Asteroidi 2012 TC4, i klasifikuar si një objekt i afërt me Tokën, i grupit Apollo, i është shmangur përplasjes me të duke iu afruar planetit të tretë të sistemit tonë diellor, sot në mëngjes, në 07: 41 (05:41 GMT).
“Asteroidi, me një diametër prej 12 deri në 27 metra, i është shmangur rrezikut për t’u përplasur me Tokën duke u larguar me rreth 44 000 kilometra”, njoftoi sot në rrjetin e saj social Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA).
Po të bëjmë një krahasim, distanca midis Tokës dhe Hënës është rreth 400 000 kilometra.
Asteroidi 2012 TC4 u zbulua për herë të parë nga observatori “Pan-STARRS”, instituti i parë i kërkimit astronomik, në ishullin Havai, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rruga e afërt e fluturimit u ofroi shkencëtarëve një mundësi të shkëlqyer për të testuar aftësinë për të zbuluar dhe ndjekur objektet afër Tokës dhe për të vlerësuar aftësinë e tyre për t’iu përgjigjur së bashku një kërcënimi të vërtetë asteroidësh.
”Një shmangie tjetër e përplasjes së asteroidit 2012 TC4 pritet të ndodhë në tetor 2079, ku shkëmbi astronomik ka një në 2 645 mundësi për të goditur”, sipas Ruediger Jehn i Agjencisë Hapësinore Evropiane.

qyqa mi none
me kë janë këta debila??
me asteroidin apo me tokën??
shkruajnë sikur ju vjen keq që paska shpëtuar asteroidi pa u përplasur me tokën!!
punë muti kur në shkollë mësohet vetëm shkrimi!!
qyqa mi none
me kë janë këta debila??
me asteroidin apo me tokën??
shkruajnë sikur ju vjen keq që paska shpëtuar asteroidi pa u përplasur me tokën!!
punë muti kur në shkollë mësohet vetëm shkrimi!!