Shkrumbohet mjeti në Llogara, shpëtojnë udhëtarët

Dita

Një automjet është përfshirë nga flakët në zonën e Llogarasë të qytetit të Vlorës, e për pasojë është shkrumbuar i tëri.

Ngjarja fatmirësisht nuk është shoqëruar me të plagosur.

Nga raportimet paraprake thuhet se personat që udhëtonin me të e kanë ndjerë erën e të djegurës dhe e kanë braktisur shumë shpejt automjetin.

Mësohet se më pas është shkaktuar trafik në aksin ku ndodhej automjeti i shkrumbuar, por makinat e tjera nuk janë penguar në lëvizjen e tyre në të dyja kahet.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *