Shoferi përplas 73-vjeçarin në Tiranë, arrestohet nën efektin e drogës

J L

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar një shtetas i cili aksidentoi për vdekje një të moshuar në rrugën ‘Asim Vokshi’ teksa drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Edmond Ndoj, 45 vjeç ishte larguar nga vendngjarja pas aksidentit, po është vënë në pranga nga Policia pas ndjekjes.

Pas testimit me drager dhe me aparatin drogë-testues ka rezultuar se 45-vjeçari e drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.

Këtij shtetasi iu pezullua leja e drejtimit për 24 muaj, iu zbritën 15 pikë nga leja e drejtimit dhe iu vendos masa administrative 35.000 lekë të rinj.

Ky është rasti i katërt, brenda dy javëve, gjatë të cilit Policia Rrugore e Tiranës arreston drejtues mjetesh që përdorin mjetet nën efektin e lëndëve narkotike.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *