Një automjet i tipit ‘Porsche Panamera’ është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së enjtes në aksin Thumanë-Kamëz.
Nga dyshimet paraprake policore, makina mendohet të ketë qenë me impiant gazi dhe se shpërthimi në flakë mund të ketë ardhur nga ndonjë rrjedhje e mundshme gazi.
Dy djemtë që gjendeshin brenda makinës kanë zbritur menjëherë dhe nuk kanë pësuar gjë.
s.a/dita
