Në miqësinë time falë bashkëpunimeve të shumta me këngëtarë kam patur fatin dhe privilegjin të njoh nga afër edhe shumë artistë të mëdhenj dardanas, ndër të cilët do veçoj këngëtaren më të përzemërt të krejt trojeve shqiptare Shkurte Fejzën.
Sa i takon vlerave të saj njerëzore mund të them me bindje se është një zonjë e kompletuar ku ka merita të veçanta për këtë, por ajo që më bën të ndihem më shumë se krenar për këtë miqësi është rrugtimi i vështirë i saj në karrieren artistike si këngëtare shqiptare në një kohë dhe hapsirë me liri të cunguar, e ku gjithçka censurohej nga shteti sllav nën juridiksionin e të cilit gjendej toka dardane e para luftës, kohë në të cilën u formua si këngëtare profesioniste dhe mjaft e dashur, Shkurte Fejza, legjenda e frymës së patriotizmit dardan që ndezi dhe ushqeu shpirtin e të gjithë shqiptarëve me ndjenjën kombëtare, duke kuruar edhe plagët më të thella me të cilat u ndëshkua populli i pa faj i Kosovës.
Shkurte Fejza është padyshim edhe një ndër këngëtaret më të talentuara të shekullit XX-të, pasi ajo me zërin e saj brilant në kushtet e një teknologjie gati primitive, arriti të përcillte në publik këngën në mënyrën më natyrale, dhunti kjo e lindur dhe rritur bashkë me të, gjë që sot është e rrallë ose gati e pamundur ta shohim, apo ta takojmë në pafundësinë e këngëtarëve që dekadat e fundit zbuluan për ne, pasi shumë prej tyre janë këngëtarë të varur nga teknologjia dhe krejt pak guxojnë të këndojnë live para publikut.
Ditë më parë, rastisi të ndjek në një regjistrim video një këngë të vitit 1974, ku Shkurte Fejza këndonte për herë të parë në moshë fare të njomë. Ajo që të binte në sy më së pari, ishte menaxhimi skenik si profesioniste e vërtetë me një qëndrim dhe saktësi në koordinimin e këngës me muzikën, e tek këndonte me atë zë të bukur e me plot kuptim, duke dominuar edhe mbi muzikën e orkestrës që e shoqëronte atë, sa çdo kuj do t’i binte në sy
talenti i saj i rrallë, aq më tepër në kushtet e asaj kohe ku gjithçka realizohej në mënyrën më natyrale të mundshme e me një teknologji jo të zhvilluar.
E them me bindje se ajo periudhë ka prodhuar idhuj të këngës dhe talente që koha i ka ngritur në piedestalet më të larta, që në rastin e Shkurte Fejzës mund të them se falë meritave të saj, qëndron në atë panteon si një këmbanë që ngre peshë zemrat dhe shpirtin e të gjithë shqiptarëve, duke i emocionuar me këngën e saj shumë të spikatur me frymë patriotizmi dhe kujtesën historike që mbartin pothuajse të gjitha këngët e repertorit te saj.
Një tjetër karakteristikë e kësaj këngëtareje është serioziteti i një fisnikeje shqiptare në skenë dhe në këngë, në veshje e në qëndrim, pa anashkaluar zërin e saj tejet të veçantë, gjë që e bën atë tepër të dashur për publikun, sidomos atë dardanas, i cili në këngët e saj, sikur gjente ilaçin shpresëdhënës për ditë më të bardha.
Falë edhe përvojës së saj artistike, ku shumë herë është përndjekur dhe penguar në rrugëtimin e saj, ajo e dinte fort mirë se shtypja dhe presioni psikologjik mund të mposhtej vetëm me punë dhe këmbëngulje, ku veç mbështetjes së familjes, Shkurte Fejza kishte mbështetjen e krejt popullit të Kosovës, i cili nuk e braktisi për asnjë çast edhe në momentet më të vështira.
I privilegjuar nga afrimiteti miqësor me këtë këngëtare dhe artiste të madhe, pata fatin të njihem edhe më në brendësi me rrugëtimin artistik dhe repertorin e saj, ku e them me bindje që Shkurte Fejza është një nga këngëtaret me repertorin më të pasur me një pafundësi albumesh, ku dominon qëndresa dhe etja e popullit të Kosovës për liri në kohën e para luftës, si dhe mjaft këngë në të cilat janë përjetësuar bijtë dhe bijat më të mirë të Kosovës.
Një arkivë e gjallë, e cila nuk reshti kurrë për të dhënë sa më shumë nga vetja, e për të qenë sa më afër spektatorit të saj më të dashur në vendlindjen e saj e me gjerë.
Kjo ka bërë që në pafundësinë e këngëve të gjejmë bashkëpunime me artistët më të mëdhenj, poetë e kompozitorë të shquar ne lëmin muzikor e këngëtarë të suksesshëm, bashkëpunime të cilat i kanë rezistuar kohës, duke u bërë hite të pavdekshme në memorien e publikut mbarë shqiptar.
Këngëtarja Shkurte Fejza është njëkohësisht edhe një pishtare e gjallë e trashëgimisë sonë kulturore në lëmin e këngëve epike, të cilat mbartin gjithashtu vlera të mëdha shpirtërore të shprehura aq bukur e me mjeshtëri në këngët dhe repertorin e saj të mrekullueshëm.
Nëpërmjet këtij dedikimi, Shkurte Fejzës i shpreh mirënjohje të thellë për punën e palodhur, durimin, sakrificën dhe sukseset e saj pa fund, kësaj bije shqiptare që fliste, këndonte e gëzonte zemrat e shqiptarëve në gjuhën e nënës, të lashtë e të ëmbël shqipe.
Me bekimin e Kosovës dhe dashamirësinë e të gjithë shqiptarëve gëzofsh e këndofsh për ditë më të lumtura, ku shqiptarët të mblidhen bashkë rreth sofrës si një familje e madhe, e t’i rrisin bashkë fëmijët në trojet tona të bashkuara.
Me respekt e mirënjohje Ramazan Çeka.
Prill 2020

TE KENFOFTE ZEMRA O SHKURTE FEJZA SHQIPTARIA !
– Nje snalize fantastike per nhe kengetarw legjendare mbare kombetare !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Te lumte penda e te ndrite mendja edhe ty o Ramazan Ceja ne kete muaj Ramazani!
Askush nuk nderon si i nderuari!
E Shkurte Fejza me shume se cilido kengetar tjeter mériton titullin “ Nderi Kombit “ cka do ta nderonte me shume kete titull se vete kete Legjende te kenges popullore,e qytetare shqiptare dhe te atdhetarise kombetare!
Te kendofte zemra gjithmone o batería e zemrave te atdhetarise shqiptare kudo ne Bote Shkurte Fejza Shqiptaria !
Krenar per ty moter Shkurte!
Nje urim i vonuar
TE KENDOFTE ZEMRA O SHKURTE FEJZA SHQIPTARIA !
– Nje snalize fantastike per nhe kengetarw legjendare mbare kombetare !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Te lumte penda e te ndrite mendja edhe ty o Ramazan Ceja ne kete muaj Ramazani!
Askush nuk nderon si i nderuari!
E Shkurte Fejza me shume se cilido kengetar tjeter mériton titullin “ Nderi Kombit “ cka do ta nderonte me shume kete titull se vete kete Legjende te kenges popullore shqiptare dhe eatdhetarise kombetare!
Te kendofte zemra gjithmone ore batería e zemrave te atdhetarise shqiptare kudo ne Bote Shkurte Fejza Shqiptaria !
Krenar per ty !
Kjo eshte njew zonje e kenges popullore.
Me vjen keq qe armata e sotme e striptisteve te muzikes nuk e moren per model.
Nje grua dardane me tiparet me fisnike te shqiptarise.
Urimet më të sinqerta z.Ramazan për shkrimin për Shkurte Fejzën!
Shkurta është këngëtare e madhe. Ikonë e këngës epike dhe lirike. Këngëtare e madhe, zë i veçantë dhe i pa përsëritshëm. Intelektuale, patriote dhe atdhetare e flaktë. Ajo është nder për gjithë shqiptarisë. Jetë të gjatë dhe krijimtari të mëtejshme Shkurtës!