Shoferi i blindit u ndërrua, grabitësit e Rinasit e gjetën derën hapur

Dita

Kujtim Picari, personi qe drejtoi blindin me paratë e vjedhura brenda në pistën e aeroportit, nuk ishte drejtuesi i mjetit. Ai e kishte ndërruar shoferin e blindit, i cili nuk kishte autorizim të hynte në pistë.

“Rezulton se Kujtim Picari ka qenë punonjës për shoqërimin e vlerave monetare i bankës që po dërgonte paratë në Vjenë. Ky person nën hetim ka pranuar të marrë në dorëzim, pas skanimit të vlerave monetare, furgonin e blinduar të SHPSF ‘Nazeri 2000’, pa shoferin e firmës së mësipërme”, shkruan Panorama.

“Ky person nën hetim, në vendqëndrimin e automjeteve të shërbimit, në kundërshtim me rregulloren, ka mbajtur të hapura dyert e mjetit, duke u dhënë mundësi autorëve të ngjarjes të futen në kasafortën e mjetit dhe të vjedhin sasinë e parave”, kanë bërë me dije burimet zyrtare të Prokurorisë.

Avioni që priste paratë, kishte ndezur motorët për t’u nisur drejt Austrisë, ndaj në nxitim e sipër është shkelur rregullorja. Kujtim Picari është lejuar të marrë i vetëm blindin dhe të hyjë në pistë.

Në këtë moment ka ndodhur edhe gabimi i dytë, pasi Picari i ka mbajtur dyert e blindit të hapura në mënyrë të çuditshme, duke u krijuar kështu grabitësve lehtësi në mënyrën dhe shpejtësinë e veprimit.

Punonjësit e kompanisë private të sigurimit, pranuan se drejtuesi i mjetit me para duhej të kishte autorizim për hyrjen me blind në aeroport, por shoferi i furgonit atë ditë nuk e ka pasur një autorizim të tillë. Dhe kjo, sipas personave përfaqësues të kompanisë së policisë private, ka ndodhur ditën e ngjarjes për shkak të mbingarkesës.

Share This Article
2 Comments
  • Nese nuk kishte leje per te hyre.Nuk duhej nderruar shoferi, por s’duhej lene mjeti te hynte.Organizim banal vjedhje me kallauz brenda.Duhet te qendrojne te gjithe ne burg, apo kane marre zemer nga ceshtja Fullani.Turp e faqe e zeze.

  • Ne burg padroni i kesaj policie mafioze private.I jane dhene ujkut melcite ne qafe.PARATE E BANKAVE kurre nuk duhet t’i transportojne policite private por ajo e shtetit.KILMI:Nendrejtori i policise deklaron MUFKEN e radhes se si mase shtese do te shtohet edhe nje makine blind.HAPU DHE TE FUTEN BRENDA KETA POLICE FSHATI!Po pse blindi e kishte fajin o fshatar pa toke?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *