Shoferët e rinj, burim aksidentesh, më problematikë moshat 25-36 vjeç

Leda Hysa

Mungesa e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesi i automjetit klasifikohet nga INSTAT si shkaku kryesor për 76,1 % të aksidenteve të ndodhura në Shqipëri vetëm në muajin Nëntor të 2019.

Kryesimin e mban grup-mosha 25 deri 34 vjeç me 32,1 % të aksidenteve.  Përfshirjen e të rinjve në aksidentet rrugore drejtuesit e autoshkollave e lidhin me mungesën e përvojës.

Një nxënësi të rregullt në Shqipëri do t’i mjaftonin 2 muaj për të marrë një patentë për drejtimin e automjetit. Po sipas instruktorëve vetëm kursi nuk mjafton, ndaj propozojnë që për shoferët e rinj të ketë mbikqyrje.

“Duhet ndërhyrë në legjislacion që shoferët e rinj të mbikqyrën 6 muaj deri 1 vit nga një shofer me eksperiencë.”

Një praktikë e tillë ndiqet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në të tjera vende marrja e një leje drejtimi nuk është një mision i lehtë. Në Suedi, një nga vendet me më pak aksidente në botë, provimi i teorisë kalon në 3 faza, përmes 8 testimeve të ndryshme.

Ndërsa në praktikë ata duhet të kalojnë edhe provën e rrezikut që mund të zhvillohet në një pistë të spërkatur më herët me vaj. Në Francë prova për marrjen e licencës zgjat nga 2 deri 3 vjet, ndërsa Australi deri në 4 vjet.

Sipas të dhënave të INSTAT nga 1.363 aksidente të ndodhura gjatë periudhës Janar–Nëntor, numrin më të lartë me 406 aksidente e mban grup-mosha 25 – 34 vjeç, ndërsa drejtuesit deri 24 vjeç që zënë vendin e dytë janë përfshirë në 285 aksidente.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Nuk besoj qe eshte kjo,por mungesa,ose me mire te them militantet qe punojne aty ku duhet te jene specialistet,jane te pakte prsh,ata shofere qe dine perparesine ne rrethrrotullim,ose kuptimin e vijave te bardha,nese do te zbatohej ligji do kishim shume me pak makina ne rruge.

  • Provimet e patentes(teoria,praktika) blihen,shiten do te thote PAZAR.Shteti te marre masa te mos lejoje shite-blerjen e patentave.Ligji,provimi ne kompjuter shume mire,problemi eshte se provimet e patentave(provimi teorik,provimi praktik=praktika) blihen pastaj ndodhin tragjedite,aksidentet per shkak njerezit nuk kane mesuar,per shkak te injorances.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *