U bënë disa ditë tashmë që habitem, nga diskursi shterpë i mediave pothuajse te lira shqiptare mbi dënimin me vdekje. Zelli me te cilin flasin disa pseudo gazetare dhe drejtues emisionesh të bën hakerrosh syte nga mosbesimi i perrallave që te degjojne veshet. Flasin për dënimin me vdekje si një masë e suksesshme kundër krimit, e cila në fakt daton që në fillimet e historise njerëzore. Më bëri përshtypje dhe jam dakord me nje status në facebook të gazetarit Andi Kananaj ku shprehej se” paradoksi qëndron në faktin që një popull i cili vuan nga gjakmarrja, kërkon akoma më shumë gjakmarrje”.Pra në fakt ne kërkojmë rikthimin e ligjit të Talionit, sy per sy e dhëmb për dhëmb,sepse cdo mase tjeter ligjore ka deshtuar.
Gjithashtu problemi më shqetësues ndodh në shtremberimin e fenomeneve dhe ne disinformimin që i bëhet publikut. Pa humbur kohë minionet(ose zarat) e pushtetit vendosën akoma dhe njëherë diskursin politiko-mediatik të ditës. U vendos që tashmë faijn kryesor për ngjarjet makabre te ditëve të fundit e ka një ligj që sështë, një rregull i cili nuk ekziston, pra një normë e provuar tashmë në të gjithë Europën qe nuk funksionon. U vendos që vëmendja e opinionit publik do drejtohet larg qeverisë dhe mënyrës së qeverisjes, larg kryeministrit dhe premtimevete tij për te luftuar krimin dhe dhunën.
Cuditerisht u harruan policia, gjykatat, prokuroria dhe fajtorët e vërtetë të situatës të paprecedente në vend. Në vend të tyre akoma dhe njëhere mediat e korruptuara fajsojne individin, fajsojnë shqiptarin tashmë të kthyer në një pervers dhë ne një te sëmurë i cili ka nevojë të ndëshkohet me dënimet më makabre. Harrohet sistemi i korruptuar që prodhon kësi individësh monsturoz që nuk ishin parë ndonjëhëre në Shqipëri.
Si për ti dhënë kredibilitet diskursit, emisionet shoqërohen me intervista popullore, ku me të drejte , në një gjëndje emocionale të ngarkuar, pa kurrfare diskutimi racional shprehin kategorikisht pranimin e dënimit me vdekje. Sigurisht njerëzit janë të pa informuar sepse mediat e korruptuara kanë zgjedhur të bëjnë një gjë te tillë. Sa me gjate te vazhdoje shmangia e vëmendjes aq më e qetë dhe pafaj është qeveria.Ato harrojnë te shpjegojnë precedentet e denimit me vdekje, ku pas disa vitesh është provuar pafajsia e të dënuarit tashmë të vdekur. Kur masa e një vendimi gjyqsor nuk mund të cbëhët pasi është provuar pafajsia e një të dënuari, atëhere ajo masë meriton të mos ekzistojë sepse ndergjegja popullore nuk mund dhe nuk duhet të pranojë vrasjen e njerëzve të pafajshëm.
Prandaj pra kjo situatë nuk duhet analizuar nën këndvështrimin e dënimit me vdekje por nën këndvështrimin e dështimit të institucioneve.Një dështim që tashmë vërehet kudo në cdo institucion shtetërorë . .Pasiguria në vend ka arritur kulmin, me krime makabre që mund të krahasohen vetëm me ato te vitit 1997. Eshtë hera e tretë brënda një viti krime të padëgjuara marin jetën e qytetarëve shqiptarë nga mefshtesia dhe mungesa e profesionalizmit ne rradhet e policise se shtetit dhe organeve te drejtesise tashme te pushtuara nga nepotizmi dhe militantizmi krahinore. Pra faijn kurrsesi nuk mund ta ketë një ligj që nuk është por një sistem i tërë i korruptuar dhe i paaftë, i cili nuk garanton dot as sigurinë minimale për familjet shqiptare dhe fimijët e tyre.
Të gjithë këto lidera të opinionit dhe analistë që me qëllim bien në grackën e qeverisë,janë për tu dënuar për shtrembërimin e fakteve dhe opinionit publik. Nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë ku per hirë te shmangjes së vëmendjes, diskursi publik drejtohet nga shashkat e kryeministrit, sic ndodhi edhe me rastin e votes per 16 vjecarët, sikur ky të ishte problemi kryesor që ka shqipëria sot. Gjithashtu sduhet të harrojmë delirimet e tjera te kryeministrit ,te cilat marin kohë të rëndesishme nga debati publik, si superfuqia energjitike dhe ekonomike, mbeshtetja fallco për të drejtat e gejve etj. Te gjitha këto janë cështje realisht të parëndësishme në krahasim me problemet e vërteta qe ka vëndi sot.
Prandaj të bëhemi skeptik dhe te informuar dhe të mos manipulohemi kaq thjesht nga propaganda ekstreme qeveritare tashmë e instaluar ne shumicen e mediave pa dinjitet dhe të korruptuara. Problemi sot nuk qendron tek individi por tek sistemi tashmë totalisht i korruptuar dhe i dështuar. Nje sistem i cili kerkon nje reformë te thellë për të dalë nga gjendja e e tij e pashpresë.
Shume e drejte. Komplimente per shkrimin.
Qe kjo qeveri e ka taktike te sajen qe te zhvendose vemendjen tjeter kund per te mbuluar deshtimin e saj ne cdo aspekt kete e dime te gjithe. Para pak ditesh u sulmua nga qeveria nje nga TV me te ndjekura ne shqiperi dhe zerat opozitar me te fuqishem kunder qeverise. Opinioni publik duhet ta dije ku eshte problemi vertet dhe jo ne ceshtje te dores se dyte
Nuk mund te shmanget vemendja nga deshtimet e kesaj qeverie,nuk mund te harrohen pasi i ndjejm cdo dit,i ndjejm ne buken qe po hajm qe dhe aty kursejm per aq shtrenjt sa eshte.
Eshte e vetmja menyre qe kjo qeveri te mbuloje fytyren e saj te veretet per nje periudhe kohe te shkurter, Por e vereteta del ne shesh. Por ajo do jete shume e hidhur dhe do te kete pasoja te pakthyeshme per kete qeveri. Largimin nga pushteti i kesaj qeverie.
Po kjo eshte taktike e ditur e qeceris,mbyllja syt popullit me budalleqe e bej kerrdin kertej,kjo duhet te marre fund.
Qeveria rri e merret akoma me takomin e berishes me papen dhe per bekimin qe i ka dhene ai fitores se rradhes se tij. Nderkohe qe ne shqiperi po sulmohet dhe po debohet nje nga mediat me te ndjekura ne shqiperi. Deshtimin kerkojne qe ta mbulojne me poshtersi dhe duke goditur zerin e qytetareve.
Qeveria sa here qe ka ndodhur nje ngjarje qe ka pasur ndjeshmeri ne publik dhe ka beje buje, Saliu ka ka dale ne nje konfernece per shtyp dhe nuk ka folur fare per ate ngjarje por ka filluar qe te flase per dicka tjeter qe nuk ka lidhje fare me kete ceshtje. Nje shembull i fresket eshte ai i vrasje se komisarit ne kombinat dhe drekes se krereve te policise se shtetit me vrasesine komisarit. Ndersa berisha cfare beri, asgje filloi dhe te flase per voten e 16 vjecareve. Taktike qe ka funksionuar deri diku, por tani eshte e deshtuar sepse te gjitha te veretetat po dalin ne shesh.
Pergezime per artikullin, ndaj te njejtin mendim me autorin. Eshte qesharake c’ka po degjojme ne media keto dite, sikur gjoja rivendosja e denimit me vdekje do te zgjidhte problemin e kriminalitetit galopant. Vecanerisht ne kushtet e Shqiperise denimi me vdekje do te ishte thike me dy presa: kriminelet e vertete do t’ia hidhnin me procedura dhe me turshi domateje (lexo korruptim te organeve te rendit dhe gjyqesorit), ndersa do te denoheshin me vdekje fakir-fukarenjte. E gjitha kjo ne planin hipotetik, pasi dihet se eshte e pamundur rivendosja e denimit me vdekje duke patur parasysh Keshillin e Evropes.
Shkrim prestigjoz. Kete teori ka zbatuar gjate gjithe kesaj kohe sali berisha. Ky shtet ka marre fund, nuk ka rendesi sesi kerkon qe ta mbuloje ai me keto furcat qe perdor. Populli e di qe cdo gje ka marre fund dhe kjo ide po perforcohet cdo dite e me shume.
Po normale fajesojne ligjin,po ligjet kush i ben e kush i miraton?
Sic kam pohuar dhe ne artikujt e tjere ne ngjarjet makabre e me te padegjuara qe kane pushtuar vendin nuk jane vetem pjelle e politikes por dhe e gjyqesorit.
Por politika me gjyqesorin janet e lidhura ngusht me njera-tjetren ,pasi gjyqesori nga politika korruptohet.
Si gjithmone faji eshtee jetim ne shume krime,dhe kriminelet nga paaftesia e njerezve qe na drejtojne e na gjykojne cojne ne rrethana te tilla.
Ne rastin e ”monstres” fajin e ka pasur jo vetm organi gjyqesor por dhe institucionet e tjera qe merren me dergimin e te dhenave per persona qe kane qene te ndjekur penalisht ne nje shtet tjeter.Monstra njehere ishte denuar ne Greqi dhe per shkak te mosfunksionimit te institucionit per bashkepunim dhe transmetim te dhenash per individed qe kalojne kufririn mes dy shteteve.
Gjyqi qe i eshte bere vrasesit Julian Cela ne 2008 peseri tregon nej deshtim te gjyqesorit, dhe paaftesine per te futur ne burg nje pedofil,sepse po te ishte denuar tanime dhe Juliani i vogel do ishte prane familjes se tij.
Ne 2008,fajin me te madh e ka pasur organi i Prokurorise qe nuk ka arritur te siguroje prova materiale te mjaftueshme per te denuar monstren.
Gjyqtarja Shefkie Demiraj ka treguar ne procesin gjyqesor paaftesine e saj,qe ia ka hedhur nje pedofil,por te tregohemi realist pesha me e madhe e fajit ka qene e prokurorit te ceshtjes qe ska mundurte paraqese provat bindese,pasi gjykatsja ne baze et atyre provave eshte dashur te gjykoje monstren.
Nuk mund ta largojne vemendjen nga deshtimi i qeverisjes kurrsesi duke hapur disa pseudo debate nga gazetare te paguar. Do te kujtohet deshtimi i qeverisjes ne familjet shqiptare kur prindi nuk do kete ushqim per t’i dhene femijeve cdo vakt deri ne fund te muajit, do te kujtohet deshtimi i qeverisjes kur nje i semure nuk do gjeje mundesi per kurim ne spitale, do te kujtohet deshtimi i qeverisjes kur te dalim ne rruge dhe do ta vjedhin plackat, do te na godasin. Do ta ndjejme deshtimin edhe kur te kthehemi ne darke ne shtepi dhe do shohim qe rrobat na jane qelbur nga balta ne rruget tona te “shtruara”.
Kjo eshte strategjia e PD per te arritur stafeten e per te dale ne syte e njerezve me te miret.
Keni vene maske te gjithe te genjeni popullin e shkrete ,me ate maske jeni maskuar e ia hidhin fajin opozites sikur ajo ehste fajtorja.
akuzojne Opoziten se ajo ehste penguesja integruese ne BE,po elre BE ore Berishe merru me probleme me te medha qe ka vendi ne vend se te perukupohesh ne BE se en Be s’kan e sdo na fusin sa te jesh ti ne krye.
Qeveria e Sali Berishes eshte nje qeveri e deshtuar ne te gjitha anet, dhe kete gje se fsheh dot asgje dhe askush…..