Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur zyrtarisht garën për koncesionin e segmentit rrugor Millot-Balldren.
Kontrata PPP do të synojë ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës për një periudhë 13-vjeçare, ndërkohë që vlera e parashikuar e projektit arrin në 161.5 milionë euro, ose rreth 20.187 miliardë lekë.
Ofertat do të priten deri më datën 14 Shtator, ndërkohë që e avantazhuar në garë do të jetë shoqëria “A.N.K”, e cila ka marrë bonusin prej 8.5% pas kryerjes së studimit të fizibilitetit për këtë propozim të pakërkuar, raporton scan.tv.
Fondi për fituesit do të shpërndahet në një distancë të gjatë kohore, ndërsa pagesa e parë e këstit ndaj koncesionarit do të bëhet vetëm kur ai të ketë përfunduar së paku ¼ e punimeve.
Autostrada e re do të ndërtohet me standarde ndërkombëtare të kategorisë A, me një gjatësi rreth 17.2 kilometra, me 6 korsi nga të cilat dy janë të emergjencës. Ndërsa rrugët sekondare ndërlidhëse që do të ndërtohen kanë një gjatësi totale prej 9.5 km.
Shpejtësia maksimale e projektuar është 100 km/h, ndërsa trafiku mesatar diton llogaritet në rreth 1 mijë automjete.
Ky investim pritet t’i japë një zgjidhje përfundimtare trafikut në zonën urbane të Lezhës dhe kryqëzimin me Shëngjinin si dhe do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit në superstradën Shkodër –Tiranë. Ky aks lehtëson gjithashtu komunikimin me shtetin fqinj Malin e Zi.
o.j/dita

Ne gjithe boten ekzistojne autostrada.Vetem ne Shqiperi gjinden superstrada qe te lejne pa fryme e pa mend.Ku shoferet e huaj(turiste) i heqin vetvetes vullnetarisht te drejten e ngamjes se makines.Ia besojne shoferit vendali.
koncesion dhe keto??
ja, keshtu pastrohen mire dhe bukur 4-5 toyota yaris,
ndersa populli merr toyota karis.