Shkrumbohet nga flakët një autobus në Rrugën e Kombit (Video)

Leda Hysa

Një autobus me udhëtarë i linjës Tiranë-Prishtinë ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.

Ende nuk dihet shkaku që ka sjellë përfshirjen nga flakët të autobusit, por shoferi e ka pikasur duke hapur krahun, ndërsa pasagjerët kanë dalë me shpejtësi jashtë në panik.

Top channel ka siguruar pamjet ekskluzive të autobusit në flakë, ndërsa raportohet se asnjë prej pasagjerëve nuk është lënduar, pasi u larguan me shpejtësi.

Ngjarja ka shkaktuar trafik për disa minuta, ndërsa policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

l.h/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *