Shkrimtari i madh kolumbian Gabriel Garcia Marquez është shtruar në spitalin e Qytetit të Meksikos, për shkak të problemeve shëndetësore.
Sipas raportimeve të mediave latine, shkrimtari 87-vjeçar është prekur nga një pneumoni dhe është ndjerë keq papritur, duke detyruar njerëzit e afërt që ta çojnë në spital.
I mirënjohur për librin “100 vjet vetmi”, Marquez përshëndeti për herë të fundit shtypin dhe admiruesit e tij më 6 mars, kur mbushi 87 vjeç, tre ditë para vdekjes së vëllait të tij Gustavo.

Duke deshiruar sherim te shpejte kam zgjedhur gjashte shprehje te Markez :
1. Nuk besoj ne Zot, por e kam frike.
2. Parate jane jashteqitje e djallit.
3. Dhe te kujtosh gjithmone se me e rendesishme ne nje martese nuk eshte lumturia por qendrushmeria.
4. Nje burre e kupton kur fillon te plaket : kur fillon te ngjaj me te atin.
5. Te gjitha qeniet njerezore kane tre jete : publiken, personalen dhe sekreten .
6. Ai qe pret shume , nuk duhet te pres shume .