohen automatikisht si akte terroriste. Janë akte që cenojnë drejtëpërdrejt sigurinë kombëtare të vendit. Për shkak dhe të këtij klasifikimi institucioni direkt përgjegjës për hetimin dhe mbajtjen nën kontroll të tyre është as më shumë e as më pak se sa Shërbimi Informativ i Shtetit.

Por çfarë ka ndodhur? Në fillim të muajit Dhjetor, SHISH, ka nisur hetimet e thelluara dhe në kushte paligjshmërie ndaj drejtuesve të policisë. Ndërsa një muaj më vonë, në janar, shpërthimet me mina të telekomanduara kthehen në një “modë”. E fundit u regjistrua 48 orë më parë. Përgjatë dy muajve vale shpërthimesh terroriste në Shqipëri, Berisha dhe opozita kanë bërë përgjegjëse ekskluzivisht policinë dhe “paaftësinë e drejtuesve të saj”, drejtues për të cilët, SHISH-i ishte angazhuar me interes të veçantë për t’i hetuar.  Krahasimi i të dhënave tregon qartë se SHISH ka bërë si objekt të punës së vetë, axhendën e Berishës. Por nëse Berisha është komod (akoma) dhe flet e thotë çfarë i teket nga “Facebook”-u, SHISH-i është institucion në detyrë, madje është përgjegjës ekskluziv për krijimin e situatës së terrorit të krijuar nga vala e shpërthimeve.  Ndaj është e ekspozuar tashmë dy herë, një herë si përgjegjëse institucionalisht për dështimin e parandalimit të këtij aktiviteti dhe një herë tjetër si institucion që është vënë tërësisht nën kompetencat e një partie dhe që ka tejkaluar dhe shkelur rëndë funksionimin e tij Kushtetues.

“Veshët e Vishos” duket se po shkojnë pikërisht atje ku nuk duhet. Për më tepër që e gjithë shoqëria shqiptare tashmë ka nisur të jetojë nën terrorin e shpërthimeve të njëpasnjëshme, për të cilat SHISH është përgjegjëse me ligj për ti parandaluar dhe hetuar.  I gjithë ky terror për çfarë? Arsyet mund të jenë të shumta dhe me siguri kërkojnë hetim profesional, por i sigurt është tashmë fakti që SHISH ka nisur të bëhet i rrezikshëm. Në mos i rrezikshëm në bashkë- frymëzimin e qëllimshëm të kësaj klime terrori, doemos është bërë i rrezikshëm me paaftësinë e saj për të parandaluar këtë terror dhe me papërgjegjshmërinë e veprimeve dhe aksioneve.  E, në kushtet kur një institucion rezulton dhe identifikohet si i rrezikshëm për sigurinë e vendit, zgjidhja e këtij problemi kërkon urgjencë dhe masa të menjëhershme për disiplinimin e tij.

Interesi publik dhe siguria kombëtare prevalon  mbi gjithçka. Në çdo vend normal kjo do ishte situatë e mjaftueshme për t’i shkulur jo vetëm veshët, por edhe ca më tepër se kaq kreut të SHISH. Dilema mund të kenë vetëm ata që ose nuk e kuptojnë çfarë po ndodh, ose ata që me Vishon dhe Berishën kanë plane të tjera nga ajo që kërkojnë me ngulm qytetarët e Shqipërisë: normalizimin e vendit.

* * *

 “Alarmi” në janar: Visho Ajazi ka rikthyer kuadrot e Gazidedes në detyrë

visho ajazi berisha Rikthimet dhe emërimet në shkelje të plotë dhe të hapur të ligjit për statusin e punonjësit të Shërbimit Informativ Shtetëror, kanë qenë fokusi i investigimit të emisionit “Alarm”. Me emërimin e Drejtorit Visho Ajazi Lika në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror në gusht të vitit 2012, kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme në personel e sidomos në kupolën drejtuese të tij. Nga një anë kemi ish-punonjës të viteve ‘92-‘97 të rikthyer dhe emëruar në poste të larta drejtuese. Pasi kanë qenë të larguar për shumë vite nga ky shërbim, rikthimi i tyre është vlerësuar duke ju dhënë mundësi që ata të mbajnë tani poste të rëndësishme drejtuese. Së dyti, punonjës të dikastereve të tjera të emëruar në kundërshtim me statusin e punonjësve të SH.I.SH pranë këtij të fundit, por edhe punonjës të mbetur nga vitet ‘92-‘97, promovuar me ndryshimet e fundit, në pozicione drejtuese. Megjithëse një institucion që në bazë të punës së tij ka sekretin, gazetarët kanë arritur të zbulojnë se edhe pse në mungesë të disa kushteve si kursi bazë , apo kushti i sigurisë , këta punonjës janë sot kupola e SHISH. Rasti më flagrant është ai i një ish-punonjësi të Gardës së Republikës, i cili ka shërbyer më herët si truprojë i z. Lika, emëruar direkt kryetar dege pa qenë më parë i emëruar në nivel më të ulët, atë të inspektorit.

* * * 

Klosi: Veprimi i SHISH është tërësisht i paligjshëm, duhet hetuar gjithë procedura

Zoti Klosi, ju keni drejtuar shërbimin inteligjent për disa vite. Çfarë menduat kur patë atë shkresë të SHISH që inicionte një hetim të thelluar për zyrtarët dhe drejtuesit e policisë?

Fatos Klosi1Menjëherë mu krijua ideja e paligjshmërisë, pasi ky lloj urdhri bazuar në ligjin për SHISH dhe mënyrën si funksionon institucioni është një lloj urdhri që vjen vetëm pasi ka një orientim nga kryeministri i vendit, pasi ai është eprori direkt i kryetarit të SHISH. Nëse shikoni shkresën urdhri në fjalë nga ana e SHISH është hartuar në fillim të muajit Dhjetor, pra kur qeveria Rama nuk kishte as 3 muaj që kishte ardhur në pushtet dhe në këtë kontekst më duket gati e pamundur që kjo të jetë një lëvizje me autorizim apo me kërkesë të kryeministrit të vendit.

Zoti Klosi, sipas jush, cilat do ishin rrethanat institucionale që do e bënin krejt normal lëshimin e një urdhri të tillë nga SHISH për hetimin dhe mbledhjen e informacionit për zyrtarët e policisë?

Nëse kryeministri i vendit do i kishte kërkuar kreut të SHISH informacione mbi efektivë apo drejtues të policisë, atëherë çdo gjë do të ishte më se normale. Pasi raporti nga SHISH të hartohej, si rregull konkluzionet dhe informacionet e raportit do t’i përcilleshin kryeministrit dhe më pas ky mund t’ia niste ministrit përkatës, që në këtë rast është ministri i Brendshëm, për të marrë dhe masat e nevojshme.

Nga sa keni parë dhe jeni njohur deri më tani me këtë çështje, në vlerësimin tuaj zoti Klosi, cila është masa e përgjegjësisë e vetë kreut të SHISH, Visho Ajazi?

Nga dokumenti i bërë publik, rezulton se urdhri është dhënë nga një drejtor drejtorie. Pra nga një vartës i kreut të SHISH. Në dokument nuk ka referencë se ky urdhër është pasojë e ndonjë urdhri që ka marrë drejtori nënshkrues prej kreut të SHISH. Një hetim i kësaj procedure është i nevojshëm për të zbuluar nëse përgjegjësia shkon deri tek drejtori që ka firmosur apo ka ndonjë urdhër që nuk është bërë publik që implikon dhe zyrtarë më të lartë se ai.

Pra me kaq të dhëna sa kemi nuk ka një implikim të drejtpërdrejtë të kreut të SHISH?

Struktura e SHISH është piramidale, ndaj dhe për të parë se deri ku shkojnë përgjegjësitë duhen bërë të tjera kërkime apo hetime. Deri më tani firma e drejtorit rezulton si nismëtare e kësaj lëvizje. Por ajo që mendoj unë se duhet vënë theksi është pyetja se ku janë dërguar këto informacione? Kujt do i hynin në punë? Se personave që u ngarkon ligji për t’i kërkuar dhe për tu njohur me to, në këtë rast kryeministri, me sa duket nuk kanë lidhje me këtë lëvizje dhe këtë nismë të SHISH-it.

 

* * * 

Spartak Braho: As në kohën e Koçi Xoxes nuk ka ndodhur një skandal i tillë

spartakbraho-Shkresa përmes të cilës Shërbimi Informativ Shtetëror vë nën përgjim drejtues të lartë të Policisë së Shtetit është konsideruar antiligjore nga kreu i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Spartak Braho.

Sipas tij, ky është një skandal i përmasave të mëdha sa kohe një strukturë shtetërore si SHISH angazhohet për një veprim të tillë me prapavijë sipas tij të qartë politike. Duke shprehur dijeni të plotë për këtë dokument, zoti Braho tha se veprime të tilla nuk janë ndërmarrë as gjatë kohës së diktaturës.

“Janë totalisht jashtë objektit të përcaktuar nga ligji për organizimin e funksionimi i SHISH. Kemi të bëjmë më një kërkesë të kundërligjshme, madje me elementë të veprës penale, shpërdorim i detyrës më e pakta. Po të sjellim për analogji, as në kohën e Koçi Xoxes nuk janë bërë këto dhe kur tentoi t’i bënte Enveri i preu kokën. E thënë me atmosferën që përjetojmë, duket si një axhendë zyrtare e përputhur me një axhendë politike. Axhenda zyrtare e SHISH, ndërkohë që është axhenda e Partisë Demokratike, e cila po merret me këtë situatë duke akuzuar mjaft drejtues të policisë për implikime në krim”, – deklaroi Braho.

Për të dhënë sqarime lidhur me këtë çështje, zoti Braho theksoi se kreu i Shërbimit Informative Shtetëror do të thirret në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku do të kërkohet informacion më i detjuar për atë që ai e quajti një skandal i paprecedent.

“Do ta shohim me gjakftohtësi situatën dhe do të informojmë në radhë të parë Parlamentin dhe në radhë të dytë presidentin e kryeministrin, i cili është personi direkt që është i ngarkuar me mbikëqyrjen e ligjit për SHISH-in. Natyrisht, kemi të bëjmë me një informacion i cili shprehet se brenda 2 ditësh, të dhënat duhet të grumbulloheshin. Do të kërkojmë ku janë këto pasi ministri i Brendshëm nuk ka të dhëna, ndërsa ishte detyra e drejtuesve të SHISH të informonin ministrin. Kemi të bëjmë me një shkërmoqje të kësaj strukture. Nuk e di, është mjaft e rëndë!”, -tha Braho. TCH

Faximile 1 SHISH

 

Faximile 2 SHISH

 

 

Share This Article
22 Comments
  • Shume mire ua bejne ju rrini ferkoni topet dhe forca e shtetit po rreshqet dita e dites….berisha..Koliqi dhe Bashuci ne burg…deri sa keta te jene te lire tritoli fuqizohet.

    • Berisha mua me duket nje bajge qe nuk mban dot drejt as ecjene vet e jo me ecjen e nje kombi. Kurse keta rreth kesaj tryezes ne foton e Dites me duken te gjithe ca burra dallkauke, asnje prej tyre nuk ka nje pamje fisnike apo inteligjente.
      Trishtim!

  • Kush ka goje e flet, Braho, qe vajti e hyri te serverat e tatimeve. Ka te drejte ky ish-prokuror ushtarak i kohes pordhes te kete nostalgji per Enverin, bile per Koci Xoxen, se nga ai stan vjen. Nuk i duhen Shqiperise kjo rrace e keqe e Brahove, Berisheve, Gjinusheve, Milove etj gallosheve te grisura te diktatures.

  • ****************************************************************************************************

    Z.Rama, vere para Ligjit kete “SKANDAL” kombetar te SHISH-it dhe shkarko menjehere

    Presidentin,
    Drejtesine,
    KUstetusen,
    Prokurorin dhe SHISH-in, te kapur nga krimineli Ali Bisha qe te mbroj veten dhe familjen e tij nga vjedhjet, mashtrimet, vrasjet etj.

    *****************************************************************************************************

  • ****************************************************************************************************

    Z.Rama, vere para Ligjit kete “SKANDAL” kombetar te SHISH-it dhe shkarko menjehere

    Presidentin,
    Drejtesine,
    Kushtetusen,
    Prokurorin,
    SHISH-in,
    te kapur nga krimineli Ali Bisha qe te mbroj veten dhe familjen e tij nga vjedhjet, mashtrimet, vrasjet etj.

    *****************************************************************************************************

  • Po Ed Rama çfare ka çelasat e qymyrit ka kta drejtojne tritol shtet e te gjtha
    Ed Rama vjen verrdalle dhe nuk i del hapur
    Te ishte armiku dhe krimineli ne vend te tij do bente kerrdine siç e beri ne 2005
    Mos rri shoku kryeminister pastro vendin nga gangsteret e berish kriminelit
    sa nuk eshte vone per ty zbato ligjin ndrro sa me shpejt gjukatat prokurorin visho ajaz Gazideten se te mori lumi ty dhe ne.kaqe kisha une per ty sot

  • JAZEK! MEDEET!

    qe nderi i ka mbetur sigurimist te Enverit Spartak dhe mafiozit te LSI-se, Braho te mbroje shtetin socialist te Edi Rames nga pergjimi apo survejimi i inteligjences se Visho Mavrise, servilit te Saliut, sepse po te shpresonin ne RILINDJEN e Edi Artistit mesiguri kanadezi Visho Ajazi Lika do ta filmonte Kryeministrin tone inaktiv ne drejtimin e shtetit, duke bere seks me Linden ne lloxhen bashkeshortore dhe me pas do t’ja jepte Saliut per t’i bere publike ne media si kohe me pare ne plazh me Rudina Magjistarin. Prandaj edhe nastradini i pezmatuar jashte mase flet:

    JAZEK! MEDEET!

  • Skandal ,skandal …
    SIFIZI i sigurimit famekeq …po therret skandal …ky i palari ne perjetesi

    Si ne kohen e Enverit …U DUHET PRERE KOKA !!!!!!!!!!!!!!!!!

    Kta do na cojne ne Europe …me kokat e prera ..nuk u mjaftuan 47 vjet dhe 23 te tjere
    ku vec skalpe kane trofe

    KOKEPALAR
    UDHEHEQESIT TUAJ …TAMAM SI ATEHER
    ARMIKU I POPULLIT {ARMIKU QE VETE VOTUAN}
    DUARTROKISNI BAGETI !

  • SHISH BEN SHKELJE TE RENDA

    Ne se kjo eshte ne pririoritetin e SHISH ateher ketu kem te bejme me nje ceshte tjeter.Dmth. SHISH merr ne mbrojtje bandat dhe itervenon ne hetimet qe behen nga policia per gjetjen e tyre ne kohe dhe hapsire ne pergatitjen dhe berjen e krimeve. Kjo duhet para mire. E them ket pasi pas dorzimit te pushtetit, ceshtija e goditjeve me dinamit, eshte shpeshtuar dukshem gje qe do te thote se dikush eshte i interesuiar qe ne shqiperi te pengoje qeverin e re te ece perpare dhe ne te njejten kohe edhe ti prishe imazhin e luftes qe ben ajo ne permirsimin e gjendjes ne shqiuperi.
    Ky eshte problem Themelor. Ndaje, kane te drejte, te shqetsohen edhe kuadroit kryesore duke filluar qe teke, Ministri Tahiri dhe poshte ne baze. Ne se ndodh kjo ateher kemi dy hetime paralele. DMTH hetim policia e shtetit per te kapur kriminelet ndersa SHISH hetim per te strukur ata qe bejmn krime.Dashte zoti te mos jete kjo, ndryshe do te kemi shume probleme deri ne zgjidhjen perfundimtare te ketij ngerci qe krijohet.! sHISH DUHET TE PERgjithe ligjerish per ket shkelje kaqe te rende.!Parlamendi duhet te marre masa deri ne lergimin detyra te kreut te SHISH per keto shkelje.

  • Dream ke shume te drejte, ish spiuni kerkon te gjykoje, por kete rradhe, ish spiuni, kerkon te shpalle armik, kolegun e vet.
    Keshtu qe sme behet vone nga lufta midis spiuneve, koken hengshin, por me vje keq qe akoma ish spiunet kane institucionet ne dore dhe i raportojne cdo dite, kryespiunit Sali.

  • Hiqeni shpejt e shpejt kete MUT nga SHISH-i Ky qen bucenduhet rrasur ne burg menjehere !
    Nuk e ka mesuar akoma ky krric gomari e barbar se qeverite kane ndryshuar ,se bajraktari
    i Vicidolit i ka mbetur vec te lehe si qen cdo dite kunder gjithe botes pse humbi pushtetit !
    Ky qen bashke me kete te SHISH duhen varur te kali Skenderbeut qe t’i shohe gjithe populli
    shqiptar keta tradhetare !

  • Po cfare do me qe te te bejne ty dhe qeverise tende o z kryeminister !?. Do te pergjoje edhe ty ne ndonje vend intim me tet shoqe or kokerr gomari. Po ti qenke trap fare, po si do drejtosh shtetin me kelyshet e Saliut or burre, po cfare ke pritur deri me sot !?, Po hiqe urgjent me ligj ne parlament se ke shumicen or pallosh groshe, se te kishe qene ai shpellari i Tropojes ne vendin tend me kaq deputete sa ke ti kishe shkuar me kohe per lesh bubi or torollak kryeminister. Ne te kemi dhene votat qe te besh reforme totale, ku te pastrosh te gjitha institucionet e kapura nga Shpellari, kurse ti, rri e merresh me buken e gojes se shoferave. Ik or kokerr gomari po hiqi urgjentisht kryetarin e shish, prokurorin r pergjithshem, K.L.D, sepse po u vonove edhe pak, do te heq ai shpellari ty dhe qeverine tende. Mjere ne populli kujt i kemi dhene voten. Na mbeti te shesim shtepite dhe te ikim jashte vendit se po na deziluziononi perdite e me teper.Haram votat

  • KERKESE PER MESHIRE NGA VISHO AJAZI

    Aman o Spartak Braho, Prokuror kokepreres i Enverit dhe spiun kokeheqes i Sigurimit te Shtetit mos ma prit koken zi zog pule, sic ja preu Enver Hoxha Koci Xoxes, sepse ndofta ti e ke harruar dhe te ka mbetur ora e historise prapa shume. Sepse tash jena ne kohe Demkoracie te Edi Rames te Partise Socialiste dhe jo ne Kohen e Qepes te Partise se Punes dhe ti nuk je me Prokurori gjakatar kokepreres i Enverit, por avokati besnik i Ilir Metes dhe LSI-se se tij mafioze qe ishte dhe eshte akoma bythe e breke me BOSIN tim Sali Berisha. Apo harrove qe bashkepunuam ngushte per t’i mbyllur gojen tradhetarit Dritan Prifti qe sa per pak na nxorri bojen me videon e tij. Prandaj o Spartak Miku i vjeter mos ma prit koken si zog pule sic ja preu Enveri Koci Xoxes per nje pergjim PALO GJE, sepse i kam sherbyer me shume besnikeri kauzes se Partise se Punes dhe kam shume materiale per ty ne canten e ZEZE, qe ri e mbyllur ne kasaforte per dite te ZEZA.

    Me respekt, miku dhe kolegu yt i Kohes se Qepes,

    Visho Ajazi.

    • Nastradin, o merimange e zeze e reaksionit me te zi,
      O gjaku i zi i Esat Pashe Toptanit,
      Mos e shperdoro lirine fjales per shpifje , pamvarsisht se ke perdorur emrin e Vishos, o i currufjapsur.

      • Per ke te erdhi keq o hetues gjakatar i Enver Hoxhes, qe kepusnin kokat e njerezve si kokat e zogjve te pules, sic i keputste edhe prokurori gjakatar Spartak Braho ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes, prandaj qe te dalim ne teme:

        PER KE TE ERDHI KEQ?

        Per Takun Prokurorin e Enverit apo per Vishon e Saliut?

        se nuk po e marrim vesh fare nga replika jote prej prokurori gjakatar.

  • E ashtuquajtura Partia Demokratike Shqiptare eshte nje parti fashiste.
    Per te qene me i sakt dhe me afer se Vertetetes eshte nje Parti Ultrafashiste!
    Pse e them kete?
    Metodat e saj ngjajne si dy pika uji me ato te partive te ketij spektri politik.
    Populizem,
    Nxitje e veprimeve anarkike,
    Voluntarizem i paster,
    akte diversioni,
    Nxitje e destabilitetit,
    mashtrime dhe nje lufte e paprincipte per te mare pushtetin!
    Dhe ja veprimet, genjeshtra dhe shpifje ne Parlament,
    Hapur parrulla fashiste se me 5000 vet une u marr Pushtetin!
    Hapur shpifje per Ministrin e Rendit dhe Policine e Shtetit!
    Hapur perkrahje ndaj Mafjes dhe krimit!
    Hapur perkrahje e veprimeve anarshiste qe thyejne rregullat e shtetit!
    Hapur perdorim te strukturave te shtetit, Shikut, Presidentit, Drejtesise, per qellime partiake!
    E te tjera, e te tjera.
    Prandaj Socialdemokratet shqiptare nuk duhet te sillen me te si me nje Opozite te vertete, por si me nje Opozite destruktive!
    Kreu de fakto i kesaj partie Sharlatani Sali Berisha po e perdor partine e vet per te mbuluar krimet dhe korrupsionin qe po i marrin frymen Shqiperise dhe shqiptareve!
    NE GJYQ ULTRAFASHISTI SHARLATAN SALI KRIMI

  • ShISH edhte nje institucion i rendesishem i shtetit. Nje nga detyrat e SHISH eshte te luftoje korupsionin. Sali Berisha villte vrer per kete SHISH ne rastin e demostratave te Janarit. Sot po e akuzojne perseri njerez qe sot jane me pushtet. Eshte detyre e SHISH te luftoje korupsionin dhe korupsioni ne radhe te pare vjen nga pushteti. Eshte ne interes te kombit e te kryeministrit qe SHISH te bej detyren e tij. Performance e qeverise varet edhe nga puna e mire ose e keqe e SHISH

  • Ah mor-moj N.VJOSA. Po PD eshte parti koti se po te ishte pak sa fashiste do ju fuste ju komunistet atje ku te donit realisht Rilindje. Po thuaj shyqyr per ju qe eshte kjo PD dhe shini lemin.

  • Nuk ka diskutim qe shteti vazhdon te jete i kapur nga dora e Berishes ne cdo institucion. Ore zoti Rama te dhame voten qe te crrenjosesh kete sistem te kapur por me sa shohim do te braktisim edhe ty se nuk je gje.

  • MOS U NGUTNI DHE MERRENI ME AVASH O ENVERISTA!

    Mos i ngutni dhe merreni me AVASH o enverista ne DITA se sipas gjasave ka shume mundesi qe kete urdher ta kete dhene vete Kryeministri Edi Rama. Pse? Askush nuk e di, por mbase nga qe la shume Kulicaj ne polici pasi morri pushtetin pas 23 qershorit dhe tani eshte bere pishman. Ndryshe pse te fshihej ne Brimen e Miut pas deklaratave te Fatos Klosit ne media per pafajesine e tij me keq se ne rastin e LHL-te te Asadit? Por nga ana tjeter ka me shume mundesi qe pas ketij skandali-urdher alla “Watergate” te Presidentit amerikan Nixon ne vitin 1974 te qendroje dora e Mbretit te Ryshfetit, Korrupsionit dhe Thikave pas kurrizit, Ilir Meta ne bashkepunim me Saliun ne terrin e nates, per te kollofitur LSI-ja Ministrine e Rendit dhe per te rezuar Tahirin qe eshte i vetmi minister qe po punon ne qeverine Rama.
    Prandaj edhe ka vene Spartak Brahon qe te prese koka njerezish si enver Hoxha i preu koken Koci Xhoxhes vite me pare dhe prandaj Meta deklaroi fet e fet per ndryshime emergjente ne qeveri. Prandaj edhe nastradini ju thote o enverista ne DITA:

    MOS U NGUTNI DHE MERRENI ME AVASH O ENVERISTA!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *