Qeveria shpreson të nisë shlyerjen e borxheve të prapambetura ndaj biznesit në tremujorin e dytë të vitit. Ministria e Financave pritet që shumë shpejt të bëjë publike strategjinë e pagesave, e cila më pas do të miratohet në Këshillin e Ministrave. Paralelisht, qeveria është duke ngritur edhe strukturat e posaçme që do të mbikëqyrin dhe certifikojnë borxhin e pretenduar nga biznesi, bën të ditur Top Channel.
Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se në proces do të përfshihet edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas tyre, këto struktura do të vlerësojnë nëse detyrimet e pretenduara janë të ligjshme përmes një kontrolli që përfshin të gjithë hallkat e procesit që nga prokurimi i fondeve dhe deri tek pranimi i faturave përkatëse.
Por, për shkak të numrit shumë të lartë të faturave, verifikimi do të kryhet vetëm për një pjesë të kontratave që do të përzgjidhen sipas metodës së riskut. Kjo pasi verifikimi zë më zë i të gjitha detyrimeve është gati i pamundur dhe do e zgjaste procesin pa fund. Qeveria ka përcaktuar që për vitin 2014 të shlyejë 350 milionë dollarë borxhe të prapambetura, nga të cilat 120 milionë vijnë nga punët publike dhe pjesa tjetër lidhet me TVSH-në e parimbursuar.
Vendimmarrja si dhe raportimi mujor mbi kontratat që do të paguhen, do të jetë kompetencë e një komiteti ndërministror, i cili do të mbikëqyrë të gjithë procesin. / TCH

Spiro brumbullin pazarciun e bankave, nje hajdut ordiner e keni drejtor te kabineti i minustrit te financave. Hajde hajnie qe keni strhuar hajde…. Hajdutet do certifikojne borxhin
Po kur do te filloni te paguani detyrimet e gjyqeve te fituara per punonjesit e hequr jashte rregullave nga qeveria e PD, per kete spo flet kush tani qe moret pushtetin…
Kush duhet te paguaje demin e shembjes se tunelit te Kalimashit, kur ne nje interviste televizive, kryenxhinieri i firmes Becktel-Enka, deklaroi se eshte e rrezikshme venia ne funksionim i tunelit, por nuk mund ta ndalojme se keshtu ka urdheruar kryeministri Berisha.
Dhe skaloi shume, tuneli u shemb dhe ne qofte se sgabohem, ne media degjuam se demi ishte diku tek 30 miljon dollare.
Perse duhet te paguen disa firma ndertimi ne rruge, kur fale punes se tyre pa asnje rregull teknik dhe pune shume te dobet, jane shkaktuar kaq shume aksidente.
Te paguash biznesin, per punen e bere, eshte nje detyrim, por te paguash disa biznese qe punuan si mbulese per qeverine, duke shkaterruar edhe ate qe ishte mire, eshte nje dobesi.
Bizneset elektorale te qeverise Berisha, jo qe sduhet te marrin asnje lek, por duhen gjobitur, per demin qe kane bere.