Këshilli Bashkiak i qytetit të Shkupit në Maqedoni, është përfshirë sot në një debat për shkak të zbulimit të monumentit të “Shqiponjës” në Fushë Tophanë, si dhe për planin e ndërtimit të kryqit në Komunën e Butelit.
Idriz Orana, këshilltar i Partisë Demokratike Shqiptare, (PDSH) kërkoi shpjegim nga kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, për vendosjen e tyre në këto dy vende, pa u miratuar më parë nga Këshilli i qytetit të Shkupit.
Orana i konsideroi absurde këto vendime dhe sqaroi se këto kompetenca janë të këtij Këshilli dhe jo atij të Butelit e Fushë – Tophanës.

Por Trajanovski tha se Shkupi nuk ka një inspektorat për ndërtime dhe inspektoriatet që ekzistojnë janë në nivel komunal. Ai shpejgoi se në rastet kur një ndërtim është i jashtligjshëm duhet t’i drejtohemi inspektoriatit shtetëror.
Megjithatë, këshilltari Orana insistoi se vendet ku duhet të vendosen këto vepra janë kompetencë e qytetit të Shkupit dhe vendime të tilla miratohen nga këshilli i këtij qyteti.

Reformimi i simbolit nacional ku ne mes te shqiponjave te vendoset kryqi esht nje sherbim qe i sherbehet te vertetes ku maqedonia e sotme nje emertim qe i takon shtetit grek dhe nje teritor qe i takon si shqiperise ashtu dhe serbis jugore kjo permblidhet nga car stefan dushan qe sundimin e tij e shtriu deri ne igumenice e pertej janines dhe monumentet e tij ne vend qe ne pasardhsit e tij ti vendosim ne vendin ton kte e bejn maqedonet per shkak te pushtimit turk dhe mosmarveshjeve e divergjencave mes myslimanizmit e ortodoksizmit!
Serbia e shkiperia e cerna gora jan nje,pavarsisht pushtimit turk qe na ndau nga kisha serbe qe u shtri deri ne igumenice dhe ndryshimeve gjuhesore ku njeher thuhet hajde dhe tjetra quhet vjen apo ec ktu!