Shoferi i “Çekiçit” dëshmon para efektivëve të policisë: Na zunë rrugën dhe unë pashë…

Rovena Cerka

Disa orë pas atentatit të Edmond Koçit është zbardhur dëshmia e shoferit personal të “Çekiçit”.

I pranishëm në vendin e ngjarjes dhe shumë pranë autorëve, shoferi deklaron se autorët kanë qënë të maskuar.

Burime nga policia më bëjnë me dije për gazetaren e ‘FaxNews’ Kloida Gjuzi, se shoferi është pa precedentë penalë, ndërkohë që vetëm prej pak kohësh punonte si shofer i “Çekiçit”. Mësohet se shoferi ka thënë përpara hetuesve se kanë qënë tre persona të përfshirë në atentat.

“Na zunë rrugën. Dola nga makina për t’i pyetur ç’kishin dhe sa lëviza pak hapa pashë brenda makinës burra të maskuar me shallë dhe kapuçë dhe njërin prej tyre me armë në dorë. U tmerrova, nuk pashë asgjë më shumë, por renda të shpëtoja veten.

Ika me vrap u futa në rrugicën përballë shkollës profesionale dhe sapo nisa të vrapoja dëgjova derën e makinës qe u hap. Kisha lëvizur shumë pak kur dëgjova zhurmën e të shtënave.

Nuk kisha fushëpamje, sepse u futa në rrugicë dhe më pengonte pjesa e pasme e shkollës. Po të qëndroja në makinë do më kishin vrarë. Unë nuk e di kush mund të ketë pasur konflikte me Mond Çekiçin”, mësohet të ketë deklatruar shoferi.

Gjatë marrjes në pyetje shoferi është pyetur edhe nëse ka pasur dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm të “Çekiçit” me persona të tjerë, por ai është përgjigjur se nuk di të ketë pasur probleme.

 

c.r / dita

Share This Article
3 Comments
  • Nje kerkese:
    Policia te nderprese hetimet, larje esapesh, keshtu vazhdofshin me njeri tjetrin qe te pastrohemi nga kjo rrace e ndyre.
    Policia eshte e paafte te veproj kunder ketyre banditeve per te mos thene qe bashkepunon me ta.

    • TI o Fat man, paske me te trashe trurin se sa trupin. Po sikur nje nga ato plumbat qe leshohen per te lare hesapet te godase qorrazi ndonje njeri tendin, gruan, a vajzen, a vellain a kush mutin tjeter mund te kesh ti o mencuria e Shqiperise?

  • Në radhët e policisë që duam është një polic që dikur, në kohën e diktaturës, vodhi shkollën dhe u dënua . Në kohën e demokracisë u riabilitua si i persekutuar dhe u bë polic. Ka qënë inspektor policie në një zonë të Vlorës ku niseshin motoskafët që bënin trafikun e Italisë dhe ,në kohën e artë kur policia u reformua në “policin që duam” nga shoku Edi me ministër të përbrëndshëm shokun Saimir Tahiri,ky polic i suksesshëm bleu dy shtëpi në Tiranë, me djersën e ballit vetkuptohet dhe për punë të devotshme në përleshje me kriminelët, u transferua në Tiranë duke merituar emrin “polici që duam”.

    Në qoftë se ky polic ka qënë në skuadrën që ndoqi grabitsit e thasëve me para në Rinas ,dhe në qoftë se ka arritur ti afrohet grabitësve dhe thasëve me para aq sa të vras njërin prej tyre, të jeni të sigurt që thasët me para janë ndar si duhet në prani të policisë në marrveshje profesionistësh me grabitësit që u “zhdukën në drejtim të paditur”.

    Mjer njeriu i ndershëm që bie në dor të “policit që duam” të shokut Edi të edukuar në periudhën e artë të luftës kundër kanibizimit kolumbian të vëndit ku policët linin prangat dhe pistoletat dhe me drapër në dorë korrnin kanabisin për Eskobarët që ishin drejtorët e policisë së shokut të nderuar Saimir Tahiri. Po kapën kusarin me torbën me para kjo rracë policësh, kusari ikën patjetër në drejtim të paditur dhe polici të nesërmen blen një shtëpi të re përveç shtëpive që ka bler më parë.

    Policët që duam bashkë me prokurorët dhe gjykatësit e drejtësisë që duam do të ngeleshin për gjynah fukarenjë në qoftë se do të ishte në fuqi dënimi me vdekje dhe do të zhdukej krimi sikurse ndodhi nja dy vjetë mbas varjes së dy kriminelëve të Libofshës. Duke parë që policë, prokurorë dhe gjykatësit ngelën kripë , vetëm me rrogën e shtetit, presidenti Sali Berisha e kapi situatën, hoqi dënimin me vdekje me ligje të shtetit dhe u la në dor dënimin me vdekje kriminelëve. Sa me gëzim prisnin e presin tani policë, prokurorë dhe gjykatës kur ndodh një krim sidomos kur është me pasoj vdekjen, ata gdhihen më të pasur e më të pasur mbas çdo krimi. Ah ç’fatkeqsi do të ishte për policët , prokurorët dhe gjykatsit tanë të nderuar po të mos kishte krim dhe kriminelë, ata do të ishin fundi, fukarenjtë e demokracisë që duam. Prandaj edhe ata të SPAK dhe BKH të drejtësisë anglo saksone të avokat Ngjelës nuk nguten që të na lenë pa krime dhe kriminelë, sidomos tani që jemi në fushatën zgjedhore ku një kriminel profesionist i vërtetë në Elbasan vlen sa 10 kandidatë për deputetë të tipit Nasip Naço të bler nga radhët ish deputetëve të LSI të shokut Ilir Meta në tregun e bagëtive elektorale. ” Aaaaa, zotërinjë, drejtësia anglo saksone nuk të fal, ju lutem” ngeli duke thën me sinqeritetin dhe besimin dhe tonin që e karakterizon, pa u mërzitur avokat Ngjela duke pritur çdo vit atë……..shtatorin e kalendarit llallian të SPAK dhe BKH të arrestimeve të bujshme të botës së krimit dhe krimi dhe kriminelët lulëzojnë në kopështin e begatë të kusarpolitiqënve shqipëtar të PD, PS dhe LSI, s’ka javë pa një krim vrasjesh makabre, ja kemi kaluar edhe Sicilis së kohës së prokurorit Falkone dhe njëlloj si në atë kohë në Sicili deklarohet paturpësisht “Shqipëria ka nevojë për Europën dhe ……”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *