Shkupi reagon ndaj thirrjeve raciste të ushtarëve grekë: BE të mos heshtë

Bledar Lumani

Qeveria maqedonase ka reaguar pas publikimit të një video, në të cilën komandot grekë fyenin maqedonasit, shqiptarët e turqit.

Shkupi kërkon një ndjesë zyrtare nga Athina, pasi këto raste janë të përsëritura.

Është shqetësues fakti për raste të tilla jocivilizuese dhe të pahijshme që paraqiten me vite të tëra dhe përsëriten në Greqi, ndërsa opinion nuk kujton që ndonjëherë ka pasur ndonjë falje publike zyrtare apo distancim të autoriteteve greke.

Sigurisht se i nuk pengon fakti kur maqedonasit, shqiptarët dhe turqit lënë paratë e tyre si turistë”, thuhet në reagimin e qeverisë së Shkupit.

Kjo e fundit ka kërkuar nga BE që të mos heshtë, pasi po toleron thirrje raciste dhe kërcënuese.

“Gjeneral, maleve pa bukë e pa ujë, ne do pimë vetëm gjak turku , gjak maqedonasi , arabi dhe shqiptari”.

Ky ishte teksti i këngës së komandove grekë, në një video të publikuar së fundmi në Youtube.

Qeveritë shqiptare dhe turke ndërkohë, nuk e kanë parë të udhës të reagojnë./b.l

Share This Article
7 Comments
  • Gjithnjë diplomacia maqedonase është më agresive? Qeverite tona kanë qënë dhe janë të tulatura? Nuk e di pse,por n.q.s komandot tona do te kendonin “do pimë gjak greku” atehere me siguri grekët do te tërbonin dynjanë!? Heshtja jonë nuk tregon dinjitet dhe integritet,nuk flet për shtet serioz dhe politika mbrojtëse serioze,as për qeveri e politikë te jashtme serioze. Shkurt ,jemi një republikë dhe shtet petullaq!? Këndoni o komandot e grekut por,herë tjetër kompozoni një këngë për qeveritarët pederastë shqiptarë!?

  • Jane shenja inferioriteti qe I perkasin shtreses se ulet Greke ..Un jetova shume vite ne Greqi dhe shumica e Grekeve nuk kane asnje problem me Shqipetaret dhe njoh shume veta qe kane bere krushqi ….Gjithe problemi ishte sa ishe I afte ti te integroheshe ne jeten e tyre pa krijuar probleme …

  • Bravo Greqise ruan traditen e miqesise GREKO-ARVANITASE-SERBE keta Bullgare e keta Turq te shqiptarizuar tashme nuk jane vecse bubureca e vegla te Osmanizimit e niper te Sulltan Taip Erdogan!Kurse Bullgaret vegla te Nazizmit Hitlerian!!

  • na rrofshit topin e mato grudes,po do vi dhe dita qe qeverria shqiptare do reagoi,keta te skleposurit,qe tani po mbushin barkun me buk,thot nje fjal popullore,qe ruhu nga zengjini ri,se sdin vleren e lekut se eka ber pa djerse,dhe i duket sikur i ka te gjith njerzit posht kemve,zgohu shqiptare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *