Shoferi djeg autobusin, 12 studentë përfundojnë në spital

Bora Basholli

Dymbëdhjetë studentë në Itali kanë përfunduar me urgjencë në spital pasi shoferi ndaloi autobusin e shkollës dhe i vuri flakën.

Ousseynou Sy, me origjinë senegaleze, por me shtetësi italiane është autori i kësaj ngjarje. Ai lejoi çdo student të zbriste duke i kërcënuar se do vriste veten.

Incidenti ndodhi në San Donato Milanese, një qytet pranë Milanos. Në vendngjarje 47-vjeçari është arrestuar për vrasje dhe rrëmbime pasi shumica e studentëve ishin nën moshë.

Fatmirësisht askush nuk u plagos rëndë, por disa përfunduan në spital për shkak të trullosjes. Mediat e huaja thonë se e bëri këtë veprim për të protestuar për vdekjen e emigrantëve në Mesdhe.

 

b.b/

Share This Article
1 Comment
  • E keni paraqitur gabim fare kete lajm. Cilido qe di italisht mund ta verifikoje neper site-t italiane. E para senegalezi nuk i ka lejuar te zbresin, autobuzin e kane ndaluar karabinieret tama ne castin kur ky shoferi senegalez kishte derdhur benzine dhe po i vinte flaken autobuzit. E dyta, nuk ka dashur te “protestoje” per humbjen e jeteve te emigranteve ne Mesdhe, por ka dashur “TE HAKMERRET”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *