Agjentët e Sektorit të Krimeve në Elbasan arrestuan dje të dyshuarin Ervin Polisi, 31 vjeç, banues në këtë qytet. Ndalimi u bë për shkak se Prokuroria e Rrethit ka nxjerrë urdhër-ndalimi, pasi i dyshuari ka vjedhur dyqanin në pronësi të A.S., 37 vjeç, ku ka marrë një sasi malli me vlerë të konsiderueshme.
Po dje u ndalua edhe Reli Ibrahimi, 37 vjeç, banues në fshatin Ferzë të Elbasanit. Duke drejtuar mjetin tip “Benz” veturë, me targa AA162AI, në rrethrrotullimin në afërsi të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, ka aksidentuar këmbësoren A.Gj., 20 vjeçe, banuese në Peqin dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. E dëmtuara u dërgua në spitalin rajonal, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ibrahimi akuzohet për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “largimi nga vendi i aksidentit”.
