Shkrimi i panjohur i “NYT” për eksodin shqiptar: Pantallona dhe xhaketa blu të konsumuara që vinin nga një epokë tjetër flaken në rrugicat e Brindizit

Ornela

Publikohet shkrimi i panjohur i gazetares amerikane, Brenda Fowler, korrespondente e gazetës së famshme, New York Times, e botuar prej saj më 9 mars të vitit 1991, ku në reportazhin e saj me titull “Refugjatët shqiptarë, dërgohen në strehimore”, ajo ka përshkruar me detaje mbërritjen e refugjatëve shqiptarë në brigjet italiane me anë të anijeve dhe peshkarexhave që ishin rrëmbyer në portet e Durrësit, Shëngjinit dhe Vlorës, ku në bordet e tyre ishin imbarkuar rreth 20.000 persona të moshave të ndryshme. Reportazhi i plotë i gazetares amerikane lidhur me atë ngjarje të ndodhur plot 30 vite më parë në brigjet italiane, pamjet e së cilës bënë xhiron e botës, si dhe emrat e shqiptarëve të intervistuar prej saj, lidhur me arsyet që i kishin detyruar ata të ndërmerrnin atë aventurë të rrezikshme, me fëmijët e vegjël në krah.

“Pantallona dhe xhaketa blu të konsumuara që dukej se vinin nga një ideologji dhe epokë tjetër, flaken tej në rrugicat e pasme të Brindizit. Pasi ato hidhen atje nga shqiptarët, këta të fundit marrin nga italianët vendas, pantallona të shkurtra ose xhupa të rinj. Para një shkolle, një grua italiane vendase, qëndroi te porta e mbyllur duke i lutur një roje që të lejonte një familje shqiptare me një fëmijë të kalonte natën në shtëpinë e saj. “Ne duam të ndihmojmë, por gjithçka është kaq e paorganizuar”, tha ajo. Në një cep tjetër, një grup të rinjsh shqiptarë nga porti i Durrësit, nga i cili janë larguar shumica e anijeve, folën për kalimin e tyre 40 orësh, në një anije që dikush kishte komanduar duke i drejtuar një pistoletë kokës së kapitenit, duke shpresuar për të gjetur punë”.

Kështu thuhej në mes të tjerash në një nga shkrimet e datës 9 mars të vitit 1991, të gazetës së famshme amerikane, New York Times, me autore, Brenda Fowler, korespondente e asaj gazete për Italinë, e cila në reportazhin e saj me titull “Refugjatët shqiptarë dërgohen në strehimore”, përshkruante me detaje dramën e 20.000 refugjatëve shqiptarë që mbërritën në brigjet italiane në javën e parë të marsit të atij viti, me anijet dhe peshkarexhat që i kishin rrëmbyer në portet e Durrësit, Shëngjinit dhe Vlorës. Për më shumë rreth kësaj, na njeh shkrimi në fjalë i gazetares amerikane, Brenda Fowler, të cilin Memorie.al e publikon të plotë me rastin e 30 vjetorit të asaj ngjarje, e cila njihet ndryshe si “Eksodi i shqiptarëve me anije drejt Italisë”.

Shkrimi i gazetares amerikane, botuar në ‘New York Times’ më 9 mars 1991

‘Refugjatët shqiptarë, dërgohen në strehimore’

Nga Brenda Fowler

9 Mars 1991

Nga frika e një epidemie midis mijëra refugjatëve shqiptarë që flinin në ambiente të hapura në kushte skandaloze pranë dokut, policia italiane filloi t’i mbledhë ata këtë mbrëmje për t’i zhvendosur në shkollat lokale për të kaluar natën.

Kjo masë paraprake, u duk se ishte hapi i parë në premtimin e Qeverisë Italiane, të bërë më parë gjatë ditës për të gjetur strehim të përkohshëm për rreth 20.000 shqiptarë, të cilët kanë lundruar me anije të mëdha dhe tejet të ndryshkura përtej Adriatikut, në këtë rajon dhe në qytetet e tjera bregdetare italiane, në ditët e fundit për të kërkuar punë dhe strehë.

Por një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme, përsëriti sot se ata që nuk plotësojnë kërkesat për azil politik ose që nuk kanë vizë për të hyrë në Itali, do të riatdhesohen përfundimisht. Ankesa vjen nga Komisioni i Kombeve të Bashkuara.

Në një deklaratë të lëshuar në Gjenevë, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, i bëri thirrje Italisë të përcaktojë nëse shqiptarët kualifikohen për statusin e refugjatit politik, përpara se t’i kthejnë ata përsëri për në vëndin e tyre.

Aksioni për të strehuar shqiptarët, disa prej të cilëve kanë qenë këtu për një javë, ishte hapi i parë vendimtar i ndërmarrë nga autoritetet në këtë qytet-port jugor, me 92.000 banorë. Rrugët e ngushta të të cilit përreth zonës së portit, janë të mbushura me rreth 16.000 shqiptarë, kryesisht të rinj burra në të 20-at dhe 30-tat e tyre, por edhe familje me fëmijë.

“Gjatë natës ne do të zhvendosim të gjithë shqiptarët në 38 shkolla lokale”, tha Raffaele Belardi, Ministri Rajonal i Mbrojtjes Civile të Brindizit, pas një takimi në mbrëmje me zyrtarët e urgjencës dhe ata lokalë. “Nesër në mëngjes midis ores 8 dhe 9 ata do të marrin mëngjesin dhe midis orës 12 dhe 14, 7.000 prej tyre do të marrin një drekë të nxehtë dhe pjesa tjetër do të marrin një drekë të ftohtë”.

Policia tha se kishte gjithashtu rreth 2000 shqiptarë në Monopoli, 1.200 në Bari dhe dhjetra të tjerë, në qytete të tjera bregdetare të rajonit të Puglias. Megjithëse zyrtarët kishin thënë më herët se asnjë anije nuk do të lejohej të ankorohen këtu, policia tha se anije të vogla vazhduan të mbërrinin sot, duke sjellë shumë shqiptarë.

Por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Alessandro Di Franco, tha se roja bregdetare po përpiqej të kthente anijet që mbërrinin nga Shqipëria, dhe se Italia i kishte bërë thirrje këtij vendi të ndalonte eksodin dhe të lirojë, 215 të burgosur politikë.

“Kjo do të konsiderohej një shenjë që do të zbuste dëshirën e madhe për t’u larguar nga Shqipëria”, tha Z. Di Franco.

Ndihma e Urgjencës për Shqipërinë

Qeveria Italiane u zotua gjithashtu të japë rreth 9 milion dollarë ndihmë emergjente për Tiranën, në formën e ushqimit dhe ilaçeve, në një mbështetje për programin e liberalizimit të Presidentit shqiptar, Ramiz Alia. Korrikun e kaluar, Italia, priti më shumë se 3.000 shqiptarë që kishin kërkuar strehim në ambasadat perëndimore në Tiranë, por shumica e tyre shkuan në Gjermani.

Kjo skenë, këtë mbrëmje ishte vetëm një nga qindra të tilla, nga kaosi festiv, ndërsa bllokimet e trafikut të ambulancave boshe, kamionëve të transportit dhe autokolonave të policisë, u zhvilluan në rrugët e ngushta të zonës së portit, rreth grupeve të shqiptarëve me fytyrë të zymtë dhe italianëve kuriozë.

Pantallona dhe xhaketa blu të konsumuara që dukej se vinin nga një ideologji dhe epokë tjetër, flaken tej në rrugicat e pasme të Brindizit. Pasi ato hidhen atje nga shqiptarët, këta të fundit marrin nga italianët vëndas, pantallona të shkurtra ose xhupa të rinj.

Para një shkolle, një grua italiane vendase, qëndroi te porta e mbyllur duke i lutur një roje që të lejonte një familje shqiptare me një fëmijë të kalonte natën në shtëpinë e saj. “Ne duam të ndihmojmë, por gjithçka është kaq e paorganizuar”, tha ajo.

Në një cep tjetër, një grup të rinjsh shqiptarë nga porti i Durrësit, nga i cili janë larguar shumica e anijeve, folën për kalimin e tyre 40 orësh, në një anije që dikush kishte komanduar duke i drejtuar një pistoletë kokës së kapitenit, duke shpresuar për të gjetur punë.

“Vetëm imagjinoni, që ka me mijëra pistoleta nëpër duar, në të gjithë Shqipërinë dhe ne kishim vetëm 3 në këtë anije”, tha Nini Toçi, një mekanik 27-vjeçar, i cili tha se kishte ardhur në Itali, me disa miq, sepse besonte se ishte një vend i pasur dhe se kishte punë këtu.

Një grua në grup dukej e tronditur, kur u tha se shumë shqiptarë mund të duhej të ktheheshin, nëse nuk kualifikoheshin si refugjatë politikë, sipas Konventës së Gjenevës.

“Të gjithë ne jemi refugjatë politikë”, tha Elsa Shuka, një nënë 33-vjeçare, e cila tha se kishte kaluar natën e kaluar në det të hapur me burrin e saj dhe fëmijët 6 dhe 11 vjeç. “Unë jam një emigrante politike dhe ekonomike”.

Ndërsa ajo fliste, një Fiat i vogël i kuq, u ngjit në bordurë dhe një djalë italian, doli nga dyert e saj, për t’u dhënë shqiptarëve kremin e rruajtjes, një brisk dhe pak sapun. Nëna e djalit, Irene Cecchini, u shpreh: “Unë nuk mendoj se ata duhet të lejohen të qëndrojnë në vendin tonë, por unë dhe njerëzit e Brindizit po përpiqemi t’i ndihmojmë”.

Por tensioni ishte i dukshëm në pjesë të tjera të qytetit. Policia dhe punonjësit e ndihmës, thanë se spitalet ishin të mbushura me shqiptarë, që kishin pësuar lëndime të lehta dhe rrugët pothuajse vazhdimisht po kryqëzohen nga ambulancat. /Memorie.al

 

o.j/dita

Share This Article
10 Comments
  • popull karikatur . s’ka asgje dramatike dhe te sinqerte . thjeshte sic thuhet sot…show . ndihmohet dhe nga propaganda sa idiote aq dhe perverse perendimore . socializem (komunizem), do te thote . pasuri per te gjithe bashkekombasit, kapitalizem, pasuri vetem per nje grusht shurraqesh dhe plehrash me “morral” te epokes se…gurit, qe justifikohen me fjalet me idiote dhe te thjeshta…”e ka trashegim”, ose…”eshte i zoti” .

  • Pertej lavderimeve per ´miqesiné etj etj , harrohet se si u priten ato dite vertete shqiptaret: si shtanz, ne stadium per ore te tere , pa mundesi as me dhi !
    Harrohet se per kete italia nuk ishte pa faj, mbasi fale agresionit fashist mbi shqiperine, mundesoj vellavrasjen edhe ardhjen enje sistemi shtypese ne Shqiperi siç ishte sistemi komunist.
    Italia nuk eshte aq pa pergjegjesi ne katastrofen qe solli keto mija shqiptare aty ate dite, eshte bile faktori kryesor per katastrofen tone!
    Po shqipet harrojne shpejt… prandaj tallet bota me ta, se po te vras nje here ne vendin tend, po te vras ne deti siç ndodhi me Sybillen, po te vras ne kufi siç ndodhi per shume femije tone, edhe prape shpetimtar?! Jo nuk shkon!
    Po derisa te behen shqipet me pasur inatin e Israelit per shembull qe nuk le kur asgje pa marr hak, duhet disa gjenerata!

  • Ikni o bira kurve se po ju shikojm kemi 30 vjet si visheni ju ne amerik nxierin per shitje dhe atlete te grisura, te hysh ne mbroc te vrasin pastaj te kontrollojn xhepat fukarallikun qe shikon ne Amerik nuk e gjen as ne vendet e Afrikes , ju kemi par atje kemi jetuar me ju , shani ju bira kurve gazeta muti ka ber shkrim per refugjatet , i strehuam ne jetimore ne jetimoren epidhit te motres tende , shqiptaret rrinin 10 mij vet ne stadium dhe buken ja hidhnin me helikopter sikur ishin kafsh tregoni ju per ket sistem shkerdhat , u mbyllen uzina fabrika kombinate se deshem te beheshim si ju dhe u detyruam te marim rruget si 40 milion italian dikur dhe shum te tjer sot , duan te ofendojn nje popull kta bira kurve qe kan 30 vjet qe ky popull i lepi bythen , dhe kta kan sjell 200 milion dollar me. Dima dhe ato qe kan sjell i kan shoqerur me nja nje mij specialist nga pas qe na msonin si te milej lopa ne qe e kishim mjel qe kur nuk njihej gjekundi amerika , ky shtet shkerdhat qe bashk me perbuzjen na solli krimin korrupsionin shkaterrimin total te kti vendi perbuzjen dhe na ka vasalet e vet. NE mes te ballkanit dhe tall bythen me ne , qe na drejtojn superkeiminelet mafjozet dhe antishqiptaret qe naj la ne qaf ky shtet shkerdhat me Kapterin e cias rairsonin qe erdhi nga beogradi , shtet aleat shtet i bythes.

  • Qofsha i gabuar por qofte Amerika Makartiste qofte Europa Raciste…
    .
    ishin te interesuar qe renia e ashtuquaturit komunizmin ne Shqiperi te ishte sa me spektakulare dhe ashtu e bene..

    .
    Fakti qe ne 1992-1997 ndihmat ekonomike euro-atllantike ishin pothuaj Zerooooooooooo..
    .
    Fakti qe ne periudhen pas zhdukjes shtetit shqiptar nga miqte ( e leshit) pra 1997-2021 kane ikur 10 fishi ( only one direction ticket) ne krahesim me 1991-1992 tregon sa bastarde jane perendimoret me nje vend liliput qe nuk i kalon 2.5 miljon banoret
    .
    Or NYT -si !!
    Jeni megjithemend leter higjenike si thote per ju krimineli Saleh Berishaj qe ju per cudi nuk u hapet sqepin

    Boll me dasem ne varreza !
    .
    Ndyresia juaj eshte qe mbuloni faktin qe Amerika nuk ka investuar asnje koker gozhde per ate vend te pakten qe ne 1997 qe e dogjet ate vend….Oh me falni.se kur mbaroi para kohe lufta me Kuvajtin ato ushqime qe ju tepruan nuk i groposet se kushtonte..as i kthyet mbrapsht por i cuat “peshqesh” ne Shqiperi se ju binte hesapi me lire..

    Turp qe festoni menxyra kombetare
    ne nje kohe qe nuk e ndihmuat ate komb fare

  • Amerika ka sjell vetem krimin korrupsionin dhe 3500 muxhahidin terrorista nga amerika edhe mbetjet toksike kur i ngeli anija ne oqean me mbetje radioaktive , serbit i shet tanke avion dhe grekut ne na jsp xhipa me kallash siper , shtet pler e popull gomar qe ka 30 vjet qe i lepin bythen , 30 vjet kte vend ambasada amerikane e ka drejtuar kta kan futur mutin kta kan mbrojtur kriminelet si sali. Berisha e te tjer boll qe ishin te bindur me ambasaden amerikane dhe fatet e kti populli dhe kti vendi ja kishin len amerikes dhe kjo e fundit ka sjell vetem mbetje toksike na ktheu ne grop radioaktive dhe muxhaidin , ky popull andertal therret rroft amerika se kan hall ti ruaj amerika , nuk forcojn ushtrin ti dalin vet vendit per zot po rrin i lepin bythen ambasades amerikane , dhe ajo ka 30 vjet qe i mban varur ket popull si nje te droguar , s’ kish faj xhaxhi i futi shqelmin ne byth amerikanve dhe anglezve , por drejtoj vet pa e diktuar lloj lloj shteti shkerdhat si çbejn sot, mir keq e kishim mes vetes .

  • Cfar lloj miqesie kemi ne me Shtetin Amerikan ,
    sepse eshte vertet per tu cuditur kjo lloj Miqesie

    ku Amerika merr nga Shqiperia cfat i do bytha dhe nuk i jep asgje ,si shkembim !

    Vec ksaj , nuk ngelli rrace Ambasadoresh me Pasaport Amerikane qe bian ktu ,
    mos te tallin menderen me Shtetitn Shqiptare !!!!

    Kjo eshte Marrezi por kur Miqesi . Ata e kultivuan dhe na e lane ne dere salih berishen kte Diktatore dal nga shpellat
    dhe pasi shberi gjithe institucionin e Drejtesise e la Shqiperine ne meshiren e bandave te Krimineleve Pd Lsi

    dhe per cudi gerthasin per Kriminele ne medie , a thu nuk i njohin kriminelet ?

    Un nuk shof asnji baze Miqesie kur Miku ta mban gjate gjithe kohes Gishtin ne Bythe .
    Kjo quhet shqip .

    Bythqirllek !

    Te gjithe e dijne se krykriminelin e vendosi President Amerika ,
    e mbrojti para arrestimit duke ven Veton e saj me 97 –
    kur Finokiot e PS-se gjasme donin ta arrestonin
    dhe e risolli ne pushtet perseri Amerika

    duke e nxjer Lsi-ne meten nga ilegaliteti ( si gjasme i majte e socialist ,te cilin e mbanin si xhoker nen menge )

    Pra ber nji bilance te Politikes se Miqesise del qe
    eshte bere dhe vazhdon te bejne me ne nji

    Politike te Dinakerise .

    Shifeni si del hapur Koreanja si me qen nji Mafioze lol
    e ha e pi qellimishte para te gjitheve me nji Shkerdhate

    te tipit bashah ,nji Kriminel nji njeri ordiner , qe njihet lush eshte ,
    pse ??????
    Sepse do ti tregoj shqiptareve se ke mbeshtet Amerika !
    Pra Amerika mbeshtet bandat e Kriminelit berisha ne Shqiperi
    dhe Spak eshte thjeshte nji humbje kohe ,nji Alibi mi vjedh
    kohen shqiptareve .

    Eshte vertet e trishtushme ,por mjerishte Realitet .

    Amerika ne na konsideron si” Miqe ” per aq kohe sa do
    ta ket gishtin e ngrohte futur bythes se shtetit Shqiptare .

    Bo vaki e terheqim , te bene Siri lol .
    Ja kta lloj miqesh kemi .

    E rendesishme shume kte zgjedhje eshte te bashkuarit e gjithe shqiptareve per te mbrojtur Shqiperine dhe tregojme

    Mafiozeve nderkombetare se nuk jemi nji popull qe mundet ti perdorni si skllever dhe shkaterroni jeten ju me bandat e Shpellarit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *