Shoferët e Gjirokastrës prej tri ditësh në protestë

Leda Hysa

Shoferët dhe drejtuesit e linjave të transportit të Sarandës dhe Delvinës, janë bashkuar në protestë me shoferët e linjave të transportit në Gjirokastër.

Prej tre ditësh  shoferët në Gjirokastër vijojnë të bojkotojnë aktivitetin me arsyetimin se konkurrenca e pandershme i ka bërë të falimentojnë, pasi janë shtuar shumë linja transporti që punojnë pa kritere dhe marrin udhëtarë në vende të pacaktuara.

Përfaqësuesit e shoqërive të transportit urban bëjnë me dije se nëse nuk merren masa, ditën e nesërme do të bllokojnë rrugën nacionale për 1 orë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *