Shoferi i kamionit me drogë, në FB: Po u çoj miell partizanëve!

entela

Ditën e sotme një operacion i bujshëm i Policisë së Shtetit ka marr vëmendjen e medieve. Këtë mëngjes u njoftua se një sasi rekord kokaine u sekuestrua gjatë mbrëmjes së djeshme.

Nga të dhënat e para mësohet se droga është gjetur e paketuar brenda një kamioni me banane që do nisej nga porti i Durrësit për në Bari.

Bëhet fjalë për 613 kg kokainë, ndërsa policia ka arrestuar Armando Pezakun dhe Donald Lushajn, si dhe ka shpallur në kërkim edhe pronarin e firmës “Arbri Garden”, Arbër Çekajn.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur, se Armando Pezaku ka qenë personi që drejtonte kamionin në të cilin u zbulua droga.

“Dita” ka  bërë një vëzhgim në profilin e tij në Facebook dhe në të dhënat e tij, Pezaku shkruan se punon shofer kamioni dhe u çon miell partizanëve.

Ndoshta, Pezaku e ka pasur fjalën për kokainën, duke patur parasysh që në zhargon, drogës i thonë “miell i bardhë”. e.r./dita

Në foto profili i Armando Pezakut në Facebook/Dita
Në foto profili i Armando Pezakut në Facebook/Dita
Share This Article
9 Comments
  • Prokuroria duhet te rrethoj e kontrolloje menjiher
    Kullen e salih rrahmanit pri vicidoli .
    Ka te dhona ,se xhenifja e salih-it e perdor ate ,
    si depo kokaine e droga te ndryshme .
    Nji shtet korrekt do duhej menjiher ta bente ate dhe shoqeronte me lajme ne tv gjithe aksionin ,perndryshe Shqipoeria nuk gjen qetesi nga Droga e kapobandes se trapojes salih abdurrahman brrisha

  • HA HA HA COMIK KY TRIMI …PO I CON MIELL PARTIZANVE …KE TE DREJTE …SE ENVERI MEHMET MORREN MIELLIN E POPULLIT ..ME KEQ SE KY MIELLI I JOT … POR POLICIA NE SHQIPERI KA KEQ ME KAPE PESHQIT E MEDHENJ BASHEN MZIUN BERISHEN …. …GJOKEN E VLORES ..BEJNE SIKUR SI SHOHIN OSE RAMA BEN SI BUDALLH DHE SI FUT NE BURG … DHE TE HAPIN VENDE PUNE NE SHQIPERI SE RINIA SDO TE VDESI PER BUKE ..RAMA BERISHA NANO BASHA I KANE THESAT ME MIELL NE SHTEPI DHE ASNJE SI KONTROLLON ..POR KETE GJE E DIN I GJITHE POPULLI ..ME RROGAT ME PAK SE NE AFRIKE …. NUK CUITEM QE …..

  • MIELL KOLUMBIAN PER PARTIZANET E LANC-IT?

    Kjo duket si e vertete, sepse ka shume gjasa qe
    po ja conte MIELLIN kolumbian partizaneve nga Peza e babe Myslymit qe kane per komandant PARTIZANIN e Enverit Edi Ramen qe cdo rezil te rilindjes e paraqet si fitorje te Partise, njashtu sic beri edhe me kokainen e Xibrakes ku kishte emeruar nipin e enverit si administrator.

  • Shoke te Dites u paska shpetuar edhe fakti qe paska krier studimet tek Shkolla e Bashkuar. Tamam partizan per partizanet.

  • Ore dobiçë ,shofer , te ç’far partizanësh e qove ti miellin ?..,po ballistët e Saliut ,Iliri ,Mounika (që drogën e trasferoin me karrocë fëmijësh),dhe Luli i milonave të pallatit të vjehrrit,këta jan koka e kontrabandës drogës ta vodhën rrugës për te partizanët ,haaa,haaaa,haaa

  • Bananet qe “prodhuan kokaine” Per te gjetur rrjetin tashti nuk eshte e veshtire ! Se eshe ate ligjerate e Artanit une nuk e kuptoi se si shume larg e dergoi . Kush eshte tregetari i bananeve!Ai ose nga frika ka bashkepunuar per ti shpetuar ndeshkimit ose eshte tradhetuar nga njerzit e tij apo ndonji i infiltruare . Kjo eshte prova me dukeshme se policia shqiptare po vetpastrohet!

  • Bananet qe “prodhuan kokaine” Per te gjetur rrjetin tashti nuk eshte e veshtire ! Se edhe ate ligjeraten e Artanit une nuk e kuptoi se si shume larg e dergoi . Kush eshte tregetari i bananeve?Ai ose nga frika ka bashkepunuar per ti shpetuar ndeshkimit ose eshte tradhetuar nga njerzit e tij apo ndonji i infiltruare . Kjo eshte prova me dukeshme se policia shqiptare po vetpastrohet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *