Nga Elidor Mëhilli
30 vite më parë, në shkurt të 1991-shit, rrëzohej në shesh shtatorja e madhe e Enver Hoxhës. Ka kohë që ngjarja është kthyer në kujtim të largët. Ka mjaft njerëz që kanë lindur, janë rritur, e nuk e kanë jetuar fare atë periudhë. Ashtu siç ka plot të rinj e të reja që protestat kundër qeverive sot u duken të zakonshme.
Por nuk ishte e zakonshme të protestoje ato kohë, as të thërrisje në shesh për gjëra të munguara por abstrakte si “demokraci” apo “liri”. Këto fjalë ishin të mëdha, por amorfe. Pushteti ishte sklerotik mirëpo përreth kishte njerëz që ushqeheshin prej kohësh me oportunizëm. Kështu që thirrjet u kopjuan shpejt e shpejt nga gojët dhe pankartat e studentëve, u sajuan si armë politike.
Sot e kuptojmë më mirë problemin: Shumë prej atyre që dolën si forca demokratizuese asokohe kishin esencë autoritariste, si dhe vetë pushteti më të cilin patën bashkëjetuar—si mund të ishte ndryshe në një vend totalitar? Jo shumë kohë më vonë, frontet mendore do të ngurtësoheshin në “komunistë të pandreqshëm” dhe “anti-komunistë të bindur.” Të mos u bindeshe këtyre kategorive, e sidomos njëshave të palëve, rrezik përfundoje edhe ti armik.
Gjetje jo shumë e mençur historiografike kjo, por politikisht armë e fuqishme dhe shpartalluese, sidomos në një kontekst ekonomik të vështirë si ai i viteve ‘90. Prandaj edhe sot, 30 vjet më pas, një pjesë e madhe e debatit politik, shoqëror dhe mediatik shqiptar duket se ka ngecur tek ndasia “komunist” dhe “anti-komunist”. Bota ka ndryshuar e vazhdon të ndryshojë rrëmbimthi, por ky binom shqiptar paska qenë kokëfortë.
Edhe këtë 30-vjetor, si përvjetorët e tjerë, ka mundësi të dëgjojmë të njëjtat gjëra nga të njëjtat figura politike që janë përgjegjëse për situatën ekonomike dhe shoqërore ku është Shqipëria në vitin 21 të shekullit 21.
Do thonë gjëra të përgjithshme të tipit: “Kjo është një ditë historike, simbolike, e rëndësishme, etj., që i vuri shkelmin diktaturës”. Po kaq. Pas kësajdo ndahen shpejt e shpejt sipas kampit përkatës politik. Ca mbase dhe do shahen mes veti siç kanë bërë ritualisht prej vitesh.
Njëra palë do bërtasë “Ju jeni neo-bllokmenë, djemtë dhe vajzat e Bllokut që u munduam të përmbysim”. Një ish-kryeministër mbase do i quajë kundërshtarët e vet “bastardë” e “gjakpirës”, siçka bërë në përvjetore të tjera. Tjetra palë ka të ngjarë t’i kthehet ish-kryeministrit duke i kujtuar drejtësinë e mohuar, krimin e organizuar.
Mbase do thuhen fjalë të mira për studentët dhe minatorët e viteve 1990-1991 pikërisht nga pushtetarët e sotshëm që studentët dhe minatorët e vitit 2021 nuk i kanë në listë fare, madje ca i përçmojnë. Jemi në prag zgjedhjesh; lufta bëhet e ashpër. Ndërkaq, Shqipëria është demografikisht e tkurrur, e stërlodhur nga Koronavirusi,nga privatizimi hileqar i të tashmes.
Politikanët do i vendosin fjalët e tyre në rrjetet sociale, ku do mblidhen çetat përkatëse e do e përmbysin edhe ato nga një kupë të vogël me helm. Mbase do jetë edhe ky një tjetër përvjetor kur shumëkush do kthejë sytë nga e kaluara si ndaj një fushe betejepartiake.
Por e kaluara nuk i përket as njëshave të partive, as partive.
Le ta shohim shkurtin e vitit 1991 si një lloj mikrokozmosi të Shqipërisë ndër 30 vite. Si qindra mijëra shqiptarë të tjerë, protagonistë të atyre muajve i gjen sot jo vetëm në politikë dhe në media, në OJQ-ra apo institute, nëpëruniversitete apo në jetë private,por edhe në mërgim.
Gjen në këtë histori komplekse edhe idealistë të dikurshëm, siç gjen edhe oportunistë apo ustallarë të mashtrimit. Gjen njerëz që dikur u treguantë guximshëm në kohë të frikshme, që dolën nëshesh në një kohë kur të quanin armik e spiun thjesht se mendoje ndryshe.
Shumëkush u zhgënjye, mbase edhe u harrua. Ca e lanë vendlindjenpër të ndërtuar një jetëjashtë ku duhej filluar gjithçka nga zeroja—me gjithë mundin dhe sakrificën qëdonte kjo punë e që ende nuk u vlerësohet. Pakkush flet për ta nëpër përvjetore. Mantelin e historikes e mbajtën më të zhurmshmit e më skuthët.
E vërteta është se çfarë ndodhi në shesh, në shkurt të 1991-shit, ka qenë një moment nga të rrallët në historinë e atyre viteve kur qytetarë të zakonshëm e pa ndonjë farë pushteti vepruan përtej kontrollittë palëve. Jo sei shpikën mekanizmat e historisë, as nuk u kurorëzuan fitues. Të bësh një kthesë mbase nuk ështëvendimtare për një vend, poras nuk është pak.
Që prej asaj kohe, më të zhurmshmit janë munduar ta konfiskojnë atëepisod, ta bëjnë të tyrin, ta ngjyrosin me bojra partiake, ta privatizojnë, siç janë privatizuar territoret dhe partitë. Por shkurti u ka shpëtuar e u shpëton prej duarve. Nuk është i tyre. Shkurti ështëi shpresës.
