Maroku është shteti i parë në botë që ka krijuar një nga impiantet më të mëdha për prodhimin e energjisë elektrike, duke përdorur energjinë diellore.
Mbreti i Marokut, Mohammed VI ka vendosur të investojë rreth 3.9 miliardë dollarë për krijimin e “fushave” të tëra me panele diellore.
Energjia e rinovueshme shkakton shumë më pak karbon në ajër. Kompleksi i quajtur “Noor” ndodhet në qytetin Ouarzazate, në jug të vendit dhe do të prodhojë rreth 500 megavat energji të instaluar duke furnizuar me energji elektrike rreth 1.1 milion persona në Marok në vitin 2018.
Centrali do të reduktojë varësinë e vendit për naftë me rreth 2 milionë ton e gjysmë në vit.
Fuqia e koncentruar diellore është një teknologji e përparuar, ndërsa Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë vlerëson se deri në vitin 2050, do të prodhohet rreth 11% e energjisë në botë veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut, rajone këto me energji të bollshme diellore.
“Me këtë hap të guximshëm drejt një të ardhme të energjisë së pastër, Maroku është pioniere në zhvillimin e energjisë së gjelbër duke përdorur avantazhet diellore”, tha Marie Francoise Marie-Nelly, Drejtore e Bankës Botërore në Magreb.
Si çdo projekt tjetër njerëzor, ka edhe ky projekt “kleçkën” e vet negative; duhen sasi të mëdha uji për ftohjen e tubacioneve që transferojnë energjinë. Në kohë thatësirash nuk është aq e lehtë për ta gjetur ujin, paramendo kur bëhet fjalë për Afrikën. /Dita/

Bravo mbreti Marokut. Dhe pse 10-12% e enegjise i duhet per te konsumuar per ftohjen e tubave qe percjellin kabllot me energji, prap ka shume fitime. Po Shqiperia qe nuk ka as njelloj humbje, por 100% energji te paster, çfar pret?