Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Shkrihen Tatimet, ‘hapen’ 78 poste drejtorësh dhe 60 inspektorësh
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Shkrihen Tatimet, ‘hapen’ 78 poste drejtorësh dhe 60 inspektorësh
Ekonomi

Shkrihen Tatimet, ‘hapen’ 78 poste drejtorësh dhe 60 inspektorësh

anazapta
Published November 2, 2013
Share
SHARE

Drejtoria kryesore e mbledhjes së financave shqiptare duket se është shkrirë. Në njoftimin e parë për vende të lira pune që vjen në fund të nëntorit, kërkohen 138 persona. Dhe ky është vetëm njoftimi i parë për vendet e lira në këtë drejtori. Dhe kryesisht kërkohen drejtorë si për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ato rajonale, si tek tatimpaguesit e mëdhenj, apo në rrethet kryesore të vendit. E kërkone 78 të tillë për momentin. Ajo që të bie në sy tek njoftimi për vendet vakante është fakti që veç kritereve të shkollimit, të diplomës master etj., etj., duhet që për këto vende të jenë persona që kanë punuar së paku dy vite në një nga kategoritë e një niveli më të ulët në këtë drejtori të rëndësishme.

“Në zbatim të nenit 19 dhe 20 të Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe neni 13, i Ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, i ndryshuar, në VKM Nr.231, datë 11.05.2000, i ndryshuar, si dhe pika 6 në Vendimin Nr. 1184, datë 20.08.2008 “Për përcaktimin e procedurave të rekrutimit e të emërimit, të afateve të kalimit nga një nivel më i ulët në një nivel më të lartë karriere dhe për marrjen e masave disiplinore për punonjësit e Administratës Tatimore Qëndrore”, i ndryshuar, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shpall konkursin për vendet e lira”, thotë njoftimi i Drejtorisë së Tatimeve.

Dhe për tu bërë pjesë e kësaj strukture duhen 30 ditë nga njoftimi për vendin e lirë të punës. Nga ajo çfarë bëhet e ditur nuk përjashtohen nga konkurrimi ata punonjës që sot aktualisht janë në tatime për vetë specifikën që kanë kriteret për t’u punësuar. Pjesa tjetër në mos është pozicionuar që tani, do të zgjidhet nga CV-të që kandidatët kanë dorëzuar gjatë kësaj periudhe pranë selisë së PS-së e që do të depozitojnë gjatë kësaj periudhe pranë Drejtorisë së Tatimeve. Drejtoria e Tatimeve deri tani ka të emëruar vetëm drejtuesen e saj, e nga ana tjetër janë 8 drejtorë dhe inspektorë që janë pezulluar nga puna e ku është bërë dhe kallëzim penal për ta për shkak të abuzimit me TVSH-në, një nga skandalet e kësaj drejtorie që u mor vesh nga auditimi i Ministrisë së Financave.

 

Tatimorët, gjobëvënësit e sipërmarrjes

Punonjësit e tatimeve në këto vitet e fundit janë kthyer në një makth për sipërmarrjen, duke qenë një gjobëvënie për ta.  Megjithë hapat e bërë në një periudhë relativisht të gjatë kohore për dixhitalizimin, deklarim online të dhënash, derdhje të detyrimeve tatimore online etj. marrëdhënia fisk-biznes ka qenë gjithmonë problematike. Institucionet e biznesit e kanë ngritur sa herë zërin për këtë cështje, duke kërkuar nga drejtuesit e tatimeve të jenë më të përgjegjshëm në raport me sipërmarrjen. Por veç vetë sipërmarrësve edhe institucionet e huaja ndërkombëtare kanë reaguar përballë këtij fenomeni, që nuk dihet në do të ketë një zgjidhje, apo të të mbetet një drejtori larg marrëdhënies së drejtë taksapagues-taksambledhës.

 

Performanca e munguar e tatimorëve

Defiçiti buxhetor në fund të 8 mujorit arriti në 53 miliardë lekë. Ështe më shumë sesa dyfishi i të njëjtës periudhë të vitit të kaluar ( rritje me 129%), duke iu afruar kufirit të rishikuar të buxhetit vjetor (të rishikuar me të ardhurat e privatizimeve). Ky parashikohet në 61 miliardë lekë, ndërkohë që parashikimi fillestar kishte qenë 49 miliardë lekë. Arsyeja kryesore e rritjes së lartë, gati katastrofike të defiçitit është rritja marramendase e shpenzimeve buxhetore, por edhe  performanca tejet e dobët e të ardhurave tatimore. Tatimet janë në nivelin më të ulët të 23 viteve tranzicion. Performanca e tyre është më negativja e të gjitha kohërave. Kanë dështuar si në raportet me biznesin (e kanë mbytur në gjoba dhe në kontrolle selektive), ashtu dhe në mbledhjen e të ardhurave. Borxhi tatimor (paratë që i kanë borxh Shtetit taksapaguesit) është rritur edhe ai në kufij të frikshëm.

 

Vendet e lira në nivel drejtorësh

  • Katër vende të lira pune në pozicionin “Drejtor Drejtorie” në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, si vijon:
  • Një vend i lirë pune në pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Investigimit të Brendshëm (Antikorrupsion) në Drejtorinë e Përgjithshme Tatimeve.
  • Tetë vende të lira pune në pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale Tatimore për Drejtoritë Rajonale Tatimore Njësia e Tatimpaguesve të Mëdhenj, Tiranë, Durrës, Shkodër, Fier, Berat, Sarandë dhe Vlorë.
  • Njëzet e pesë vende te lira pune ne pozicionin “Drejtor të Drejtorisë në Drejtori Rajonale Tatimore” ne qarqet: Njësia e Tatimpaguesëve të Mëdhenj, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Korcë, Shkodër, Berat, Gjirokastër, Kukës, Lezhë, Sarandë, Vlorë.
  • Katër vende të lira pune në pozicionin “Përgjegjës Sektori” në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
  • Një vend i lirë pune në pozicionin “Përgjegjës i sektorit të projekteve TIK (TI)” në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
  • Dy vende të lira pune në pozicionin “Përgjegjës Sektori” në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve
  • Tridhjetë e katër vende të lira pune në pozicionin “Përgjegjës Sektori” në Drejtoritë Rajonale Tatimore.

 

Vende të lira në nivel inspektorësh

  • Katër vende të lira pune në pozicionin “Inspektor i Parë” në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
  • Njëmbëdhjetë vende të lira pune në pozicionin “Inspektor i Parë” në Drejtoritë Rajonale Tatimore Tiranë, Durrës, Fier dhe Gjirokastër.
  • Një vend i lirë pune në pozicionin “Inspektor i dytë” në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
  • Dymbedhjetë vende të lira pune në pozicionin “Inspektor i dytë” në Drejtoritë Rajonale Tatimore Tiranë, Durrës, Fier, Korçë, Shkodër dhe Kukës.
  • Katër vende të lira pune në pozicionin “Specialist i nivelit të parë” në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
  • Njëzet e tetë vende të lira pune në pozicionin “Specialist” ne Drejtoritë Rajonale Tatimore Tatimpaguesit e Medhenj, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Shkodër, Berat, Dibër, Gjirokastër, Kukës, Lezhë, Sarandë dhe Vlorë.

 

anazapta November 2, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
8 Comments
  • Tare says:
    November 2, 2013 at 1:46 pm

    nje reforme administrative ne tatimie rrenjesore ka rendesi shume te madhe ne indivifet qe punojne,qe pervecse duhet te jeni te kualifikuar duhet te jene njerez me integritet dhe te
    Pa koprementueshem,dhe me nje stazh pune ,me qellim ta njohin profilin dhe si qarkullojne dokumentat ne kete instutucjon te rendesishem.Duhet te njohin cdo veorim ekonomik dhe pasojat qe con ky veprim ne uljen apo ngritjen e te ardhurave tatimore.

    Reply
    • Tare says:
      November 2, 2013 at 7:21 pm

      Nuk duhet pergjigje

      Reply
  • XXXL says:
    November 3, 2013 at 12:09 am

    Tatimet jane mbushur me drejtore dhe shefa maloke shpellar dhe inspektor grabitqare te tipit Sokol Vokshi militante te thekur te PD dhe medioker, me diploma te marra ne Universitetet Privata pa mbaruar shkollen e mesme. Pastrimi i Tatimeve nga njerez korruptiv, qe bejne hakmarrje selektive ndaj bizneseve, te paafte dhe qe e kerkojne hapur “taksen” per xhepin e tyre dhe qe nuk e ndjejne detyrimin dhe pergjegjshmerine per te cilen jane punesusar ne kete Drejtori.

    Reply
    • hfhgyyu says:
      June 30, 2015 at 8:40 pm

      jam sokol vokshi.kush eshte problemi qe ke ndaj meje? ka mbaruar fakultetin ekonomik dhe mirenjohes i ekonomise qe nga viti 1988. per cdo problem personal pergjigju ndaj meje qe jam pergjegjes ndaj ligjit per cdo kohe per gjera te tjera personale mund te folim kur dhe ku te duash

      Reply
    • hfhgyyu says:
      June 30, 2015 at 8:55 pm

      per cdo gje personale komunikojme me kete numer : 0682455779 dhe kjo eshte ana burrerore.

      Reply
    • Loni says:
      July 16, 2015 at 8:50 pm

      Po inspektor kontrolli si BUJAR ALIKO qe nuk dine te lexojne as akt-kontrollin qe kane perpiluar vete – a ju ka rastisur ????? Beso e Kontrollo

      Reply
  • aron says:
    November 7, 2013 at 10:55 am

    te me thoje ndokush kriteret per te marre pjese,d.m.th çfare dokumentash duhen.

    Reply
  • Loni says:
    July 16, 2015 at 8:48 pm

    Po DAP ku eshte,
    Tatimet jane kthyer ne turpin e ketij vendi (kuptohet mbas Gjykatave)

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?