Shkupi i gatshëm për mbledhje të qeverive me Kosovën dhe Shqipërinë

anazapta

Seancat e përbashkëta të qeverisë së Maqedonisë me qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës janë ende në përgatitje e sipër. Agjencia e lajmeve, Zhurnal, citon zëdhënësin e qeverisë maqedonase, Muhamet Hoxha, i cili shprehet se nuk ka pasur pengesa për organizimin e seancave të përbashkëta me qeveritë e dy shteteve, por tani janë krijuar kushtet duke pasur parasysh faktin se në të dyja shtetet po zhvillohej procesi zgjedhor.

po ashtu, nga qeveria e Maqedonisë thonë se ka gatishmëri nga të gjitha palët dhe se janë në kontakt të vazhdueshëm me qeveritë e të dyja vendeve për të caktuar datën dhe temat e diskutimit që do të kenë karakter rajonal ndërsa do të jenë në shërbim të qytetarëve.

Mbledhjet e përbashkëta të qeverive të vendeve të rajonit realizohen në kuadër të bashkëpunimit rajonal si parakusht për euro integrimin.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *