E dashur “Dita”, bëtë mirë që i botuat shfrimet (jo shkrimet!) e këtyre dy gjelucëve, vetëkërkesa profesionale dhe dobia shoqërore e të cilëve janë shekuj drite larg, fjala vjen, atyre të Marin Memës me shokë apo Entela Resulit me shoqe. Sa për korrigjimin që i paska bërë së parës sprovë letrare të Edi Ramës, autori nuk më duket mbushamendës. Pra, si mund të korrigjosh dikë, kur vetë je për t’u korrigjuar vendçe?!
